VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

6 SHQIPTARË NË GARË PËR DEPUTETË TË SUEDISË

E Martë, 08.19.2014, 11:28am (GMT1)



Gara për të hyrë në parlamentin e Suedisë tashmë ka filluar.

Zgjedhjet parlamentare në këtë vend skandinav mbahen më 14 shtator.

Në garë për karrigen e parlamentarit suedez janë edhe gjashtë shqiptarë: Adnan Dibrani, Arba Kokallari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.

E drejta për të votuar në Suedi përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së organeve tatimore (Skatteverket) 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Shqiptarët në Suedi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse kanë nënshtetësi suedeze dhe janë apo kanë qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.