VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ILIR IKONOMI - HISTORIA RISHKRUHET PËRMES DEBATITIntervistoi: DALIP GRECA

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 04:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ILIR IKONOMI - HISTORIA RISHKRUHET PËRMES DEBATIT
Intervistoi: DALIP GRECA

E Premte, 08.15.2014, 06:30pm (GMT+1)




Në një intervistë dhënë enkas për Gazetën më të Vjetër të Botës Shqiptare në print "DIELLI", gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi shprehet se:..."Historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme..."

Ndiqeni intervistën që Editori i Diellit Dalip Greca, i mori gazetarit dhe studiuesit Ilir Ikonomi, që po lëvron suksesshëm një zhanër të veçantë, mes rrëfimit dhe historisë:

Si ndjehet Ilir Ikonomi pas një promovimi të sukseshëm në Tiranë të librit të tretë"Pushtimi"?

Ilir Ikonomi -Më vjen mirë që libri u prit me interesim, me sa kuptova. Besoj se interesimi erdhi kryesisht nga kërshëria e lexuesit për të ditur se si e shihnin amerikanët pushimin e Shqipërisë nga Italia. Ishte diçka për të cilën nuk është folur ndonjëherë me kaq hollësi.

Si shkuat tek zbulimi i raporteve të ambasadorit amerikan Hugh Gladney Grant?
Ilir Ikonomi-Raportet i zbulova në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar amerikan që ndodhet në College Park të shtetit Maryland, rreth 50 minuta larg shtëpisë sime. Isha në valën e kërkimeve për një libër që po shkruaja mbi jetën e Faik Konicës në Uashington. Hugh G. Grant ka qenë i dërguari diplomatik i SHBA në Tiranë mes viteve 1935 dhe 1939, prandaj natyrshëm më duhej të rrëmoja në korrespondencën që Granti shkëmbente me Departamentin e Shtetit në atë periudhë, me shpresë se do të gjeja se çfarë thuhej në komunikimet e tyre për Konicën. Kërkimi ishte i frytshëm, sepse sqarova shumë gjëra që më ndihmuan të përcaktoj me saktësi disa lëvizje të Konicës dhe disa fakte që lidheshin me marrëdhëniet e Mbretit Zog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij kërkimi, hasa fillimisht në një raport të gjatë, ku Granti përshkruante me hollësi pushtimin e Shqipërisë, ashtu siç e kishte parë me sytë e tij, si dhe pasojat e menjëhershme që solli kjo ngjarje: humbjen e pavarësisë së shtetit shqiptar në të gjitha aspektet. Materiali i daktilografuar mbante datën 24 maj 1939, pra rreth një muaj e gjysmë pas pushtimit të 7 prillit. Në dosjet me dokumente të zverdhura të arkivit gjeta edhe një raport tjetër, më të shkurtër të Grantit, që me sa dukej ishte përfunduar së daktilografuari më 25 korrik të atij viti.
Kuptova se për të shkruar raportet, ministri amerikan ishte bazuar në shënimet që kishte mbajtur gjatë gjithë asaj periudhe të turbullt. Materiali përmbante hollësi që mu dukën mjaft të besueshme dhe me vlerë, sepse ato tregoheshin nga një dëshmitar pamor, madje nga një dëshmitar që kishte kontakte me qarqet më larta politike të vendit. Jo vetëm kaq. Ky dëshmitar i rrallë ishte i paanshëm dhe objektiv në rrëfimin e ngjarjeve. Ai nuk kishte ndonjë arsye të fortë të mbante anën e dikujt në këtë histori të trishtueshme. Së fundi, Granti ishte i njohur për skrupulozitetin e tij prej burokrati. Në kabllogramet që i dërgonte Departamentit të Shtetit dhe që ishin të shpeshta, nuk kisha gjetur ndonëherë pasaktësi ose mospërputhje.
Prandaj mendova se materiali që kisha në dorë ishte me rëndësi, si dokument që e pasqyronte më së miri këtë kapitull të historisë shqiptare.

Do të doja të sillnit për lexuesit e Diellit se çfarë ndjetë në momentin e zbulimit të raporteve shtatë e më shumë dekada pasi ambasadori i pat shkruar.
Ilir Ikonomi-U ndjeva i privilegjuar. Kur hasa në raportin e parë, isha në sallën kryesore të arkivit, ku punonin disa dhjetëra kërkues si unë dhe gjëja e parë që bëra ishte ta fotografoja menjëherë të gjithë raportin, për ta shqyruar më me imtësi më vonë. Ndodhesha përpara një perle të vërtetë, rreth 100 faqe të daktilografuara, që kishin fjetur në arkiv për 7 dekada, fare të panjohura. Në fillim më kapi një frikë e kotë: Po sikur dikush nga punonjësit e arkivit të vijë e të më thotë se materiali është ende i klasifikuar dhe nuk lejohet fotografimi?
Mendoj se çdo send historik që zbulojmë, çdo relik apo dorëshkrim nga historia, nuk na takon neve personalisht, nuk është diçka që na shërben për të zbukuruar dhomën apo bibliotekën tonë personale, por merr rëndësi kur bëhet pjesë e të gjithëve, e kujtesës së kombit. Prandaj mendimi se këtë material mund ta botoja një ditë më dha emocione. Kur më në fund gjeta kohën për ta shqyrtuar me imtësi rrëfimin e Grantit, pashë se kisha të bëja me një material të pazakontë. Me shumë habi dhe kënaqësi kuptova se Granti vërtet i kishte shkruar raportet për Departamentin e Shtetit, por qëllimi i tij kryesor ishte që ato të ruheshin në arkiv dhe, më vonë, kur dikush të interesohej për këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, t'i lexonte për të kuptuar më mirë aferën e pushtimit italian. Kjo dëshirë e Grantit, ky vullnet i mirë i tij për shqiptarët më la një përshtypje të pashlyeshme.

