VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEKIM ZOGAJ - ARBITRI I PARË SHQIPTAR NË SUPERLIGËN E ZVICRËS

E Djelë, 08.10.2014, 10:56am (GMT1)



Bekim Zogaj nuk është pishman që karrierën si futbollist e ka ndërprerë si i ri për ta vazhduar atë të referimit.

Ai e dinte mirë që si futbollist nuk do të kishte arritur asnjëherë të depërtonte në Superligën e Zvicrës, meqë kishte dyshimet e tij për talentin.

"Kam qenë futbollist i Ligës së Parë të regjionit të Zyrihut. Por, më shumë e kam dashur zejen e arbitrit. Më ka pëlqyer shumë që nga fëmijëria dhe vazhdon të më pëlqejë edhe sot kur kam bërë përvojë të mirë", thotë Zogaj.

Ai është larguar nga futbolli pa nisur karrierën si profesionist, ende nuk i kishte 18 vjet. Zogaj 34-vjeçar ngul këmbë se sikur të vazhdonte të luante, nuk do ta njihte askush.

"Tash kam fituar emër si arbitër më shumë se si futbollist", thotë Zogaj, i cili nga 1 korriku i këtij viti është bërë pjesë e arbitrave të Superligës së Zvicrës.

Zogaj ka lindur në Prilep të Deçanit. Ai në Superligën e Zvicrës mund të referojë deri në moshën 45-vjeçare. Ka edhe 11 vjet karrierë para vetes. kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.