E Enjte, 03.28.2024, 10:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTA
Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU

E Djelë, 11.16.2014, 10:21am (GMT+1)



Do largohemi nga krahina SmÃ¥land, do rrugëtojmë në përndim të vendit, në mënyrë që të jemi pothuajse në gjithë territorin, por do kujdesim që të jemi dhe vizitojmë vendet më atraktive turistike dhe kulturore bashkëkohore, por edhe të kohës. Do rrugëtojmë se bashku në zona dhe vende të cilat kanë qenë dhe janë ende të vizituara dhe të njohura për vizitorë nga koha dhe rëndësia që ato kanë pasur dikur, por që edhe sot kanë për këtë vend.

Do ju shetisim në regjionin ku njerëzit këtu thonë se në këtë vend ka lindur tregëtia, ka lindur prodhim i tekstilit, pra do lëvizim në regjionin ku e ka zanafillën tregëtia, por jo kjo e sotmja, por ndoshta edhe kjo sepse aty e ka zanafillën. Por ajo tregëti bëhej ndryshe një kohë e ndoshta edhe sot ka zenë vend serish një still i tillë në këtë vend.

Në adresë në kutinë postare ka arritur një katalog me porosi për blerje e ti duhesh të shikosh se nga kush ka ardhur i njejti. Gjithësesi ai katalog është nga BorÃ¥s.  

 Regjioni për rreth BorÃ¥s quhej fshati tregtar. Që në vitin 1500 njerëzit shkonin përqark e këta ishin tregëtar të cilët shitnin pelhura nëpër amvini në këtë regjion. Këta njerës quheshin tregëtar shetitës dhe njeriu i dallonte shumë lehtë sepse ata kishin secili nga një thes në shpinë.

Në thas ata më së shpeshti kishin pelhura, por kishin edhe stoli, çorapa, krehër si dhe gjësende tjera për shitje.

Shitëstit shëtitës blenin pëlhurat e tyre nga gratë të cilat i endnin dhe punon në vek në shtëpitë e tyre. Por më vonë njerëzit këtu filluan të ndërtojnë fabrika ku gratë filluan të punësohen dhe të punojnë në to, të bejnë pelhura si dhe të qepin rroba nga to.

Në bazë të asaj që ne shofim sot në këtë regjion shumica e këtyre fabrikave janë mbyllur. Por ka ende shumë veqe të cilat edhe sot e kësaj dite punojnë e bëjnë pelhura për mobileri, tepiha dhe peshqira në këtë regjion. Por sot në këtë regjion janë krijuar shoqëri apo më mirë të themi firma të cilat në vend të tregëtareve shëtitës shesin rroba përmes porosisë me postë. E kjo është një traditë dhe baza nga ka lindur tregëtia që sot zhvillohet në këtë formë ne vendet e industrializuara siç është Suedia.   

Por pos që është zhvillua tregëtia dhe industria në këtë regjion do shohim se edhe bujqësia ka pasur në zhvillim të hovshëm.

Thuhet se kur akullnajat kanë filluar të shkrihen në sipërfaqen e tokës në këtë pjesë të skandinavisë janë shfaqur apo krijuar dy liqenjë të mëdhenjë të cilët edhe sot i japin një pamje madheshtore Suedisë, e këta janë liqenjtë Vänern dhe Vättern, dy liqenjtë më të medhënjë në mesin e atyre liqenjëve që janë shumë në Suedi. Por toka që ka mbetë mes dy liqinjëve është tokë shumë pjellore.

Bujqtë e këtij regjioni mbjellin drithëra të llojeve të ndryshme dhe kanë një fond të madh lopësh qumshtore. Asnjë regjion tjetër i Suedisë nuk ka më shumë lopë qumshtore se këtu. Në qymshtore të dy qyteteve të këtij regjioni në Götene dhe Skara bujqitë në ditë grumbullojnë deri në një milion litra qumshtë. Nga ky qumshtë prodhohet djathë, pastaj yndyrëra si dhe pjesa tjeter bëhet qumshtë pluhur. Në ketë regjion është edhe Limani më i madh dhe qyteti i dytë më madhësi në Suedi e në ketë qytet pÃ¥ra në Göteborg në det këtu derdhet lumi Göta i cili buron nga liqeni Vänern.

           Një ikje momenti në kohë dhe histori

Në menduam së bashku dhe pasi u ndjemë një vendosëm që të ikim pakëz në kohë dhe histori, atëherë bëmë një vizitë në një fshat parahistorik të ndërtuar për lakmi nga komuna Falköping në mënyrë që edhe fëmjët e shkollave fillore pasi që të jenë njohur në mënyrë teorike me kohët e zhvillimit të jetës njerëzore dhe vet njeriut, ata në mënyrë praktike ta përjetojnë këtë.

Ata kanë ndërtuar një fshat parahistorik me emrin Ekehagen, i cili vizitohet nga numër shumë i madh turistësh vendor dhe të jashtëm gjatë vitit. Ishte kënaqesi për ne që ishim këtu dhe u bindëm se edhe ne kemi mjaft vende të tilla në vendin tonë, por në vend se ti freskojmë ato ne pothuajse të gjitha i kemi shkatërruar. Tani ne do ecim më kohën këtu e ju do jeni me ne.    

