E Premte, 03.29.2024, 06:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DUKE MENDUAR SE JETOJMË PËRKOHËSISHT NË MËRGIM, PADASHJE NE BIEM NË NJË GRACKË QË NUK  E KE IDENË SE EKZISTON DHE NUK SHEH NJË KTHIM PRAPA
-thotë mësuesja Ermira Morina, që mban mësimin e Gjuhës shqipe në shkollën shqip

E Premte, 08.29.2014, 09:24am (GMT+1)





Duke menduar që jetojmë përkohësisht këtu, padashje bie në një grackë që nuk e ke idenë se ekziston dhe krejt befasisht sheh që as nuk kthehesh dot mbrapa (sepse ke fëmijë), por as nuk ikën dot, se ke humbur shumë nga të dyja anët. Fatkeqësisht shteti grek ofron shumë pak deri asgjë për për të huajt.

Për sa i përket organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në kurset e tjera,  bëhet si një aktivitet i disa shoqatave që kanë ndërmarrë këtë nismë në mënyrë private. Kurset hapen pasi merret leje e posaçme nga organet lokale, bashkia apo komunat. Funksionojnë më tepër si kurse të gjuhës shqipe dhe vetëm një herë në javë.
Përsa i përket jetës kulturore të mërgatës sonë këtu, mund të them se organizohen shumë aktivitete, si nga shkollat ashtu edhe nga shoqatat e ndryshme dhe ambasada jonë këtu, në të cilat përpiqem të jem e pranishme.   

Kush është Ermira Avdiaj Morina?
Prindërit e mi e filluan jetën në qytetin e Kukësit, pasi babai im punonte si drejtues minierash në Kalimash, Fanë të Mirditës e zona të tjera të veriut. Banuan atje rreth 15 vjet. Atje lindën dy motrat e mia më të rritura dhe unë. Vëllai që është më i vogli, lindi në Bajram Curr. Kur mbusha 5 vjeç u transferuam në Tropojë, ku edhe kreva arsimimin 8-vjeçar e të mesëm. Shkollën e lartë e mbarova në qytetin e Shkodrës dega Cikli i Ulët.
Në fillim të vitit të fundit të Universitetit u fejova. Mbarova shkollën dhe aplikova për punë. Fatkeqësisht nuk kishte asnjë vend të lirë në profesionin tim. Kështuqë fillova të punoj si mësuese histori-gjeografie në fshatin Llugaj. Në pushimet verore të atij viti u martova. Me sa duket martesa më solli fat, pasi po atë vit u emërova në profolin tim në qytetin e B.Currit në shkollën "Asim Vokshi". Në të njëjtën shkollë ku im shoq jepte lëndën e Kulturës Fizike. Punuam për afër dy vjet në atë shkollë.
Pak trazirat e asaj kohe, pak fakti që po largoheshin të gjithë miqtë tanë, na bënë që të merrnim vendimin të emigronim në Greqi për pak vite. Sa të mblidhnim ndonjë lek për të blerë shtëpi në Tiranë e të ishim afër me njerëzit tanë. Pse në Greqi?- do thoni ju. Në Greqi kishte punuar burri për nja 6 muaj para se të martoheshim. Kështu që ishte më e lehtë. Shumë shpejt u bëra nënë. Sot jam nëna e dy djemve 19 dhe 11 vjeç.
Përsa i përket punës mund të them që jam e shumëpunësuar. Puna bazë nga ku marr dhe sigurimet shoqërore është nënpunëse zyre në një biznes privat ku punoj dy-tre herë në javë. Por, duke qenë se nuk i dilet me kaq, bëj dhe punën e baby sitter, të përkthyeses, kur del dhe të shtunë e të diel punoj si mësuese në Shkollën Shqiptare të Athinës, tetë vitet e fundit. Tash një vit jam dhe drejtuese-administratore e kësaj shkolle.


E lindur në Kukës, rritur në Tropojë, ku keni bërë edhe shkollimin tetëvjeçar dhe atë të mesëm, cfarë mund të na thoni për këtë kohë të jetës suaj?

