VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHENJTI I EMIGRANTËVE

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SHENJTI I EMIGRANTËVE

E Djelë, 07.27.2014, 07:14am (GMT+1)


Një shenjt katolik, që është kthyer në figurë përkushtimi fetar për ata që kalojnë kufirin për në Shtetet e Bashkuara, po tërheq shumë besimtarë të shqetësuar për fatin e emigrantëve pa dokumente. Në Los Anxhelos, një relike e Shën Toribio-s ka tërhequr mijëra njerëz në kishat e zonës.

Toribio Romo Gonzalez ishte një prift që vdiq në të ashtuquajturën Lufta Cristero, një rebelim kundër qeverisë anti-klerikale të Meksikës në vitet 1920. Ai u kanonizua si Shën Toribio në vitin 2000 dhe shumë katolikë hispanikë kanë nisur ta konsiderojnë si shenjtin mbrojtës të emigrantëve.

Një kockë e kyçit të këmbës së priftit, vendosur në një statujë të vogël prej druri në imazhin e tij, është marrë hua nga Meksika dhe po kalon nga kisha në kishë në jug të Kalifornisë.

Relikja ka tërhequr shumë katolikë emigrantë në këtë kishë në periferi të qytetit, duke përfshirë Lucy Castron, e lindur në Peru.

"Kur fëmijët e mi ishin pesë vjeç, autoritetet e emigracionit e mbajtën burrin tim rreth një muaj në paraburgim," thotë ajo.

Më pas, burri i saj u lirua në pritje të një seance imigracioni. Zonja Castro beson se Shën Toribio ndihmoi familjen e saj gjatë asaj periudhe të vështirë.

Statuja e Shën Toribio-s ka tërhequr shumë prej atyre që shqetësohen për gjendjen e vështirë të dhjetëra mijëra fëmijëve emigrantë nga Amerika Qendrore të cilët kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara dhe janë në pritje të seancave të paraburgimit.

Të dielën, mijëra njerëz morën pjesë në një meshë në katedralen katolike të Los Anxhelosit, për të nderuar reliken dhe për të dëgjuar dëshmi, duke përfshirë atë nga një grua nga Hondurasi, e cila përshkroi largimin e saj nga dhuna dhe mbërritjen në Shtetet e Bashkuara me djalin e saj të vogël, gjashtë javë më parë.

Jersey Vargas, një shtetase amerikane 10-vjeçare, foli mbi vizitën e saj në Romë për të takuar Papa Françeskun në mars. Ajo i kishte treguar Papës rreth babait të saj, i cili atëherë ishte në paraburgim në Shtetet e Bashkuara. Disa ditë më vonë, i ati i saj u lirua, në pritje të një seance imigracioni. Jersey i tha Zërit të Amerikës se ka një mesazh për presidentin Barak Obama:

"I lutem që ai të na japë reformën e emigracionit, sepse shumë familje po vuajnë. Unë kam kaluar të njëjtën situatë dhe dua që ajo të mos i ndodhë askujt tjetër."

Joshua Oliveros, një emigrant pa dokumente nga Meksika, e di që çështja e emigracionit ngjall mjaft debate, por thotë se ai beson tek mrekullitë.

"Shpresoj që Barak Obama të arrijë të na japë këtë mundësi, jo vetëm për disa njerëz, por për të gjithë, sepse besoj që njerëzit të cilët vijnë nga pjesë të ndryshme të botës mund të japin kontribut të madh," thotë ai.

Udhëheqësit e Kishës e quajnë gjendjen e vështirë të emigrantëve pa dokumente një krizë humanitare. Ata thonë se duhet bërë diçka për miliona njerëzit e ndarë nga familjet e tyre prej statusit të imigracionit, me ndihmën e një shenjti katolik dhe të udhëheqësve politikë në Uashington.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARENga AGIM GASHI (07.26.2014)
KU JANË PARATË E EMIGRANTËVE? (07.25.2014)
REI - SHQIPTARI QË PO MAHNIT AMERIKËN ME RAKETËN E TIJ TË TENISIT (07.22.2014)
ARTISTI QË HUMBI VEPRAT NË LUFTËN E KOSOVËS 'RINGJALLET' NË KANADA (07.20.2014)
REMITANCAT DUHET ORIENTUAR NË INVESTIME (07.20.2014)
BLEDI TASKA THOTË SE KA VLORË EDHE NË BOSTON (07.18.2014)
New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS (07.15.2014)
BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS (07.15.2014)
ITALI - NJË SHQIPTARE MINISTRE LOKALE PËR PUNËT SOCIALE (07.11.2014)
GJYKATA EVROPIANE E DREJTËSISË - I KUNDËRLIGJSHËM PROVIMI I GJERMANISHTES PËR BASHKËSHORTËT (07.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]