VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?
Nga ABDURRAHIM ASHIKU

E Hënë, 09.29.2014, 09:47am (GMT+1)



Mbase duhet të hesht, ta thyejë majën e lapsit, ta mbyll kompjuterin, t'i shuaj zarfet e mbushura plot me përvojën e jashtëzakonshme të mësueseve në përkushtimin e tyre ÇUDI për t'i mbledhë dhe për t'u mësuar fëmijëve të shkruajnë e lexojnë fjalët e bukura të gjuhës shqipe larg, "nëntë male kaptuar".

Mbase duhet të hesht edhe unë siç heshti ministrja jonë e "Rilindjes" kur lëçiti urimin për fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015 dhe radhiti si në një kuadrat parakalimi solemn shifra nxënësish, klasa e shkolla. Lëçiti shumë. Fjala e saj nuk ndryshonte nga e paraardhësve, ishte "kopje" e nxjerrë nga arkivi.

ASNJË FJALË PËR MËSUESIT DHE NXËNËSIT NË MËRGIM.

Asnjë !!!???

Kur hesht ministrja, kryeministri, kryetar i shumicës, kryetari i pakicës pse duhet të flas unë?

Pse?

Ata e dinë se në Greqi ka një numër goxha të madh shkollash shqipe (kështu i kam quajtur dhe kështu do t'i quaj). E dinë sepse në qoftë se nuk ua kanë vënë herët në mëngjes mbi tavolinën e punës gazetat që tash më se një dekadë shkruajnë për punën dhe për hallet e mësimit të gjuhës shqipe në mërgim, u janë servirur libra monografikë që flasin me hollësi për secilin mësues e secilën shkollë. Librat "Rilindësit e kohës sonë", "Shkolla shqiptare e Athinës" dhe "Shkolla shqipe e Selanikut" i kanë pasur një ditë mbi tavolinën e punës. Dhe në qoftë se nuk "kanë pas kohë" për t'i shfletuar kanë aq kalemxhinj në dispozicion për të mësuar për këta "Rilindës të rinj" që u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe falas, me përkushtimin e rilindësve të mëdhenj të kombit.

Pas paraqitjes në seminarin e 10-të kombëtar nga ana e mësuesit të parë të shkollimit shqip të fëmijëve në Greqi zotit Dashmir Zaçe të librit monografik për 21 mësues të Shkollës Shqipe të Selanikut nga dyshja e presidiumit u hodh fjala se mësuesit në mërgim nuk duhen quajtur "Rilindës të kohës sonë", pagëzim ky i Dritëro Agollit të fjalës së përveçme shqipe titull apo nëntitull i tre librave monografikë për mësuesit shqiptarë në Greqi. Ky ishte meraku i drejtuesit të seancës dhe jo problemet e gjuhës shqipe në mërgim, jo problemi i madh i lënies jo thjesht jashtë listës por tërësisht jashtë vëmendjes të mësuesve dhe mësimit të gjuhës shqipe në Greqi nga shteti shqiptar dhe shoqëria shqiptare...

Mësuesit e Selanikut kërkuan bojkotim të seminarit të Beratit me të vërtetën se mësueseve që morën pjesë në seminarin e Ulqinit të vitit 2013 nuk iu pagua bileta e udhëtimit, pagim që iu ishte bërë në të gjitha rastet, madje në pjesëmarrjen e parë në Durrës-2007 iu ishte paguar edhe dieta udhëtuese. Fjala është për jo më shumë se 1500 euro, një borxh i papërfillshëm përballë borxhit tashmë vazhdimisht në rritje që shteti shqiptar në këto 13 vjet që nga 7 marsi 2001 i Selanikut u ka mësuesve shqiptarë në Greqi për të drejtën e tyre për tu paguar për punën që bëjnë. Përballë detyrimit me kushtetutë që ata të njihen si mësues të gjuhës shqipe. Përballë detyrimit kushtetues që ata të jenë të barabartë mes të barabartëve për ta përçuar gjuhën dhe kulturën shqiptare kudo ku punojnë e jetojnë. Përballë të drejtës ndërkombëtare që e përjetojnë mësuesit kosovarë duke dhënë mësim me të njëjtat të drejta morale e monetare me mësuesit në Suedi, Zvicër, Austri, Finlandë, Gjermani...

