VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REMITANCAT E VJETSHME - NË KOSOVË 621 MILIONË EURO, NË SHQIPËRI 497 MILIONË EURO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
REMITANCAT E VJETSHME - NË KOSOVË 621 MILIONË EURO, NË SHQIPËRI 497 MILIONË EURO

E Enjte, 07.31.2014, 06:35pm (GMT+1)



Tiranë, Prishtinë, 31 korrik - Open Data Albania (ODA) ka kryer një përditësim të vlerave për remitanca në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, duke analizuar periudhën 2008-2013. Remitancat janë flukse hyrëse dhe dalëse paraje pa kundërshpërblim për ose nga jashtë vendit.

Në rastin e dy shteteve të mara në analizë, ato përkojnë kryesisht me para të emigrantëve të sjella në atdhe si ndihmë për të afërmit apo fond kursimi dhe investimi. Të dhënat për realizimin e këtij artikulli janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka e Shqipërisë.

Gjatë harkut kohor të gjashtë viteve analiza hulumtuese e ODA vë re se deri në vitin 2012 dërgesat e parave që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë i tejkalojnë ato drejt Kosovës. Viti 2013 shënon një rënie për Republikën e Shqipërisë, ndërsa vazhdojnë të rrisin dërgesat drejt atdheut diaspora kosovare. Gjatë vitit 2013 shtetasit kosovarë emigrantë kanë dërguar drejt vendit të tyre 621 milionë euro, ndërsa shtetasit shqiptar vetëm 497 milionë euro.

Open Data Albania hulumton se shteti nga i cili emigrantët kanë dërguar më shumë para drejt Kosovës gjatë këtyre viteve është Gjermania. Në vitet 2008-2013 nga ky shtet janë dërguar mesatarisht 210 milionë euro nga emigrantët kosovarë.

Kjo shifër vjen dhe si rezultat i numrit të lartë të emigrantëve kosovarë në Gjermani. Vend të dytë zë diaspora kosovare në Zvicër me 147.4 milion euro.

Ndryshe nga Kosova ku peshën kryesore të remitancave e mbartin Gjermania e Zvicra, në Shqipëri remitancat më të larta shënohen me Greqinë e Italinë. Nëse në vitin 2011 janë dërguar nga Gjermania drejt Kosovës 194 milionë euro, nga ky shtet drejt Shqipërisë në po këtë vit janë dërguar vetëm 8 milionë euro.

Gjatë vitit 2013 peshën kryesore të remitancave për Kosovën e mbart Gjermania me 34% të totalit, pasuar nga Zvicra me 24%.

Shtete të tjera me remitanca mbi 20 milionë euro janë dhe Italia, Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Sllovenia.

Republika e Shqipërisë ka numër më të lartë të popullsisë kundrejt Kosovës. Dy shtetet ballkanike nuk kanë statistika të qarta mbi numrin e emigrantëve të tyre dhe për rrjedhojë nuk mund të krahasojmë në numër diasporën e vendeve përkatëse.

Duke u nisur nga vlerat e rikthyera në shtetet e origjinës mund të themi se diaspora kosovare ka lidhje ekonomike më të ngushta me shtetin amë, sikundër edhe fuqizim ekonomik më të mirë se diaspora e krijuar nga emigrimi i shtetasve të Republikës së Shqipërisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHENJTI I EMIGRANTËVE (07.27.2014)
LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARENga AGIM GASHI (07.26.2014)
KU JANË PARATË E EMIGRANTËVE? (07.25.2014)
REI - SHQIPTARI QË PO MAHNIT AMERIKËN ME RAKETËN E TIJ TË TENISIT (07.22.2014)
ARTISTI QË HUMBI VEPRAT NË LUFTËN E KOSOVËS 'RINGJALLET' NË KANADA (07.20.2014)
REMITANCAT DUHET ORIENTUAR NË INVESTIME (07.20.2014)
BLEDI TASKA THOTË SE KA VLORË EDHE NË BOSTON (07.18.2014)
New York Times - PETRIT HALILAJ REFLEKTON TË KALUARËN E KOSOVËS (07.15.2014)
BRAZIL 2014 - NJË SHQIPTAR I ZVICRËS IA JEP SHKËLQIMIN E FUNDIT KUPËS SË BOTËS (07.15.2014)
ITALI - NJË SHQIPTARE MINISTRE LOKALE PËR PUNËT SOCIALE (07.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]