Pavarësisht se në adoloshencë, ku nuk mungonte ankthi dhe frika se si do vlerësoheshim dhe në çfarë niveli do arrija, mund të them se janë vitet më të bukura të jetës sime, sidomos vitet e shkollës së mesme. Nga këto vite gjithçka mbaj mend është pozitive. Duke filluar nga shoqëria e pastër dhe e sinqertë e deri tek kujdesi, mbështetja, nxitja e sigurisht dhe kërkesa e llogarisë që kishin mësuesit ndaj nesh, aktivitetet e konkurset e shumta që organizonte shkolla, bukuritë e natyrës, ajri i pastër. Ekskursionet më të bukura i kam bërë në këtë moshë, por më i bukuri ka qënë ai në Luginën e Valbonës e cila është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kam kujtime të bukura nga jeta konviktore, por që nuk më dukej dhe aq si konvikt pasi kisha dhe motrën time në dhomë e në klasë. Kështu që për mua ishte si një familje e madhe. Kam shumë mësues, mësuese, shokë e shoqe me të cilët mbaj kontakt ose kam dhe miqësi të ngushtë deri sot.

Keni studjuar në Universitetin e Shkodrës nëdegën Cikli i Ulët. Çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?
Viti i parë ka qënë shumë i vështirë për shkak të trazirave të asaj kohe (vitet "˜90) Kishim frikë të dilnim në rrugë. Ishte një periudhë tranzicioni në përgjithësi. Asgjë nuk ishte e qartë. Nuk dinim se çfarë do ndodhte të nesërmen, kështu që dy muaj para se të përfundonte shkolla u mbyll dhe vajtëm vetëm për provime. Nuk është nevoja ta analizoj se të gjithë i kemi jetuar ato vite të vështira. Dhe për ne ishin edhe më të vështira pasi ishim larg familjes. Pastaj, në vitin e dytë gjendja ishte më e mire dhe gjithçka rrodhi normalisht. Bëra shoqe të reja. Mund të them që ishin vite të bukura pa kokëçarje, detyrime e rutinë.

Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese për tri vite më radhë në vendlindje.  Çka mund të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?
Më e bukura e atyre vitve ishte njerëzillëku, sinqeriteti, çiltërsia që kishin njerëzit jo vetëm në punë, por edhe në rrugë. Gatishmëria që tregonin kolegët për të të ndihmuar si mësuese e re. Gjithashtu fakti që punoja në të njëjtën shkollë me tim shoq bën që të kem vërtetë kujrime të bukura.

Ka kohë që jetoni në Greqi, nga viti 1995. Çfarë mund të na thoni për jetën këtu, a i ndihmon shteti të huajtë këtu dhe si ndiheni?

Duke menduar që jetojmë përkohësisht këtu, padashje bie në një grackë që nuk e ke idenë se ekziston dhe krejt befasisht sheh që as nuk kthehesh dot mbrapa sepse ke fëmijë, por as nuk ikën dot, se ke humbur shumë nga të dyja anët. Fatkeqësisht shteti grek ofron shumë pak deri asgjë për për të huajt. Shumë nuk kanë dokumente qëndrimi ose rrezikojnë t'i humbasin, vetëm e vetëm se janë të papunë. Në përgjithësi shteti grek ka treguar një mpirje fillimisht, pra ishin fare të papërgatitur për legalizimin e të huajve e më pas një dobësi për të trajtuar e për të marrë masa efikase për integrimin e emigrantëve.

Si e kalon një ditë Ermira në mërgim?
Një ditë e imja këtu do të thosha që dominohet më shumë nga orët e punës, pasi siç thashë edhe më parë bëj dy punë që të mund të ndihmoj familjen. Po kështu edhe bashkëshorti im. Vetëkuptohet që në darkë i përkushtohem plotësisht familjes.

Edhe këtu ju i jeni kthyer profesionit tuaj të çmuar, mësuese e fëmijëve shqiptar në mërgim. Si e keni organizuar punën me fëmijët e mërgimtarëve tanë këtu në shkollën tuaj? A ka interes nga prindërit dhe fëmijët për këtë shkollë?  Po në qytetet e tjera të shtetit helen a ka shkolla të tilla, ku fëmijët e emigrantëve shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe?
Unë punoj si mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Shkollën Shqiptare të Athinës këtu e 8 vjet, që është e vetmja shkollë autonome, pasi mësimet zhvillohen në ambiente tepër komode, që deri para 2 vjetësh kanë qenë pjesë edhe e biznesit privat familjar të çiftit Lorenc e Orjeta Koka. Kjo autonomi na ka ndihmuar të mundemi të organizojmë punën pedagogjike në një standart të lartë, në bashkëpunim shumë të mirë edhe me koleget e mia. Kështu që mësimet këtu zhvillohen të shtunë e të djelë dhe mund të zhvillohen edhe në ditë të tjera të javës, nëse ka interes. Gjithashtu kjo autonomi na bën edhe të brishtë, pasi mungon mbështetja financiare, qoftë nga shteti amë, qoftë nga individë të veçantë. E vetmja mbështetje e shkollës sonë është Unioni për Bashkëpunimin Shqiptaro-Grek, nën kujdesin e së cilës funksionon shkolla dhe natyrisht edhe mbështetja e prindërve, që nuk na ka munguar asnjëherë. Duke ditur numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi mund të them që nuk ka interes të madh për të ardhur në shkollë e për të mësuar shqip. Për arsye të krizës dhe për arsye se kthimi mbrapa është një opsion i mundshëm për të gjithë ne, ka bërë që interesi nga prindërit dhe fëmijët të jetë më i madh në krahasim me vitet e tjera.
Për sa i përket organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në kurset e tjera,  bëhet si një aktivitet i disa shoqatave që kanë ndërmarrë këtë nismë në mënyrë private. Kurset hapen pasi merret leje e posaçme nga organet lokale, bashkia apo komunat. Funksionojnë më tepër si kurse të gjuhës shqipe dhe vetëm një herë në javë. Kurse të tilla janë hapur pothuajse në të gjithë Greqinë, si në: Athinë, Korinth, Kallabaka, Volos, Lamia, Tinos, Siros, etj. Të gjitha këto kurse funksionojnë nën kujdesin e Lidhjes së Mësueseve Shqiptarë të Greqisë, anëtare e së cilës jam edhe unë.

