VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ATA, BIJTË E SHQIPES (1)Fotoreportazh nga AJET NURO

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ATA, BIJTË E SHQIPES (1)
Fotoreportazh nga AJET NURO

E Shtunë, 08.23.2014, 04:32pm (GMT+1)


Fëmijët duke puthur flamurin kombëtar para marrjes së diplomës

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada 

Pjesa e parë

Duke qenë në pozicionin e editorit dhe publikuesit, më bie të njihem me organizata dhe veprimtari të shqiptarëve në të gjithë botën. Herë-herë, janë veprimtaritë e këtyre shqiptarëve nëpër botë që jo vetëm më gëzojnë por edhe më frymëzojnë për të punuar edhe më tepër në afrimin e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Madje, në numër shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut tonë (Shqipëri e Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare në Ballkan) janë shumë më teper nga ata që jetojnë aty. Vetëm se, nuk jetojnë në fshatra apo qytete ku flitet shqip, aq sa ndonjëherë kalojnë ditë para se të shkëmbesh një fjalë nga ato të gjuhës së ëmbël të Naimit e Fishtës dhe, çfarë gëzimi kur takon dikë që flet gjuhën tonë dhe pastaj riti: « Si je? Nga të kemi? Ku jeton? Keni shqiptarë atje? Me se merreni?... Â». Një nga këto organizma (janë shumë dhe ndoshta nëse do kem kohë do të doja t'i njihja gjithë shqiptarët me ato organizata që me veprimtarinë e tyre i bëjnë nder komunitetit të tyre aty ku shërbejnë, por edhe gjithë shqiptarisë...) që e kam njohur nga veprimtaria e tyre që unë kam pasqyruar tek Tribuna Shqiptare, është edhe « Bijtë e Shqipes Â» një organizatë me emër kuptimplotë që vepron në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara. Mua, mbi të gjitha më kishte bërë përshtypje organizimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë sonë kombëtare. Por, duke folur një ditë në telefon me një tjetër veprimtar, zotin Artur Vrekaj te shoqates « Kombi Â» ne Rochester, më shprehu të njëjtën konsideratë.

 

Këtë vit, ishte hera e dytë që pushimet vendosa t'i bëja në Atlantic City. Në vitin 2011 kur pushova atje,  isha hedhur gjer në Filadelfia, që ndodhet rreth 100 kilometra nga Atlantic City por nuk munda te takoja asnjë perfaqesues te kesaj shoqate. Fatkeqësisht, në vitin 2011, mbrritëm në mbrëmje dhe një shi i furishëm nuk n'a lejoi t'a shijonim vizitën në Filadelfia. Sivjet, ndonëse i pezullova të gjithë veprimtarite për t'iu gëzuar një pushimi total, nuk mund të lija pa vizituar Filadelfian dhe duke vizituar Filadelfian nuk mund të lija pa vizituar miqët e mi të « Bijët e Shqipes Â» me të cilët komunikoja shpesh por nuk kisha mundur t'i takoja dhe, nëse nuk do t'i takoja këtë herë ndoshta ata do të ngeleshin si gjithmonë miq virual...

 

Z. Vlashi Fili dhe z. Llazar Vero i kontaktova ne telefon nga Montreali por edhe para se të nisesha nga Atlantic City. Ata e mirëpritën vizitën time me kënaqësi dhe më dhanë adresën ku duhet të mbrrija. Unë nuk mund të shkoja aty vetëm por me të gjithë miqte me të cilet kalova pushimet në Atlantic City. Nuk ka gjë më të bukur se kur mberrin në vend, shikon të varur flamurin tonë kombëtar. Është një ndërtesë që u përketë shqiptarëve, një vatër në gjithë kuptimin e fjalës. Por, nuk është pamja e jashtëme që të bënë përshtypje, brenda saj është njerëzorja, shqiptarja. Kur dëgjon « Mirëse erdhët! Â» dhe ndjen atë ngrohtësi karakteristike shqiptare, nuk ke si të mos ndihesh si në shtëpi madje edhe më mirë... Tek hynë përveç mikpritësve edhe ambientet me zbukurimet me flamuj dhe fotografi të mëdha të figurave më të ndritura të kombit tonë duket sikur marrin pjesë në mikëpritje. Derën n'a e çel z. Llazar Vero që na njeh edhe me mikpritësit e tjerë që ishin kryetari i shoqatës, z. Tajar Domi dhe anëtarët e kryesisë z. Petrit Zanaj  si dhe sekretari i shoqatës z. Vlashi Fili.