Ju jepni në libër vështrimin e ftohtë amerikan për një nga ngjarjet më të përfolura të historisë së Shqipërisë. Sa ndikojnë materiale të tilla në rishkrimin e paanshëm të historisë?

Ilir Ikonomi-Mendoj se historia rishkruhet më mirë dhe më saktë përmes debatit dhe debati duhet të jetë si një vorbull që zien; aty duhet të marrin pjesë shumë pikëpamje dhe jo një e vetme. Në këtë vështrim, raportet e Grantit e pasurojnë procesin e rishkrimit të historisë së Shqipërisë, për më tepër se ai flet si një aktor i jashtëm, i painteresuar drejtpërsëdrejti.
Duhet pranuar se gjatë periudhës komuniste, historia e Shqipërisë është shkruar në mënyrë të deformuar dhe në shumë raste shtrembërimet kanë qenë të neveritshme. Janë thënë plot gënjeshtra dhe ata që i kanë thënë mbajnë përgjegjësi. Është shumë e saktë shprehja e George Orwellit: "Mënyra më e efektshme për të shkatërruar një popull është të mos e lejosh atë të kuptojë historinë e vet, t'ia fshish nga kujtesa këtë histori."
Për shembull, një ndër figurat ende të debatuara në historinë shqiptare të pas pavarësisë është Ahmet Zogu. Gjatë dekadave të komunizmit, historia e Shqipërisë i ka mëshuar mohimit të plotë të kësaj figure. Aq e madhe ka qenë këmbëngulja, saqë ndikimi i kësaj teze vazhdon edhe sot. Një pjesë e historianëve, megjithëse shëtisin shpesh nëpër Evropë dhe citojnë plot literaturë të huaj, nuk mësohen dot me mënyrat perëndimore, realiste të analizës së ngjarjeve, ose nuk kanë guximin të mohojnë atë që kanë thënë dikur. Tek disa të tjerë mbizotërojnë dogmat, në vend që të ndjekin intuitën. Këtyre do t'u kujtoja thënien e novatorit të madh amerikan, Steve Jobs: "Mos u kapni në grackë nga dogma, që do të thotë të jetosh me rezultatet e mendimit të të tjerëve."
Të dërguarit amerikanë në Tiranë në vitet 1930, Herman Bernstein dhe Hugh Grant, e shihnin qeverisjen e Ahmet Zogut si një periudhë stabilizimi, unifikimi dhe modernizimi të shtetit shqiptar, që zgjati nga viti 1925 deri më 1939, pra plot 14 vjet. Edhe para kësaj periudhe, duke filluar nga Kongresi i Lushnjes, Zogu ishte një figurë qendrore në Shqipëri dhe shihej gjerësisht si patriot dhe bashkues, po të gjykojmë nga kronikat e gazetarëve perëndimorë që e kanë takuar. Ai veproi në rrethana jashtëzakonisht të vështira për një shtet që ishte krijuar vetëm një dekadë më parë dhe për të cilin kishte dyshime të mëdha nëse do të mund të ekzistonte gjatë.
DALIP GRECA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARGITA E DELTINA ZALLI - SHKENCË NË EMËR TË BINJAKËVE (08.11.2014)
BEKIM ZOGAJ - ARBITRI I PARË SHQIPTAR NË SUPERLIGËN E ZVICRËS (08.10.2014)
'GJERMANIA NUK ËSHTË ENDE GATI TË PRANOJË TË HUAJ' (08.08.2014)
ME SHQIPËTARËT E ATHINËSFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (08.04.2014)
REMITANCAT E VJETSHME - NË KOSOVË 621 MILIONË EURO, NË SHQIPËRI 497 MILIONË EURO (07.31.2014)
SHENJTI I EMIGRANTËVE (07.27.2014)
LEJLA SELACI-TRIMRESHA MËRGIMTARENga AGIM GASHI (07.26.2014)
KU JANË PARATË E EMIGRANTËVE? (07.25.2014)
REI - SHQIPTARI QË PO MAHNIT AMERIKËN ME RAKETËN E TIJ TË TENISIT (07.22.2014)
ARTISTI QË HUMBI VEPRAT NË LUFTËN E KOSOVËS 'RINGJALLET' NË KANADA (07.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]