Si janë kushtet për të jetuar e punuar këtu? A mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Pavarësisht se nuk arrij të ushtroj profesionin tim plotësisht, kushtet e punës e të jetës për mua këtu janë më të mira se në Shqipëri.

A ju merr malli për të afërmit, si e ndjeni veten këtu në një vend të huaj? Sa të shpeshta janë kontaktet e Ermirës me vendlindjen?

Sigurisht që më merr malli për të afërmit. Atje kam prindërit, vëllain me familjen e tij e shumë të afërm të tjerë. Tashmë, me ndihmën e teknologjisë kontaktet e mia me të afërmit e mi janë pothuajse të përditshme. Kurse për të shkuar, shkoj një herë në vit. Detyrimet e shumta nuk i mundësojnë udhëtimet e shpeshta për në vendlindje.

Sa ka arritur Ermira të krijojë shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë dhe traditë tjetër nga ajo që ne kemi?
Në fakt nuk do të thosha se ka ndryshime të mëdha mes traditës e kulturës greke dhe asaj shqiptare. Kështu që nuk kam pasur pengesë të madhe për të krijuar shoqëri e miqësi me vendasit. Pengesa më e madhe do të thosha është thjesht ideja se jam nga vend tjetër, pra jam e huaj. Pas kaq vitesh të qëndrimit tim këtu do të thosha se nuk e ndjej më veten aq të huaj.

Sa ka arritur Ermira të përshtatet me klimën dhe në natyrën greke?
Nuk kam pasur asnjë problem të përshtatem me klimën dhe natyrën greke, pasi ndryshimet me vendlindjen janë shumë të vogla.  
   
Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.
Përpiqem të qëndroj në kontakt të vazdueshëm me vendlindjen dhe të gjitha zhvillimet që ndodhin atje, qoftë politike, ekonomike, sociale, etj.

Si është nga natyra Ermira?
Jam qetë dhe me karakter të qëndrueshëm. Pastaj veret nga rrethanet që krijohen. Në përgjthësi jam tolerante e madhe,por kur është nevoja jam e rreptë dhe e vendosur.Jam besnike dhe e besës. Logjika është ajo që mbizotëron pothuajse gjithmonë në veprimet e mia.

Ka kohë që jetoni këtu, sa të shpeshta janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu? A keni miq dhe a shoqëroheni dhe si është e organizuar jeta kulturore e mërgatës sonë këtu?
Vetë fakti që ushtroj profesionin e mësueses në një shkollë shqiptare dhe që jam anëtare aktive e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, më ndihmon të jem në kontakte të shpeshta me shqiptarët që jetojnë këtu. Nga natyra nuk bëj lehtë miq. Kam shumë të njohur, por miq kam pak. Siç themi nga anët tona: "Pak e saktë!".
Përsa i përket jetës kulturore të mërgatës sonë këtu, mund të them se organizohen shumë aktivitete, si nga shkollat ashtu edhe nga shoqatat e ndryshme dhe ambasada jonë këtu, në të cilat përpiqem të jem e pranishme.   

