E Enjte, 04.25.2024, 02:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE
Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali

E Enjte, 10.23.2014, 08:07am (GMT+1)



Ai është shumë i ri. Ka shkuar në Itali pa mbushur ende të njëzetat. Jo me aeroplan dhe as me traget, por me një gomone në mes të natës, me frikën se do ta braktisnin në mes të detit nga momenti në moment. Por, si shumë shqiptarë të tjerë në Itali, Angjelin Lekaj ka mundur që t'ia dalë më së miri, madje edhe të bëhet një nga më të mirët në qytetin ku ai jeton. Prej vitesh, Angjelini jeton, studion dhe punon në Breshia. Studion në Akademinë e Arteve në sistemin Master dhe pritet që edhe këto studime, ashtu si edhe në Bachelor, ai të shpallet më i miri i studentëve aty. Studion për Interior Design, pra për arredimin e ndërtesave, por ëndrra e tij është të bëhet arkitekt. Madje, projektet e tij më të mëdha janë në këtë fushë. Në këtë intervistë për "Shekullin" Angjelin Lekaj rrëfen detajet e një projekti që sot Italia po e quan madhështor dhe për të cilin kanë filluar mediet të shkruajnë ende pa përfunduar.

Angjelin si lindi ideja e këtij projekti për të cilin po flasin shumë mediet në Breshia?

Duhet ta nis si një përrallë. Na ishte një herë një i moshuar, i pasur, por që ëndërronte të ndërtonte një azil të madh, një shtëpi pushimi për të moshuarit në fakt. Në pamundësi për ta ndërtuar vetë atë brenda një kohe të shkurtër që nga momenti kur i lindi ideja, ai ia la këtë amanet të birit. Tashmë i biri është 90 vjeç dhe më shumë se kurrë ai e ndien nevojën e realizimit të amanetit të të atit. Të gjitha paratë që i la i ati ai i ka përdorur në një fondacion, fondacioni që do të bëjë sot realitet amanetin e babait, ëndrrën e tij dhe të shumë të moshuarve të tjerë.

Po çfarë lidhjeje keni ju me këtë ëndërr?

 Sapo kisha filluar studimet Master, kur drejtori i shkollës sime më sugjeroi që të bëja një projekt të veçantë për një shtëpi të madhe të moshuarish. Ai m'u drejtua mua pasi në mbrojtje të studimeve trevjeçare, unë kisha realizuar një ndërtesë në formën e anijes, një ndërtesë katërkatëshe. Por, atë kohë unë nuk e shita projektin tim, edhe pse atë e pëlqyen shumë studio, sepse unë e kisha projektuar që në fillim duke menduar për Tiranën. Projekti i ndërtesës-anije i pëlqeu aq shumë drejtorit sa që më sugjeroi të projektoja diçka tjetër po aq të veçantë. Dhe unë ndërtova qendrën e të moshuarve.

Na thuaj pak më shumë për këtë projekt, për këtë qytezë brenda qytezës...

Projekti është i zhvilluar i gjithi në formën e Njeriut të Da Vinçit. Një shkallë të cilën e kam vendosur aty në mes e kthen ndërtesën në formën e shqiponjës, gjë që doli rastësisht gjatë projektimit dhe që më pëlqeu jashtë mase. Në këtë qendër të moshuarish është konceptuar që të ketë recepsion, korridore nga 3 metër largësi me lulishte të brendshme. Në brendësi do të ketë salla masazhi, salla televizioni, bare dhe shërbime të tjera. Ndërtesa ka pesë krahë ku secila është e projektuar për 20 persona me salla të veçanta televizive, pushimi dhe leximi, kuzhinë të veçantë për çdo 20 apo 25 persona, zyra dhe të gjitha shërbimet për infermier dhe doktor. Sigurisht që do të ketë edhe shërbime të përbashkëta ku përfshihen dentisti, berberi e shumë shërbime të tjera. Brenda në qendër do të ketë kishë si dhe dy salla mortuarie (të vdekurish). Nuk mungon në projektin tim amfiteatri, pishina, lulishtja, parkime për makina, motorë dhe biçikleta. Edhe parku për fëmijë. Që do të vijnë të vizitojnë gjyshërit nuk mungon. E gjithë ndërtesa është 4 mijë metra katrorë dhe gjelbërim dhe lule nga kë dhe ka katër ashensorë dhe është pajisur me panele diellore.

 Si u prit ky projekt në Itali? U pranua menjëherë?

I pari e pa drejtori im. Ai tha se do t'i kërkonte menjëherë financuesit një vend. Fondacioni e pëlqeu aq shumë sa që menjëherë njoftoi mediet për realizimin e këtij projekti. Në komunë u miratua menjëherë ndërtimi i tij dhe vendi se ku do të ndërtohej. Kështu u bëra shumë shpejt i famshëm.