                     
  
                  Fshati parahistorik Ekehagen

Në fillim të viteve 80 komuna e Falköping, një qytet në Västralandsregionen, ka bërë prezentimin e një hulumtimi turistik dhe më këtë rast ata rëndësi të madhe i kanë kushtua pasurive të mëdha kulturore të kësaj treve, të cilat kanë qenë një resurs me shumë rëndësi për zhvillimin e turizmit në këtë komunë.

Atëherë është dhënë propozimi që në këto treva të kësaj komune të ndërtohet një Fshat parahistorik pra i kohërave të vjetra, e qëllimi ishte që vizitorët të përjetojnë këtë epokë të historisë vet në këtë Fshat.

Fshati parahistorik ka filluar së ndërtuari në vitin 1981782. Interesi i Shoqatës lokale dhe përshtatshmëria e zonës kanë vendosur që ky fshat të jetë në Ã…sarp.

Një rrugëtim me kohën, një rrugëtim në kohë në Fshatin parahistorik Ekehagens, një nga fshatrat më të mëdha të imagjinuara dhe më të vjetra parahistorike të ndërtuara në Suedi!

Fshati është një fole në një pyll ku edhe lisi i bukur është me të vërtetë një parajsë në tokë. Ekehagen është një muze në natyrë me destinacion që tregon historinë më të vjetër, Epokën e Gurit, Epokën e Bronzit dhe të Epokën e Hekurit. Ky fshat magjik na dërgon në një kohë tjetër ku do përjetojmë përvoja jetësore-pothuajse si në parahistorinë e vërtetë.

Në Ekehagen janë shtatë vendbanime shtegtare nga epoka parahistorike që njeiut të sotëm i sjellin në kujtësë kohën e  lashtë, e këtu e kemi fjalën për fëmijët dhe të rinjtë bashkëkohor që atyre do u japin njohuri solide nga Epoka e Gurit, Epoka e Bronzit dhe Hekurit. Banesat në këto kohë parahistorike kanë qenë në çdo cep të fshatit, ku edhe peizazhi përreth dhe mjedisi i formësuar  i fshatit në atë çka njeriu sheh janë shumë të mundshme që të përshkruajnë mjediset parahistorike sa më origjinale të jetë e mundur.  

Shumica e vendbanimeve janë ndërtuar si rikonstruksione, dmth ata kanë një ide nga gërmimet arkeologjike si një model. Bazuar në gjetjet e tilla dhe mbetjet e tjera të kohës dhe njohurive arkeologjike, e që është një interpretim se si zgjidhja mund të ketë dukje sot. Shtëpitë dhe kasollet e ndërtuara me materiale dhe
 

teknologji që janë të mundshme për periudhë kohore për të cilën bëhet fjalë, pra për kohet parahistrike janë të ndërtuara nga druri, balta dhe të mbuluara me kashtë. Është kjo diçka e përbashkët edhe me vendin tonë, është kjo diçka që edhe ne e kishim, por koha e sotme i zhduku të gjitha. Por sot këto relikte janë zhdukur nga faqja e dheut tek ne, e në këtë vend të largët nordik, në vendin e zhvillimit industrial me të fuqishëm themi sot këto gjera gjejnë vend dhe lulëzojnë, në mënyrë që të rinjëve tua kujtojnë jetën e  paraardhsve të tyre. Epoka e gurit, apo si këtu e quajnë koha e gjuetisë në Suedi ka fillua pas kohës së akullnajave rreth 12.000 vjet më parë dhe ka përfunduar për rreth 6.000 vjet më parë. Vendbanimet më të vjetra në brendësi në Västergötland ishin vendosur në     Hornborgasjön dhe janë rreth 9.300 vjet të vjetra, gjurmët e kasolleve dhe gjërave tjera të cilat janë gjetur në këtë trevë jepin të kuptohet se është fjala për materiale nga koha që bëhet fjalë.
 
Vendstrehimet gjatë epokës së gurit shpesh përbëhen nga kasollet e thjeshta.Vendndodhja është zgjedhur me kujdes pranë ujit me qëllim për peshkim, gjueti dhe grumbullimin e bimëve.

Kasollet në Ekehagen janë objekte me formë ovale me çati të mbuluar me kashtë thekre, në madhësi rreth 4x6 metra.  Kasollet janë bërë  me thupër, dhe këto janë të lidhura së bashku në mënyrë speciale, me tavanë të hapur në mënyrë që tymi dhe flaka nga zjarri që ndizej mu në mes kasolle të shkoj përjashta, por me kujdes që mos të këtë dëmtim nga zjarri në kulm dhe tavanë të kasollës e cila ishte e ndërtuar kryesisht nga druri dhe e mbuluar nga kashta.

