VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VDES SOPRANOJA LICIA ALBANESE NË MOSHËN 105 VJEÇARE

E Hënë, 08.18.2014, 09:36am (GMT1)



Sopranoja amerikane, e lindur si italiane, Licia Albanese, shkathtësitë teknike dhe emocionale të së cilës në veprat si "Madama Butterfly" dhe "La Traviata" e bën atë yll të madh të operës, ka vdekur në New York në moshën 105 vjeçare, ka njoftuar i biri i saj të dielën.

Albanese vdiq e qetë e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj të premten, ka thënë i biri i saj, Joseph Gimma Jr.

"Nëna ime kishte një jetë të mrekullueshme, shumë të mrekullueshme dhe karrierë të madhe", ka thënë ai, transmeton koha.net.

Hyrja e Albaneses në botën e operës ndodhi në Itali në vitet e 1930-ta para se të shkvendosej në SHA dhe të arrinte majat e suksesit në kalanë amerikane të operës, Opera Metropolitane në New York, nga 1940 deri më 1966.

Ajo u paraqit në disa opera të ndryshme, por më së shumti ka qenë e lidhur me ato të kompozitorëve italianë, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi. Rolet e saja kryesore përfshijnë geishën e mallkuar Cio-Cio-San në "Madama Butterfly" të Puccinit, parisienen e ndjeshme Mimi në "La Boheme" të Puccinit dhe prostitutën sëmurë Violetta në "La Traviata"-n e Verdit.

Albanese ka kënduar së bashku me shumë tenorë të mëdhenj të ditëve të saja, si Franco Corelli, Beniamino Gigli, Tito Schipa, Jussi Bjorling dhe Giacinto Prandelli.

Ka qenë e njohur për talentin e saj të aktrimit dhe shkathtësitë teknike në të kënduar, transmeton koha.net.

Albanese, e cila u bë qytetare e natyralizuar e Amerikës, gjithashtu ka kënduar për dy dekada me radhë me Operën e San Franciscos dhe ka bërë incizime të shpeshta. Më 1995, presidenti amerikan, Bill Clinton, e nderoi atë me Medaljen Kombëtare të Nderit për Arte.

Më 1974, ajo krijoi fondacionin "Licia Albanese-Puccini" për të ndihmuar karrierën e këngëtarëve të rinj të operës.

Ajo prapa ka lënë dy nipër dhe tre stërnipër.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.