Sa i kënaqur jeni tani që po bëni diçka madhështore në Itali?

Shumë. Kënaqësia më e madhe është sepse do t'i dhuroj të moshuarve një qendër ndryshe nga gjithë të tjerat në Itali. Më vjen mirë që ky projekt është dhuratë për një shtresë si ajo e të moshuarve dhe ndihem mirë që po e bëj një dhuratë të tillë.

Një ndërtesë si anije

Ishte pikërisht projekti i paraqitur në fakultet si mbrojtje e studimeve trevjeçare që e bëri Angjelinin studentin më me imagjinatë në Akademinë e Arteve në Breshia. Atë vit, Angjelin Lekaj kishte vendosur që të paraqiste përpara komisionit një projekt ndërtese që të ngjante me një gjysmë anije. Kur e shohim këtë projekt na duket si një anije e prerë në mes. Është katër kate dhe është realizuar në një kohë shumë të shkurtër. Projekti i qendrës së të moshuarve i ka kushtuar dy muaj punë intensive, ndërsa ajo e ndërtesës-anije më pak. Vetë Angjelini do të na tregojë më shumë për këtë ndërtesë që është menduar të ndërtohet në Tiranë.

Çfarë mund të na thuash për projektin e ndërtesës anije që i hapi rrugën projektit gjigant të qendrës së të moshuarve?

Ndërtesa në formën e një anijeje të prerë në mes është konceptuar si një ndërtesë katërkatëshe. Ajo kryesisht do të funksionojë si qendër biznesi, me zyra, bare dhe ndonjë gjë tjetër të këtij lloji. Nuk zë një hapësirë shumë të madhe, por kostoja e saj nuk është edhe aq e vogël. Pra, investimi nuk është edhe aq i vogël po ta llogarisësh me ekonominë e shqiptarëve, sepse që në fillim është projektuar për t'u ndërtuar në Tiranë. Por, kam frikë se do të duhen edhe disa vite për ta ndërtuar këtë projekt në vendin ku kam menduar unë të jetë. Ama, në Itali nuk e vë në zbatim sepse që herët e kam projektuar për në kryeqytetin e vendit tim.

Sa kohë të është dashur për të realizuar projektet?

 Për realizimin e qendrës së të moshuarve më janë dashur dy muaj punë intensive dhe më pas rregullime dhe kalkulime të herëpashershme. Por, intensivisht dy muaj kam punuar për të hedhur idenë dhe për të pasur skicën e parë. Ndërsa për ndërtesën në formën e anijes më janë dashur më pak. Ndoshta edhe sepse ka ardhur shumë natyrshëm. Atë kohë mendoja që këtë projekt ta ndërtoja në Laprakë, në Tiranë, pasi aty kam një vend nga familja për ta ndërtuar këtë qendër tregtare. Kështu nuk e shita projektin, por sa herë që vij në Tiranë kuptoj se gjithnjë e më e vështirë bëhet ndërtimi i "anijes".

 Ç'mendon për Tiranën që e sheh pas kaq vitesh?

Është kaotike ngado që shkon. Rrugët trotuaret, shtëpitë, nuk ka asnjë plan projekt që të ketë lidhje me tjetrin. Janë ndërtesa sipas kohës së pronarit, janë rrugë të tmerrshme pa trotuare, janë një katrahurë që ndoshta do të duhet shumë kohë që ta sjellim në vete kryeqytetin tonë, por asgjë nuk është e pamundur po të punohet me zona dhe me plan-projekte.

 Shqiptari që shkëlqen në Akademinë e Arteve

 Diplomën e studimeve trevjeçare e ka mbrojtur me një ndërtesë në formën e anijes. Por, që në nisje e kishte menduar si një projekt që do të ndërtohej në Shqipëri. E meqenëse, u shpall një nga projektet e realizuara më mirë, drejtori i universitet ku ai studion i këshilloi të merrej edhe me një tjetër projekt të veçantë që mund të zbatohej në Itali. Projekti i tij i fundit është një ndërtesë në formën e njeriut të Leonardo da Vincit. Është një ndërtesë, një qytezë për të moshuarit. Të gjitha këto i ka bërë Angjelin Lekaj një shqiptar që kohët e fundit është bërë i famshëm në Itali, pikërisht për ndërtesat e tij. Është më i miri i studentëve në Akademinë e Arteve në Breshia, sepse të gjitha projektet e tij janë unike dhe ndryshe nga ato që mund të keni parë ndonjëherë të zbatuara. 

LUELA MYFTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK (10.12.2014)
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]