E Premte, 04.19.2024, 01:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË
Nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 11.17.2014, 10:16pm (GMT+1)


Për veprat e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani" me titull "Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, mund të flitet, shkruhet e studiohet edhe më tepër dhe më shumë, sepse kjo punë e paqlodhurë e ketyre krijuesve përveç se thesar kombëtar shqiptar, është edhe një monografi historike e të gjitha veprimtarive të shqiptarëve atje. Andaj këta shqiptarë të kësaj mërgate me siguri e donë mëmëdheun e tyre, Kosovën martire, tash "edhe më mirë", edhe më shumë, edhe më ngrohtë!

Në këtë mnaifestim  libri organziau në qytetin  Malmö të Suedisë u tha se promovimet e tilla i forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin me krijuesit në diasporë, siç ka filluar të lidhen dhe forcohen hallkat e bashkëpunimit, pothuaj se nga të gjitha trojet shqiptare, dhe kështu, ky bashkëpunim, ka shkrirë edhe kufirin artificial të letërsisë dhe të atdheut. Ishin të pranishëm shkrimtar, poet, publicistë shqiptar nga të gjithe anët e Mbretërisë suedeze, adhurues të fjalës së shkruar dhe gjuhës së ëmbël shqipe.

Pjesë nga recensioni i poetit Remzi Basha nga qyteti malmö i Suedisë paraqitur më rastin e promovimit të Thesarit 3 të Shoqatës së shkrimtarëve shqiptar në Suedi.






Remzi Basha

Sa herë që shfletohen të gjitha librat e kësaj vepre, 1, 2, e 3 e begatojnë interesimin dhe diturinë e lexuesit. Kjo bëhet me sukses, sepse autorët në mënyrë kronologjike, madje të sistematizuar dhe të shtruar ashtu siç duhet, ia servirojnë lexuesit këtë begati të kësaj mërgate, të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe dekadës së parë të këtij XXI, që me të vërtetë është një thesar kombëtar shqiptar.

Pjesa e tretë e veprës "Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, 3" është e strukturuar me një formë të ashtuquajtur të sistemimit në kapituj dhe përbëhet prej tetë kapitujve të shënuar me numra. Secili kapitull ka elemente dhe specifika dalluese, por që mjeshtërisht kurorëzohen dhe bashkëdyzohen në tërësinë e veprës. Në pjesën më të madhe të kapitujve shpërfaqet aktiviteti i kësaj mërgate në Suedi, por edhe gjera të tjera me vlerë kombëtare, kulturore, arsimore, e pse jo edhe shkencore, sportive e të tjera. Ky strukturim e avancon formën e kësaj vepre në tërësi, e sidomos të pjesës së tretë në veçanti, sepse shndërrohet në begati artistike, dokumentare, e madje edhe letrare e artistike. Begatia i shtohet edhe me fotografi, e sidomos me disa shkrime në gjuhën suedeze që paraqiten në faqet e saj.

Ndër kapitujt më interesant dhe më të begatë janë ai i krijimeve letrare e poetike si dhe ai për mbajtjen dhe zhvillimin e arsimit e të shkollës në gjuhën shqipe. Në këtë kapitull përveç që botohen poezi, tregime dhe krijime të tjera të shkrimtarëve të mërgatës shqiptare janë botuar edhe recensione, kritika e vlerësime për veprat e botuara si dhe me rastin e përurimit të tyre. Shkrimet e botuara të të gjitha formave, llojeve e gjinive letrare shënojnë vlerë, edhe pse aty-këtu disa janë të krijuesve fillestarë, që i kanë bërë hapat e parë në krijimtarinë artistike. Këtu pasqyrohen edhe përurimet e veprave të përkthyera nga gjuha suedeze në shqipe dhe anasjelltas.

Në këtë vëllim, pra në pjesën e tretë të veprës, konkretisht në faqen 339 janë dhënë edhe rezultatet e një konkursi letrar për poezi të quajtur "Sofra poetike" të shpallur nga Shoqata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Suedi "Papa Klementi XI Albani", në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare "Migjeni" mbajtur në qytetin Boras në vitin 2013 dhe 2014. Në këtë manifestim letrar i cili tashmë është bërë tradicional janë shpallur rezultatet e konkursit, por janë dhënë edhe disa shpërblime të tjera. Të gjitha këto janë përcaktuar nga juria e zgjedhur nga organizatorët.

