VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR
E Premte, 09.19.2014, 08:27am (GMT1)



Në një thirrje publike drejtuar organeve të pushtetit lokal në Tiranë dhe qarqet e Shqipërisë, Federata Vatra, apelon, që emra vatranësh të shquar,që kanë dhënë jo vetëm për Vatrën, por edhe për Kombin, është e mira që të përdoren për emërtime të rrugëve, shesheve, apo institucioneve të vendit.Mire do te ishte qe ky propozim te merret ne konsiderate edhe bashkite e komunat nga vinin keta vatrane.Ja një pjesë e emrave që Vatra propozon:

1- Fan S. Noli- Themelues Kishës Autoqefale, Themelues i Vatrës dhe Diellit, Ministër i Jashtëm, kryeministër.
2- Faik Konica, themelues i Vatrës, drejtues i Diellit, Ambasador i Shqipërisë në Washington.
3- Mehmet Konica, delegati i Vatrës në Londër
3- Aqif Përmeti, drejtues i Trupave Vullnetare të Vatrës për mbrojtjen e kufijëve të Shqipërisë, Komandant i Mbrojtjes Kombëtare.
4- Charles Telford Erickson, diplomat i Vatres ne Washington, perfaqesues i Vatres ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe ne Konferencën e San Fraciskos
5- Kolë Tromara, Kryetar i Vatrës, ndër themeluesit e Bandës Kombëtare "VATRA", Prefekt i Gjirokastrës, Ministër i Kulturës-Korce
6-Kristo Kirka, bashkëthemelues i Vatrës, menaxher i Diellit, Deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nën/prefekt i Himarës, Bilishtit, kryetar i bashkisë Korcë.
7-Bahri Omari, editor i Gazetës Dielli per 8 vite, prefekt, deputet në Parlament, Ministër i Punëve të Jashtme.
8- Kostë Cekrezi- Editor i Diellit, përfaqësues i Shqipërisë në Washington,themelues i Shoqatës Shqipëria e Lirë dhe Gazetës"Liria", autor librash shkollore dhe historik etj.-Korce
9- Dr. Mihal Turtulli, delegati i Vatrës në Zvicër, inisiator i Fushatës së madhe të Vatrës" Për Shpëtimin e Shqipërisë", i zgjedhur anëtar i këshillit të Lartë në Kongresin e Lushnjës
10- Aqile Tasi-ish kryetar i Vatrës, editor i Diellit, Drejtor i Bibliotekes Kombetar.
11-Kristo Dako- Kryetar i Vatrës, editor i Diellit- Korce, Kryetar i Partise Politike ne SHBA, autor librash etj.
12-Kristo Floqi- Bashkëthemelues i Vatrës, editor i Diellit, autor veprash letrare
13- Loni Kristo- Sekretar i VATRES, editor i Diellit-Korce, deputet i Parlamentit etj.
14 Nelo Drizari- Editor i Diellit, autor librash-Mallakaster-Fier
15- Qerim Panariti, editor i Gazetes Immigranti,editor i Diellit & sekretar i Vatres per 18 vite, editor i revistes Studenti etj.
16 Antoni Athanas, kryetar i Vatres, sponsor i saj per dy dekada.
17, Athanas Gega, editor i Diellit, autor i librash- Shkoder.
18-Xhevat Kallajxhiu, drejtor i Gazetes Demokratia-Gjirokaster, nen/prefekt ne Gostivar, gazetar i zerit te Amerikes, editor i Diellit, autor librash.
19- Refat Xh Gurrazezi, sekretar dhe editor i Diellit.
21- Thoma Nassi, drejtuesi i Bandës "VATRA", profesor, kompozitor etj.
22- Nexhmie Zaimi, gazetare, zv/kryetare e Vatres, autore librash- Libohove-Gjirokaster
23- Arshi Pipa, stdiues dhe shkrimtar i njohur, pedagog, ish Kryetar i Vatres dhe editor i Diellit.
24- Ali Kuci, udheheqes i fushates se Vatres per Shpetimin e Shqiperise-Berat
25- Kristo Thanas, kryetar i Vatres-Kolonje-Korce
26 Petraq Kolonja,gazetar, mesues per shkollat shqipe, punetor i madh per Kulturen Kombetare.
27- Peter (Petraq) Ktona, gazetar, autor i librit "Misioni i Federatës Vatra dje dhe sot.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.