E Premte, 03.29.2024, 09:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SKANDAL NË SHBA - SHQIPTARI I DËNUAR FINANCON FUSHATËN E KONGRESMENIT DEMOKRAT

E Premte, 08.22.2014, 09:42am (GMT+1)



Një kongresmen amerikan është vendosur në qendër të një skandali, pasi ka pranuar fonde për fushatën e tij, në garën për të hyrë në Senat, nga një shqiptar i dënuar për pastrim parash.

Bëhet fjalë për kongresmenin demokrat të Michigan-it Gary Peter, i cili ka marrë të paktën 1 mijë dollarë nga shqiptari Xhafer Laho.

Ka qenë Komisioni Federal Zgjedhor që zbuloi faktin se Laho ka dhuruar katër herë nga 250 dollarë në fushatën e Gary Peter për në senat në vitin 2013.

Shqiptari Laho është akuzuar se ka ndihmuar shqiptarin tjetër, Tomo Duhanaj, i dënuar tashmë për pastrim parash nëpërmjet fajdeve që jepte për emigrantët e tjerë. Federalët zbuluan se Laho dhe Duhanaj kishin bashkëpunuar për të fshehur paratë "cash" dhe makinat e fituara me anë të këtij aktiviteti. Laho u dënua për 3 akuza pas një gjyqi 5 ditor.

Në vitin 2012 Tomo Duhanaj (Tom Duhani), një emigrant i paligjshëm nga Shqipëria është shfaqur si mik i kongresmenit Peter. Kongresmeni demokrat ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një restoranti të Duhanaj në Fortesa. Mësohet se Peter ka marrë mijëra dollarë nga Duhanaj dhe familja e tij në karrierën e tij politike.

Danaj u akuzua nga FBI se restoranin e përdorte për të pastruar paratë që vinin nga dhënia e fajdeve me intersa deri në 45% te patriotët e tij. Për këto, Duhanaj u dënua në dhjetor të vitit 2013 me 3 vjet e 5 muaj burg. Pas kësaj ai do të deportohet për në Shqipëri.

Peters ka marrë nga Duhanaj nga viti 2008 deri në 2012 të paktën 15 900 dollarë. Gjatë procesit gjyqësor doli edhe një përgjim ku Duhanaj tregonte se kishte marrë nga shqiptari tjetër, i njohur në SHBA, Ekrem Bardha një kredi prej 1 milion dollarë. Ndaj Bardhës nuk u ngrit ndonjë akuzë pavarësisht se ai kishte bashkëpunuar me të akuzuarin në hapjen e disa restoranteve.

Kjo çështje po shfrytëzohet edhe politikisht nga kundërshtarët politikë të demokratit Peter. Republikani Terri Lynn Land kërkoi zbardhjen e lidhjeve të Peter me shqiptarët e akuzuar.

 

/shqiptarja/Shekulli Online
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJOFTIM - FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË PËR TË RINJ, PODUJEVË (08.20.2014)
6 SHQIPTARË NË GARË PËR DEPUTETË TË SUEDISË (08.19.2014)
VDES SOPRANOJA LICIA ALBANESE NË MOSHËN 105 VJEÇARE (08.18.2014)
PO KTHEHEJ NË GJERMANI PAS PUSHIMEVE NË KOSOVË - MËRGIMTARI SHQIPTAR PLAÇKITET DHE RRIHET NË SERBI (08.16.2014)
ILIR IKONOMI - HISTORIA RISHKRUHET PËRMES DEBATITIntervistoi: DALIP GRECA (08.15.2014)
ARGITA E DELTINA ZALLI - SHKENCË NË EMËR TË BINJAKËVE (08.11.2014)
BEKIM ZOGAJ - ARBITRI I PARË SHQIPTAR NË SUPERLIGËN E ZVICRËS (08.10.2014)
'GJERMANIA NUK ËSHTË ENDE GATI TË PRANOJË TË HUAJ' (08.08.2014)
ME SHQIPËTARËT E ATHINËSFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (08.04.2014)
REMITANCAT E VJETSHME - NË KOSOVË 621 MILIONË EURO, NË SHQIPËRI 497 MILIONË EURO (07.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]