Ky vendbanim parahistorik është ndërtuar nga shteti suedez në mënyrë që edhe gjeneratat e reja të njihen me kohen dhe kushtet nëpër të cilat ka kaluar edhe populli suedez në kohë dhe vite. Këtu në këtë vendbanim të ndërtuar enkas për këtë qëllim për çdo vit vizitohet nga nxënës të klasava të treta të shkollave fillore ku në mënyrë praktike nxënësit njihen me modelin e jetesës së njerëzve në këtë kohë. Ata vet do jenë pjesëmarrës në aktivitet ditore të banorëve të fshatit parahistorik, në gatimin e ushqimit, pjesëmarrje në gjueti, peshkim dhe punë tjera ditore të banorëve të fshatit parahistorik, çka nxënësve u jep mundësinë që edhe ata vet të përjetojnë këtë kohë jete.
 



            Vendbanimet në epokën e gurit

 Është një periudhë që ka zgjat nga 4000-1800 para Krishtit. Periudhë e cila u karakterizua nga tranzicioni në jetesën e re me blegtori dhe bujqësi. Të dy modelet e zgjidhjes së jetesës janë ide të njerëzve për ndryshimin e jetës. Këtu kemi të bëjmë me një formë dhe model të ri të jetesës.

Vendbanimet, të cilat përmbanin disa ndërtesa, të cilat mund të përdoreshin për aktivitete të ndryshme gjatë tërë vitit. Shtëpitë ishin të rrethuar nga fusha, kullota dhe varre. Burimi më i rëndësishëm furnizimi ishin kafshët. Derrat, delet, dhitë dhe bagëti të cilat shëtisnin lirisht në pyje dhe livadhe.

Shtëpitë e gjata të fshatit të vjetër parahistorik Ekehagens janë të datuara në periudhën e vonë neolitike, rreth 2000 para  Krishtit. Shtëpia është 14 metra e gjatë dhe 6 metra e gjerë. Shtylla qendrore të shtëpve  janë nga lisi, lendë druri. Kulmi është i mbuluar me kashtë thekne, të lidhur.


 

 Në pyjet e Ekehagens ka shumë kurthe të vendosura për të kapur shtazët e egra, ato tregojnë se si është organizua gjuetia e kafshëve të egra në të kaluarën. Janë kurthe në madhësi të ndryshme në varësi të asaj se çfarë kafshe kanë gjuajtur.
                          

Koha e bronzit

 Koha e bronzit ishte diçka më e shkurtër se 1000 vite nga viti 1800-500 para epokës së Krishtit.


Në këto vise u mësua për bronzin në bazë të kontaktëve me me pjesët tjera të Europës qendrore si duket. Edhe bakri dhe kallaji silleshin nga atje në vend në formë të broznit të gatshëm. Shtëpitë në kohën e broznit kishin shtylla dyshe të cilat mbanin lart kulmin e shtëpive.

      

Njerëzit jetonin në oborret e tyre në shtëpitë e tyre të gjata dhe nganjëherë edhe me depo dhe me punëtori të ndërtuara bri tyre. Në këtë kohë veshja ishte e punuar nga prodhimet e tekstileve. Varrimi ishte i njejtë pothuajse me atë të Europës së mesme ku shimica e te vdekurëve kremoseshin e që ishte berë një traditë edhe këtu.
                
                                 Koha e hekurit

 Në bazë të të dhënave që njeriu has në Ekehagen jo vetëm që do gjej relikte nga kohët e lartpërmendura, por këtu do gjejmë edhe ca relikte nga koha e hekurit e cila ishte nga viti 500 para. Krishtit deri në vitin 1000 pas Krishtit, e nga kjo mësojmë se në këto treva do ishte po kjo klimë që sot mbretëron. Verërat ishin me të ftohta e dimërat me të ngrohët dhe me më shumë shira se në kohën e Bronzit.

Në Ekehagen gjejmë si thamë relikte të cilat na paraqesin jetën në kohën e hekurit ku në dy suka afër shtëpive që paraqesin kohën e hekurit gjenden disa ngrehina guri njëra prej tyre me një mbetje guri në në maje. Varrezat janë të ngjashme me ato të kohës së bronzit ku bëhej kremimi.

Vendbanimet beheshin nga oborre të vogla të cilat janë ndërtuar për mrekulli në Ekehagen, të cilat janë konstruktuar nga një gjetje në afërsi të qytetit Halmstad e që daton nga viti 200 para Krishtit e që për rreth fshatrave ka kullota edhe këtu në Ekehagen.

Do jemi dëshmitar të asaj se edhe në kohën e hekurit këtu qenka mbjellur thekra dhe lini (kanapi) e ku arat edhe këtu qenkan të ndara nga njëra-tjera më ndihmen e mureve të ndërtuara nga gurë, me ngritje dheu që për mrekulli ariketktet që kanë punuar në ndërtimin e  këtij fshati moster i kanë përceptue dhe paraqitë në realitet.

 (Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu në vazhdime)
                                                                   vazhdon

Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)
LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK (11.07.2014)
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESITPortret emigranti nga AJET NURO (10.31.2014)
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)
KUJTESË - 10 VJET PA ANITA BITRINNga BEQIR SINA, New York City (10.20.2014)
MILIARDAT E DIASPORËS - MBAJNË GJALLË EKONOMINË E KOSOVËS (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]