E Premte, 03.29.2024, 02:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGEN
Nga AGIM GASHI

E Martë, 10.07.2014, 07:35am (GMT+1)



Mbrëmë pata nderin të jemë mysafir i Shoqates Kulturore "Nexhmije Pagarusha" në Solingen.

Ftesa më ishte bërë nga komplet Kryesia e Shoqates që mbrëmë festonte njëvjetorin e hapjes.

Natyrisht se kur ka kësi evenimete gjithmonë km shkuar vullnetar dhe pa asnjë lloj kompenzimi. Ashtu ishte edhe mbrëmë. Erdhen më moren. Në Shoqatë mbërrimë pak si vonë për shkak të rruges së mbyllur, por e gjithë antarsia më kishin pritë.

Menjëherë pas përshëndetjeve të të gjithëve pothuaj, fjalen e mori Kryetari i Shoqates dhe aktivist i devotshëm i kombtaarizmit tonë, z. Çerkin Shaqiri,i cili pas përshëndetjes që i bëri të pranishmëve, foli edhe për rolin e Shoqatave në mërgim. Ai pos tjerash tha:

"Hapja e Shoqatave në mërgatë, sot është sikur të hapet një Universitet kombëtar. Mungesën e tyre e kemi ndje që pas luftës së Kosovës, kur populli ynë mori një rrugë krejt të gabuar duke menduar se pas kësaj lufte, shqiptarët më sduhet të punojnë, shkatrruen çdo gjë të arritur me mund, u ndanë në rryma partiake, arriten të formojnë urrejte dhe ta ndajnë këtë popull i cili vuajti me shekuj në thundrrat armike.

Klubet dhe shoqatat në mërgatë u mbyllen. U hapen disa private që luanin rrolin e ndonjë rryme politike apo edhe fetare.Populli ynë është i uritur per bashkim e jo per ndarje, i uritur për dije, per histori e per kulture shqiptare.Neve po na asimilohen gjeneratat e reja pa e ditë se nga e kanë prejardhjen".

Kjo pjesë e fjalës së tij u duartrokit gjatë, e mua mu kthye mendja në të kaluaren dhe të tashmen. Mu kujtua se sa të pasur kombëtarisht ishim, e sa të varfër jemi tani.
Mërgata shqiptare, mu si ka devijuar populli në atdhe, ka devijuar edhe në mërgatë.
Ato inate politike që u u mbollen tek populli ynë, i cili të keqen e rritë si misrin e ujitur mirë, bënë që vetëm në Gjermani të mbyllen mbi 30.000 klube shqiptare që mbaheshin nga vetë shqiptaret dhe nga ku u grumbulluan milionat për ta ndihmuar Kosovë, shkollen shqipe, varvërinë dhe luften tonë për liri, e cila luftë sdo të mund të bëhej pa mërgaten dhe Klubet.

Fatkeqësisht, ndihmt e mërgimtarëve u keqpërdoren tmerrsisht dhe për të humbë gjurmet dikujt i ra ndërmend që ta bëjnë edhe mbylljen e Klubeve e Shoqatave.
Ishte dhimbje e madhe kur shifshe analfabetët me mjekrra duke imituar Adem Jasharin, që kërconin edhe me vrasje njerzit e mërgatës. Ata mjekrrosha tani u ndryshuan.Lëshuan prap mjekrrat por tani jo më me "betimin" për luften por me "betimin" për All-llahun.

Në vend të Shoqatave Kultorore, pothuajse të gjithat sot u shëndrruan në xhamia me emërtimet "Shoqatat Kultorore Islame Shqiptare". Kjo është vetëvrasje tjeter e kombit, mërgates dhe rinisë sonë, e cila po i shkon rrugës së Ardi Ukës i cili vrau ushtarët e pafajshëm amerikan.

Shteti edhe pse e ka një Ministri, akoma ska mund ta marr kontrollin mbi mërgaten, sepse Ministria e Mërgates, apo si e quajnë gabimisht atje në atdhe Ministria e Diasporës, duhet që stafin e saj ta ketë në vendet ku ka mërgimtar e jo në Kosovë. Të quhet Ministri e Diaspores e të rrij në Kosovë, kjo askund nuk e qet fundin e mirë. Ministri Makolli mjaft shpesh u mundue me e vizitue mërgaten, por edhe ai dhe stafi i tij janë përqendruar tek investimet në Kosovë pa ju shkue mendja se miliona shqiptar moren rrugën e keqe të asimilimit.

Andaj, në këtë Shoqatë, mbrëmë këndova e recitova me afshin e shpiertit edhe pse isha i sëmurë.Interesante është se kur shof shqiptarët e grumbulluar ashtu si mbrëmë, të veshur evropianqe, të kulturuar e të vendosur për ta ruajtë traditën kombëtare dhe në mbrojtje nga asimilimi, zemra më bëhet mal, zëri më rregullohet dhe ia them këngës së paster shqipe.

Pas fjalës së Kryetarit Çrkin Shaqirit, mikrofoni iu fal fëmijëve për disa recitime që për mua ishin të pakta. Edhe pas kësaj pike, mikrofonin e mori këngëtarja tani e njohur Hajrije Lulja Abazi e cila njëherit është edhe bashkëshortja e Çerkinit, dhe që familjarisht kultivojnë muzikë e paster shqipe.

Këngët e saja të kthenin mbrapa në kohë kur këndohej vetëm shqip e kur mendohej vetëm shqip. Pastaj mikrofoni mu dha mua. Sëpari kënduam në duet këngën "Ma ke gishtin për unazë" e pastaj unë vazhdova me serinë time. Dikur ia thash edhe me sharki, bëra recitimin e poezisë për nënën, dhe çdo këngë si e Hajries, ashtu edhe e imja përcilleshin me duartrokitje frenetike. Duartrokitej sepse aty skishte këngë tallava, dhe se aty këndohej shqip e vallzohej shqip.

I lumtë mërgimtarëve nga Solingeni e sidomos familjes Shaqiri e cila me familjet tjera, nuk kursyen për hapjen e Shoqates.

Qofshi faqebardhë Ju të gjithë që nderoni sëpari vetëveten e pastaj edhe kombin.

06.10.14

Düren

AGIM GASHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME (09.18.2014)
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)
NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi (09.05.2014)
EMIGRIMI - MBI 10 MIJË VETA LARGOHEN ÇDO VIT NGA KOSOVA, KRYESISHT TË RINJ E TË REJA (09.04.2014)
GËZIM MYSHKETA - ARTI NË SHQIPËRI ENDE VUAN NGA MENTALITETI KOMUNIST (Intervistë) (09.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]