 SONY DSC

E thashe se një nga momentet që më kishte bërë përshtypje nga veprimtaritë e kësaj shoqate ishte organizimi i 100-vjetorit të pavarësisë por edhe shumë te tjera me karakter kulturor si promovime librash etj etj. Pra, isha kureshtar dhe  përgjigja e shumë pyetjeve që lindin nga suksesi i kësaj organizate duhet të jetë mësim për të tjerët, aq sa mund të mësohet nga përvoja e të tjerëve.

 

Z. Tajar Domi, kryetar i shoqatës "Bijtë e shqipes" Filadelfia

Z. Tajar Domi, kryetar i shoqatës "Bijtë e shqipes" Filadelfia

I pari që n'a foli për veprimtarinë e shoqatës, kuptohet ishte kryetari i shoqatës, z. Domi.  

Ku qëndron suksesi i shoqatës suaj?

Puna dhe vetëm puna. Të gjithë mikpritësit janë të angazhuar në aktivitete të ndryshme. Vetëm gjatë verës, është pak a shumë qetësi (veç rasteve si ky i vizitës sonë) që selia e shoqatës rri e mbyllur. Ndërtesa? Drejtuesit e « Bijtë e shqipes Â» me krenari thonë se ndërtesa përbënë një pikë lidhëse mes brezit të vjetër të diasporës dhe asaj të re.  Do të ishte atdhetari Benjamin Risilia nga Risilia e Vlorës që do t'i dhuronte shoqatës plot 64.000 dollarë për blerjen e ndërtesës. A do të mjaftonte kjo shumë? Gjithsesi jo.

salla

Dhe këtu do të përmend atë veprimtari që mund t'i kaloj kufijët e të zakonshmes që është puna e palodhur gjerë në sacrifice për të ribërë dhe zgjeruar qendrën. "Pas ndërtesës ishte një si kënetë",- më tregon z. Vero që më shoqëron në ambientet e qendrës. "Anëtarët e kryesisë, por edhe anëtarë të shoqatës kanë punuar orë e pa orë dhe tash kemi një sallë si kjo që ju shikoni sot", vazhdon ai.

 

Sekretari i "Bijtë e Shqipes" z. Vlashi Fili

Sekretari i "Bijtë e Shqipes" z. Vlashi Fili

Sipas kryetarit të Shoqatës, shoqata është krijuar në vitin 2002.  Ne festojmë datën e themelimit por edhe atë të njohjes nga organet vendase. Objektivi kryesor i shoqatës është mbajtja gjallë e gjuhës shqipe, kultures dhe traditave me te mira te popullit tone. Ne sivjet festuam edhe 10-vjetorin e shkollës shqipe. Në këto 10 vjetë, ne kete shkollë jane ulur per te mesuar shqip rreth 450 fëmijë. Ne kemi katër klasa (pesë ... kete vit...) nga gjashte vjeç deri në katërmbëdhjetë. Mësuesit  momentalisht paguhen, ata punojë dy orë në javë dhe marrin një pagesë minimale aq sa janë edhe mundësitë e shoqatës. Në fillim kjo punë ka qenë vullnetare dhe me kalimin e kohës kjo gjë ndryshoi. Kuptohet që unë jam më i riu në organizim pasi jam edhe më i riu nga anëtar e kryesisë në Shtetet e Bashkuara, vetëm 5 vjetë dhe për fillimet mund të pyesni kolegët e mi që janë edhe më të vjetër. Në Filadelfia jetojnë rreth 25 mijë shqiptarë. Shumica e shqiptarëve të vendosur në Filadelfia janë nga Fieri por kemi nga të gjitha trevat si nga Lushnja, Kukësi, nga Dibra, nga Korça,Tirana por dhe nga Librazhdi.