Mbase duhet të hesht por nuk më lë Ministria e Arsimit dhe e Teknologjisë së Kosovës, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës (Ah sikur të kishim edhe ne një ministri të tillë, një ministri për një të tretën e popullit shqiptar në mërgim).

Disa ditë më parë më erdhi një lajm se në adresë të të gjithë mësuesve kosovarë në diasporë Ministria e Arsimit dhe e Teknologjisë i kishte dorëzuar Ministrisë së Diasporës këtë mesazh publik...

...Të nderuar mësues të mësimit plotësues në diasporë,
Shpresoj të jeni shëndosh e mirë. Me këtë e-mail ju njoftojmë se Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës më datë 09.09.2014 ka bërë pranimin e librave shkollorë nga MASHT-i.
Për fillimin e vitit shkollor 2014/15, edhe sivjet ne do ta bëjmë pajisjen e shkollave me literaturë për nxënësit e mësimit plotësues në të gjitha vendet ku organizohet dhe mbahet mësimi plotësues, në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë.
Literatura përbëhet prej:
- Paraabetare;
- Abetare;
- Kompleteve të librave shkollorë të niveleve I, II dhe III;
- Lektyrave shkollore;
- Revistës për fëmijët "Ura"
- Hartave të vogla.
Pasi që vitin e kaluar janë dërguar sasi të mëdha të literaturës dhe një pjesë e madhe e mësuesve veç janë pajisur me të, këtë vit pajisja me literature do të bëhet në bazë të kërkesave dhe nevojave individuale të secilit mësues, të cilat duhet t'i parashtroni tek ne në Ministrinë e Diasporës, ndërsa sa i përket dërgimit të literaturës do t'ju informojmë me kohë se si do të bëhet.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,
Anell Bajra

Para disa ditësh i dërgova Ambasadës shqiptare në Athinë dhe Konsullatës shqiptare në Selanik një pyetje në se kanë ardhur tekstet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Nuk më ka ardhur asnjë përgjigje.

Mbase formula e paraqitur në seminarin e Beratit nga e deleguara e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për rrugën që do të ndiqet këtë vit për pajisjen e fëmijëve me tekste shkollorë nuk ka funksionuar. Formula ishte...

Mësuesit të bëjnë kërkesën për tekste të cilën t'ia dërgojnë ambasadës e cila t'ia përcjellë Ministrisë së Jashtme, kjo të na e përcjellë ne...Më pas ne, pasi të sigurojmë tekstet, i dërgojmë në Ministrinë e Jashtme dhe kjo i dërgon në Ambasadë. Ju shkoni e i merrni atje...

Një mësues në Austri, pasi dëgjoi këto më tha:

Vitin e kaluar më erdhi në shkollë një kamion me libra. I shkarkuam dhe i shpërndamë në klasa për çdo mësues e për çdo nxënës...
Nuk e di, mbase e kam gabim që përjetoj dilemën hamletiane "Të hesht apo të mos hesht".

Heshtja, kur është fjala për gjuhën shqipe në Greqi, për mbijetesën, për rrezikun para syve tanë të asimilimit gjuhësor e identar të shqiptarëve, është ulje koke, nënshtrim...

Unë nuk do të hesht...

Po ju?

Athinë, 24 shtator 2014

ABDURRAHIM ASHIKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME (09.18.2014)
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)
NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi (09.05.2014)
EMIGRIMI - MBI 10 MIJË VETA LARGOHEN ÇDO VIT NGA KOSOVA, KRYESISHT TË RINJ E TË REJA (09.04.2014)
GËZIM MYSHKETA - ARTI NË SHQIPËRI ENDE VUAN NGA MENTALITETI KOMUNIST (Intervistë) (09.01.2014)
DUKE MENDUAR SE JETOJMË PËRKOHËSISHT NË MËRGIM, PADASHJE NE BIEM NË NJË GRACKË QË NUK  E KE IDENË SE EKZISTON DHE NUK SHEH NJË KTHIM PRAPA-thotë mësuesja Ermira Morina, që mban mësimin e Gjuhës shqipe në shkollën shqip (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]