LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK
E Premte, 11.07.2014, 11:17am (GMT+1)
Voal - Shqiptaro-amerikanja Lisa Milicaj është këshilltare bashkiake në Pleasant Valley të New York-ut.
Ndërkohë ajo është e kudogjendur në aktivitetet që zhvillon diaspora jonë në SHBA.
Bukuri shqiptare e shkolluar dhe e kultivuar në vendin e lirisë, ajo është e suksesshme dhe natyrisht krenari për komunitetin.
Lisa Milicaj është zgjedhur në postin e saj në vitin 2011 dhe ka një mandat 4-vjeçar. Pra, zgjedhjet e reja do të mbahen në fund të vitit 2015.
Këshilltarja bashkiake është vajzë e dy emigrantëve nga Kosova dhe ka bërë histori duke qenë një nga gratë e rralla shqiptare të përfshira në politikën amerikane.
Ajo ka biznesin e saj të suksesshëm, një agjensi sigurimesh në pronat e patundshme, të cilën e drejton vetë në postin e Presidentes. Firma quhet "First Insurance Agency Inc".
Prindërit e Lizës erdhën në SHBA rreth 45 vjet më parë, po ndonëse e lindur këtu, Lisa flet shqip dhe është aktiviste e njohur në komunitet.
Ajo ka mbështetur fushatat e kandidatëve republikanë për zgjedhjet e 4 nëntorit, por nuk ka qenë vetë kandidate./Referuar edhe gazetës Illyria
www.voal-online.ch
|