E Enjte, 03.28.2024, 10:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS

E Martë, 10.14.2014, 02:50pm (GMT+1)



Paratë e dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre, vazhdojnë të luajnë rol mjaft të rëndësishëm në mirëqenien e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës.

Shuma e mjeteve të dërgesave të emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, është rreth 600 milionë euro, që do të thotë se brenda një periudhe 10-vjeçare remitencat kanë kaluar shumën prej 5 miliardë euro.

Sokol Havolli, zëvendësdrejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar dhe të Analizave Ekonomike në Bankën Qendrore të Kosovës, tregon për Radion Evropa e Lirë se remitencat gjatë këtij viti kanë shënuar ngritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve kapin shumën prej 291 milionë eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 272 milionë euro.

Sipas analizave të Bankës Qendrorë të Kosovës, ky trend i remitencave, do të vazhdojë edhe në pesë vjetët e ardhshëm.

"BQK-ja ka kryer analiza të kohëpaskohshme, përfshirë edhe trendin e remitencave se kur priten të bien ato, por aktualisht jemi në një fazë ku diaspora është duke u rritur kështu që në një periudhë afatmesme, pra për një periudhë më tepër se pesëvjeçare nuk pritet se do të ketë rënie të madhe dhe presim që të ketë një stabilitet ose një ngritje të lehtë në periudhën e ardhshme", sqaron Havolli.

Të dhënat e tregojnë se 43 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë anëtarë të familjes që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë 22.4 për qind prej tyre pranojnë remitenca prej familjarëve.

Këto mjete kryesisht janë shpenzuar për konsum ditor, tregon Havolli.

"BQK-ja bën analiza lidhur me shpenzimin e remitencave. Remitencat dërgohen për të financuar konsumin e ekonomive familjare dhe dërgohen në shuma të vogla gjatë muajve. Nëse e themi se një emigrant mund të dërgojë 200 apo 300 euro për familjen e tij, është vështirë që ato mjete të transferohen nga konsumi në investime, pasi që vetë destinimi i tyre është fillimisht për konsum", shton Havolli.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se paratë e dërguara nga emigrantët kosovarë për vite kanë ndikuar në zbutjen e varfërisë në Kosovë, pasi që në të kundërtën, siç thekson Rexhepi, pa këto para shumë familje do të kishin vështirësi në përmbushjen e nevojave elementare për jetë.

"Kur kemi parasysh strukturën e shpenzimit të remitencave, atëherë është e qartë se kjo është shtylla apo mbështetja kryesore, së paku pse niveli i varfërisë mbetet këtu ku është, pse nuk është më e thellë. Ka shumë tregues që flasin se remitencat financojnë nevojat elementare,   janë shpenzuar për të mbajtur gjallë familjet që marrin para nga familjarët e tyre që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit", shton Rexhepi.

Sipas disa hulumtimeve të organizatave ndërkombëtare, thuhet se Kosova është ndër vendet me më se shumti dërgesa të pranuara. Remitencat, sipas këtyre organizatave, llogaritet se përbëjnë 18 për qind të bruto-produktit vendor.

Por, për t'i orientuar këto mjete në investime, ekspertët e ekonomisë thonë se duhet të krijohen parakushte.

Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, thekson se mënyra e shpenzimit të remitencave është dashur të drejtohet më ndryshe, jo aq shumë prej vullnetit të dërguesit apo pranuesit, por duhet të ketë ligje apo forma tjera.

 "Anomalia e deritashme është që këto investime nuk janë trajtuar si investime të huaja, së paku që të kemi një trajtim krejt ndryshe në krahasim me mënyrën se si shpenzohen dhe për këtë arsye ato kanë shkuar vetëm në financimin e nevojave elementare të familjeve dhe jo në investime të ndryshme, prej të cilave do të ishte përfitimi më i gjerë përkatësisht, do të hapeshin vende të reja të punës", vlerëson Rexhepi.

Ai  e quan shqetësuese që as 10 për qind e këtyre mjeteve që vijnë nga emigrantët nuk investohen në ndonjë ndërmarrje të vogël apo të mesme.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë mbi 700 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME (09.18.2014)
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)
NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi (09.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]