Nëse mësuesia nuk do të ishte profesioni juaj, në çfarë profesioni do e gjente veten Ermira?
T'ju them të drejtën, i vetmi profesion ku unë gjej veten është profesioni që kam zgjedhur, mësuesia.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Jo kudo ku ka shqiptarë ka dhe probleme serioze që presin një zgjidhje urgjente, por është realitet që në disa vende problemet që shqetësojnë emigrantët janë tepër serioze dhe pengesë për të arritur gjëra krejt elementare. Kriza globale financiare, disa vende sidomos europiane e ballkanase i ka paralizuar plotësisht dhe ka krijuar një problem të dyfishtë tek emigrantët që jetojnë në këto vende. Besoj se nëse do kishte një Ministri emigracioni që do merrej ekskluzivisht me problemet e emigrantëve do ishte një fillim
i mirë për trajtimin e çështjeve që janë më urgjente.

E lexoni revistën në shqip "Dituria", që botohet në Skandinavi? Çka mund të na thoni për të?
Mund t'ju them se kjo revistë më ka rënë në duar këto kohët e fundit. Më pëlqen fakti që kjo revistë u drejtohet shumë grupmoshave dhe bashkombësve që jetojnë në mërgim. Me interes më janë dukur temat që kanë të bëjnë me vendlindjen dhe trojet shqiptare.

Planet tuaja për të ardhmen, çka Ermira mendon dhe ka në fokus?

Një shprehje e bukur greke thotë: "Kur njeriu bën plane, Perëndia qesh!". Siç mund ta kuptoni, nuk planifikoj gjëra të mëdha për të ardhmen, por kjo nuk do të thotë se nuk ëndërroj dhe nuk punoj për diçka më të mirë. Momentalisht përveç detyrimeve personale, fokusoj në mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e mësimdhënies në Shkollën Shqiptare të Athinës. Fakti që jemi autonom na ka siguruar disa favore që nuk i kanë shkolla të tjera, por na ka vendosur në një pozitë të vështirë ekonomike që kur u largua Z. Lorenc me familjen e tij për në Kanada, i cili ishte sponsorizuesi i kësaj shkolle. Gjithë stafi i shkollës punon në këtë drejtim. Në kontekst të kësaj interviste gjej rastin tu bëj thirrje organizatave bamirëse, shoqatave , biznesmenëve e akoma individë që e kanë mundësinë ekonomike për një mbështetje financiare. Dhe për këtë mbështetje do të jemi mirënjohës jo vetëm stafi i shkollës dhe fëmijët që frekuentojnë shkollën tonë, por dhe fëmijët që do munden ta frekuentojnë në të ardhmen.

Çka ju bën të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?
Si çdo nënë, ajo që më lumturon më së shumti është lumturia e fëmijëve dhe e familjes sime. Në ditët e sotme ajo çka më mundon më së shumti është lehtësia me të cilën disa njerëz përdorin dhunën për të zgjidhur kontraditat e tyre dhe aq më keq kur kjo dhunë përdoret mbi trupat e njomë të fëmijëve.

Si e kalon kohën e lirë?
Fatkeqësisht koha e lirë është shumë e kufizuar. Kur ndodh që të kem kohë, mund të lexoj një libër, të dal shetitje, të shkoj në kinema ose në teatër. Pothuajse gjithmonë me familjen. Por, mund të dal për kafe me shoqe e miq.

Po të kishit mundësinë të zgjidhni, ku do kishit jetuar?
Natyrisht do të më pëlqente shumë të jetoja në Shqipëri, por për hir të së vërtetës, mometnalisht është e pamundur të jetoj atje, pasi jeta ime dhe e familjes sime është e lidhur ngushtë me Greqinë.


SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KLEDI KADIU - MOS U BËNI PALAÇO, JEPNI PËR ALS! (08.28.2014)
BAHTIR LATIFI ME LIBRIN E TIJ, “EDHE NE JEMI BOTA”…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.26.2014)
MAQEDONI - MËRGIMTARËT SJELLIN MË PAK PARA (08.24.2014)
ATA, BIJTË E SHQIPES (1)Fotoreportazh nga AJET NURO (08.23.2014)
GJERMANI - GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË HAPIN BIZNESE PRIVATE (08.22.2014)
SKANDAL NË SHBA - SHQIPTARI I DËNUAR FINANCON FUSHATËN E KONGRESMENIT DEMOKRAT (08.22.2014)
NJOFTIM - FESTIVALI KOMBËTAR I LETËRSISË PËR TË RINJ, PODUJEVË (08.20.2014)
6 SHQIPTARË NË GARË PËR DEPUTETË TË SUEDISË (08.19.2014)
VDES SOPRANOJA LICIA ALBANESE NË MOSHËN 105 VJEÇARE (08.18.2014)
PO KTHEHEJ NË GJERMANI PAS PUSHIMEVE NË KOSOVË - MËRGIMTARI SHQIPTAR PLAÇKITET DHE RRIHET NË SERBI (08.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]