Për veprën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani" me titull "Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, 3" mund të flitet, shkruhet e studiohet edhe më tepër dhe më shumë, sepse kjo përveç se thesar kombëtar shqiptar, është edhe një monografi historike e të gjitha veprimtarive të shqiptarëve atje. Andaj këta shqiptarë të kësaj mërgate me siguri e donë mëmëdheun e tyre, Kosovën martire, tash "edhe më mirë", edhe më shumë, edhe më ngrohtë!
Promovimet e tilla i forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin me krijuesit në diasporë, siç ka filluar të lidhen dhe forcohen hallkat e bashkëpunimit, pothuaj se nga të gjitha trojet shqiptare, dhe kështu, ky bashkëpunim, ka shkrirë edhe kufirin artificial të letërsisë dhe të atdheut. Tani, ky veprim, shëmbëllen si aktivitet i suksesshëm i bashkëpunimit edhe me shumë qytete të tjera në Kosovë dhe Shqipëri. Por, njëherësh, ka nxitur edhe peshën e unitetit dhe të bashkëpunimit konkret, duke organizuar orë letrare, promovime veprash dhe po ashtu, duke marrë pjesë në manifestime të ndërsjella letrare dhe kulturore.

Më këtë rast në qytetin malmö të Suedise u promovuan edhe pese tituj t¨r ti me autor shkrimtar shiqptar me banim në Suedi , e në mesine tyre libri i i Hamit Gurgurit "I biri qenit", "Kujtime nga diaspora" i Sokol Demakut, Avdyl Ukës me titull "Loti" dhe Remzi Bashës me titull "Zjarri në duart e mia".

Ja pjesë nga kumtesa e Saranda Isenit për librin me titul "Kujtime nga diaspora IV" të Sokol Demakut