 

-Ndonëse jeni i ri në detyrë (vetëm katër muaj...) a keni marrdhënie dhe kontakte me shoqata simotra në qytete apo shtete të tjera në Shtetet e Bashkuara, e pyesim z. Domi.

Anëtari i kryesisë z. Petrit Zanaj

Anëtari i kryesisë z. Petrit Zanaj

- Ne jemi një shoqatë e konsoliduar dhe jemi përpjekur të vendosim marrdhënie edhe me shkolla dhe shoqata të tjera simotra. Edhe aktiviteti i fundit që ishte festimi i 10-vjetorit të shkollës shqipe, kishte si qëllim një gjë të tillë dhe ne ftuam rreth 10 shoqata e shkolla por fatkeqësisht vetëm dy prej tyre iu përgjigjen pozitivisht dhe morën pjesë në aktivitet. Të vjen keq jo vetëm pse nuk morën pjesë, por edhe për moskorrektesë në njoftimin e pa mundësisë për të ardhur. Ne jemi munduar të marrim pjesë në aktivitete si për shembull ne ishim të ftuar nga ambasada e Kosovës që organizoi festivalin e parë të shkollave shqipe. Unë i falenderoj organizatorët sepse aty u kënaqën fëmijët por u kënaqën edhe prindërit dhe uroj që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ne jemi të hapur jo vetëm për kontakte por edhe për aktivitete të përbashkëta me të gjithë shqiptarët.

- Mendoni se nëse do kishte ndonjë konfederatë apo një organizim të të gjithë shqiptarëve do të ndikonte pozitivisht në mbarvajtjen e punëve të organizatave shqiptare?

- Mendoj se pa paragjykuar dhe pa prishur individualitetin e gjithë se cilës organizatë, një organizim i tillë do të ishte një ndihmë.

 

Burimet financiare? Vijnë vetëm nga anëtarësimi?

 

Aktivisti, gazetari dhe anëtari i kryesisë z. Llazar Vero

Aktivisti, gazetari dhe anëtari i kryesisë z. Llazar Vero

-Burimet financiare vijnë nga anëtarësia dhe nga donacionet që bëjnë donatorë privat, bizneset. Shkolla mbulohet kryesisht nga pagesat që bëjnë prinderit që nuk janë pagesa të detyrueshme.

 

-Nëse nuk është sekret ... sa anëtarë ka shoqata Juaj?

 

- Nuk është sekret, shoqata ka diku tek 300 anëtarë.

 

Vazhdon ...

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANI - GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË HAPIN BIZNESE PRIVATE (08.22.2014)
SKANDAL NË SHBA - SHQIPTARI I DËNUAR FINANCON FUSHATËN E KONGRESMENIT DEMOKRAT (08.22.2014)
NJOFTIM - FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË PËR TË RINJ, PODUJEVË (08.20.2014)
6 SHQIPTARË NË GARË PËR DEPUTETË TË SUEDISË (08.19.2014)
VDES SOPRANOJA LICIA ALBANESE NË MOSHËN 105 VJEÇARE (08.18.2014)
PO KTHEHEJ NË GJERMANI PAS PUSHIMEVE NË KOSOVË - MËRGIMTARI SHQIPTAR PLAÇKITET DHE RRIHET NË SERBI (08.16.2014)
ILIR IKONOMI - HISTORIA RISHKRUHET PËRMES DEBATITIntervistoi: DALIP GRECA (08.15.2014)
ARGITA E DELTINA ZALLI - SHKENCË NË EMËR TË BINJAKËVE (08.11.2014)
BEKIM ZOGAJ - ARBITRI I PARË SHQIPTAR NË SUPERLIGËN E ZVICRËS (08.10.2014)
'GJERMANIA NUK ËSHTË ENDE GATI TË PRANOJË TË HUAJ' (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]