VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISË
Nga SOKOL DEMAKU

E Enjte, 09.25.2014, 04:46pm (GMT1)



Me ftesë të Bibliotekës së Komunës Lidköping në Suedi, anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni nga BorÃ¥s i Suedisë mbrëmjen e 24 shtatorit 2014 prezentuan me dinjitet Kulturën dhe Gjuhën shqipe për miqtë suedezë dhe për bashkëkombasit tanë e fëmijët e tyre që jetojnë në komunën Lidköping në një mbrëmje Kulturore organizuar nga Biblioteka e komunës Lidköping, Studiefrämjandet dhe nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga qyteti BorÃ¥s, në të cilën mbrëmje u prezentua gjuha, kultura dhe tradita shqiptare në vite.

Ishte kënaqësi të jesh pjesëmarës i një manifestimi të tillë kulturor, në mesin e miqve suedez në një mbremje te tillë kulturore, ku temë boshte ishte kultura dhe bashkëpunimi ndërkulturor mes shoqatave kulturore që veprojnë në qytete të ndryshme në Suedi.

Anëtarë të Kryesisë së QKSH Migjeni nga BorÃ¥s, në fillim miqtë e pranishëm suedezë dhe bashkëkomabsit tanë që jetojnë në këtë komunë i informaun për punën e tyre, aktivitetet e QKSH Migjeni në BorÃ¥s, kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare në përgjithësi, e ku të pranishmit treguan një interesim të jashtëzakonshëm, për gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe, pastaj ata i infomuan të pranishmit me punën dhe aktivitete e kësaj shoqate kulturore me seli në BorÃ¥s.

Ishte mjaft impresionues për ta puna e anëtarëve të shoqatës dhe prezentimi i të arriturave të shqiptareve në BorÃ¥s me rrethinë, botimi i revitës Dituria,  ku më këtë rast Bibliotekës së komunës Lidköping iu dhuruan nga dy ekzemplarë të çdo numri të revistës, pastaj 30 tituj libra në shqip të cilat do jenë në raftet e kësaj biblioteke dhe do jenë në përdorim  për lexim për fëmijet, të rinjtë por edhe të rriturit këtu, pastaj prezantimi i punës së radio Diturisë dhe fillimi i punës me kanalin TV në gjuhën shqipe TV Dituria nga qyteti BorÃ¥s i Suedisë. Anëtarët e krysisë së QKSH Migjeni të gjithë fëmijëve shqiptarë të pranishëm në këtë mbrëmje kulturore iu dhuruan nga një libër për fëmije si dhe nga një flamur kombëtar dhe të Repubilkës së Kosovës.

Për miqtë suedezë Kryesia ishte përkujdesur dhe kishte përgatitur një fletushkë në gjuhën suedeze me shenime karakteristike për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Lidhur me këtë para të pranishmëve u shfaq një film dokumentar i punuar nga ana e redaksisë së TV Dituria mbi punën e anëtareve të kesaj shoqate si dhe punën e TV dhe radio Diturisë në BorÃ¥s të Suedisë.

Temë boshte këtë mbrëmje ishte kultura dhe kultura e veshjes shqiptare. Lidhur më këtë u shfaqen sekuenca nga filmi dokumentar "Veshja tradiocionale shqiptare ne Kosovë" punuar sipas skenarit dhe idesë së Bora Balaj nga "Bora fashion".

Interesim të madh tek të pranishmit zgjoi çështja e gjuhës shiqpe e ku u parashtruan pyetje të shumta lidhur me këtë si dhe për kulturën dhe traditën e shqiptarëve në përgjithësi, për fytyrat e shquara kombëtare shqiptare si Skënderbeun, Nëna Terezën, pastaj për gjuhën dhe alfabetin shqip.

Besojmë se takime te tilla me shoqatat suedeze dhe miqtë suedezë ia vlenë të kemi sa me shumë në te ardhmen në menyrë që të njejtit të kenë dhe marrin sa me shumë informacione për gjuhën, kulturën dhe traditën shqitare.

Interesim të vecant tek të pranishmit zgjoi puna me fëmije dhe të rinje, organzimi i pritjes së Vitit të ri, ardhja e babadimrit kosovar në Suedi dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët shqiptar, krejt kjo një vepër dhe punë e  vyer e anëtareve të QKSH Migjeni në BorÃ¥s.

Besojmë se edhe në të ardhmen këta njerëz të vyer të traditës dhe kulturës edhe ne vende tjera dhe qytete tjera do jenë prezetn me një prezentim  të tillë të kulturës sonë.



SOKOL DEMAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.