Saranda Iseni

              INTERVISTAT SI METODË KOMUNIKIMI BASHKËKOHOR


Është kënaqësi të marresh në dorë një libër si ky që jo vetëm të informon per arritjet e shqiptarëve që kanë emigruar nepër vende të ndryshme të botës por edhe të frymëzon kur lexon se si shqiptaret kudo që janë vazhdojnë t'i ruajnë lidhjet e forta me vendilndjen e tyre.  Libri « Kujtime nga Diaspora » të bën kurjoz të lexosh përshtypjet e Shqiptarëve kudo nepër botë rreth realitetit në vendet ku kanë emigruar dhe përpjekjeve të tyre per tu integruar me dinjitet në këto vende edhe pse vijnë nga shtete të vogla si Kosova dhe Shqipëria. Por, duke qenë se ne jemi një komb autentik, me baza të forta dhe kulturë të lashtë, kjo ka berë të mundur qe Shqiptarët jo vetëm të gjejnë vendin e tyre në vendet ku kanë emigruar por edhe të ruajnë lidhjet me komunitetin e tyre Shqiptar. Nuk ka se si mos të ndihesh krenar kur lexon që Shqiptarët në Suedi kanë arritur të kenë revistën ne gjuhën Shqipe « Dituria » madje edhe transmetojnë programe në Shqip që prej shtate vitesh në radion « Dituria » ne Boras te Suedisë. Mbresa te shumta të lenë edhe leximi i intervistes se të ndjerit Shaban Cakollit, poet, publicist dhe atdhetar i devotshëm që jetonte në Gjermani. Sic e thote edhe ky poet gjate intervistes se kryer prej autorit te librit Sokol Demaku, kombi yne ka mbijetuar dhe nuk eshte asimiluar nen peshen e rende per aresye se "krijimtaria jone eshte rruga me fisnike e cila e mban gjalle ndergjegjen kombetare."
"Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë" kështu thotë një fjalë e urtë filozofike shqipe, prandaj edhe duhet besua në këtë njeriu dhe duhet dhënë vetës kurjao në punën që benë.
Një prirje për dialog dhe ushtrime të një normalitetit në të cilin njeriu jeton dhe mediton sot në ditë bashkëkohorë na paraqitën intervistat si metodë komunikimi.Në kuadrin e tyre gjen dëshirën për të veri­fikuar vetëvetën, ide interesante, mesazhe konstruktive në diplomacinë e fjalës përmes formës interogative dhe retorike.
Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë, është ai i cili e çon lartë atë ndjenjë që ka në brendësinë e shpirtit të tij dhe e përcjellë të brezat që vinë.
"Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur" kështu edhe një punë e mirë dhe e mbarë ka vend për lakmi dhe është ajo që mbushë këtë hambar me ate çka duhet ta kemi në thesarin tonë të kulturës dhe gjuhës sonë.
Forca e mendimit hyn në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur, në vendin e duhur se përndryshe edhe efekti i punës së palodhur në këtë drejtim nuk do jetë i vlefshëm.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pemakur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukuaqysh në fëmijëri, sepse nuk i mbetet gjë për t'i shërbyer njerëzimit.Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të
thotë, dhe ajo që do të bëjë, do mbesin në kujtesën dhe në vetëdijen e  berzave që do vinë pas. E pavdekshemrin e njeriut e bënë vepra dhe puna e tij. Edhe ky libër do jetë një kujtim dhe shprehje e punës dhe vepres së shumë poetëve, publicitëve, atyre të cilët mbajtën dhe mbajnë gjallë kultutrën dhe traditëne tonë shkeullore, edhe pse larg atdheut, në mërgim.
Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata
mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi, ato vepra të tyre do jenë aktuale edhe njeqind vite me vonë, sepse janë vepra të cilat janë mishërua në kujtesën e  popullit dhe kanë zenë vend.
Mendoj se ashtu është edhe me një vepër sikur kjo ku njeriu mundohet të ruaj vlerat e larta të individit e përmes punës së tij edhe të kolektivit, pra që kultura dhe tradita të jenë në piadestalin më të lartë.

Libri ne vete ndgerthen 18 intervista e dy nga keto janë të autorëve tjerë që janë zhvillua me autorine  librit e para pra që në fillim apo si hyrje ne liber punua nga Zyba Hasa duke vazhduar me intervistat e zhvilluara nga autori i librit me perosnalitete të ndryshme të jetës kulturore dhe shoqërore si me prof. Jusuf Buxhovin, moderatoren e Radio Kosovës, Radije Hoxha-Dija,të ndjerin poetine  madhe ne Gjermani Shaban Cakolli, Shefikje Islamaj profesoresh në Institurin Albanologjik në Prishtinë, poeten  e re Vushtrriase Gentiana Mikushnica,  advokaten shqipatre nga qyteti Malmö i Suedisë Saranda Iseni, diplomtëne shqiptaro-amerikane qe synon të hyjë në Shtëpinë e Bardhe Ermira Babamusta, poetin, shkrimtarin dhe gazetarin Vlonjat në mërgim Arqile Gjata, Gerarta Zhej Ballo, gazetare ne programin RadioTorino International në Torino të Italisë, tropojanën në Bruxel Elona Zhana, mësuesen fierake në Tonronto të Kanadasë Ardiana Bani, të ren tironse Mimoza Gjoni, peotin dhe mërgimtarin elbasanas me qendirm në Holandë Rezart Paluqi, durrësaken Franceska Ramdani studente e Univeristet Vitrina në Tiranë, mësuesen Ermira Morina, që mban mësimin e Gjuhës shqipe në shkollën shqipe në Athinë, pedagogën dhe pÃ¥oetën tetovare Sadije Aliti, dhe përmvyllet me shkrimin e Xhavit Qitakut për Sokol Demakun.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË (11.16.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)
LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK (11.07.2014)
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESITPortret emigranti nga AJET NURO (10.31.2014)
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)
'E DUA GAZETARINË, MË BËN TË NDIHEM NË TERRENIN TIM”Intervistë me gazetarin Ndue Lazri,  emigrant në ItaliDRITA LUSHI (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]