E Mërkurë, 04.24.2024, 06:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT
BorÃ¥s dhe historia e lindjes së tij si qytet
Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU

E Shtunë, 11.22.2014, 03:48pm (GMT+1)




                                                Qytet tekstili
                                    

Më 29 qershor 2010 BorÃ¥s festoi ditëlindjen e 389-të!

Të themi të drejtën vjetët po kalojnë dhe ne jemi për ditë e më të vjetër. Por bazuar në atë që është e vërtetë, duhet të themi se për çdo vit qyteti ynë është më i dashur dhe më i bukur se kurrë më parë.

Ishte mbreti Gustav Adolfs i II, i cili më 29 qershor 1621 e nënshkroi kartën për qytetin dhe me këtë u mor vendimi për themelimin e qytetit BorÃ¥s.

Disa vjet më vonë qyteti fitoi një privilegj me të cilën iu dha e drejta për të blerë dhe shitur mallra në tërë Suedinë. Ishte ky privi­legje që hodhi themelet që BorÃ¥s të fitojë të drejtën e tregtisë së lirë.

Busti i mbretit Gustav Adolf II është tani në sheshin kryesor në kujtim të themeluesit të qytetit. Më poshtë në Sheshin e ndritshëm është një tjetër bust i një personi të rëndësishëm për qytetin e, ky është Knallen, i cili ka merita për zhvillimin e tregtisë në këtë qytet. Tregtarët qenë ata që shtruan çështjen te mbretit për të filluar me tregti, me industrinë e tekstilit. Pra, kjo ishte një ide për të kri­juar një BorÃ¥s që në mesin e viteve 1900 të kishte një rritje të shpe­jtë. Qyteti BorÃ¥s ishte më ekspansiv në vend.

BorÃ¥s ka një gamë të gjerë të ngjarjeve kulturore, si në muzikë, teatër dhe sport.

Ditëlindja e BorÃ¥sit festohet në sheshin kryesor, për çdo vjet me 29 qershor.

Ambasadori i vitit për BorÃ¥s e që në këtë solemnitet u promovua ishte mjeku Karl-Axel Ekman, borÃ¥sar i cili është në pension si mjek kirurg nga viti 1989, ka tërhequr vëmendjen e gjerë të opinionit për angazhimin e tij për fëmijët në Garissa, në Kenia. Për dekada, ai ka ndihmuar jetimore dhe shkolla dhe ka punuar për të luftuar syn­etinë te femrat në trojet e këtyre vendeve afrikane. Ky me punën e tij u ka ndihmuar qindra grave dhe fëmijëve nga gjymtimi gjenital, duke i trajnuar e përkrahur në mënyrë vullnetare dhe pa shpërblime. Këtë e ka bërë edhe me ndihmën e gruas së tij Monica Ekman. Kështu, Karl-Axel Ekman ka ndihmuar ata që kanë nevojë më së shumti.
Pastiçeritë e qytetit ishin angazhuar në këtë drejtim dhe për këtë festë ato kishin gatuar një tortë të gjatë 30 metra, e cila tortë u nda për të pranishmit në festim.

Shqiptarët në qytetin BorÃ¥s

Shqiptarët në qytetin e BorÃ¥s datojnë qysh herët, por ishte shumë e vështirë që njeriu të gjejë ndonjë gjurmë lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tyre në këtë qytet, sepse nuk ekziston asfare dokumentacioni lidhur me aktiv­itetet që këta kanë zhvilluar.

Duhet theksuar se koha kur ndoshta individët e parë janë vendosur në këtë qytet duhet të jetë diku kah vitet e 80-ta e jo më herët sikur kemi të bëjmë me nacionalitet e tjera nga ish-Jugosllavia, të cilat kanë arritur në këtë qytet dhe ende edhe sot jetojnë nga vitet 60-të, kur në këtë qytet ishte nevoja për fuqi punëtore në industrinë e tekstilit, sepse qyteti BorÃ¥s është edhe qyteti i tekstilit në Skandinavi.

Gjatë vizitës që i bëmë Institutit të Migracionit të Suedisë me seli në BorÃ¥s, nga udhëheqësi i Institutit mësojmë se edhe këtu nuk mund të gjesh gjurmë që të ketë lënë dikush nga bashkëkombësit tanë në këtë vend. Në një kënd të Institutit është vendosur një fotografi me kornizë ku shkruan "Kosova", e asgjë më tepër. Nga Miguel Benito mësojmë se diku nga vitet 80 ky Institut do ketë pasur bashkëpunim me komunitetin shqiptar dhe se në atë kohë paskësh jetuar familja Gashi në BorÃ¥s dhe se një djalosh nga kjo familje me emrin HYSEN do të ketë punuar një film do­kumentar lidhur me jetën dhe punën e komunitetit shqiptar në BorÃ¥s, por Miguel nuk ka njohuri me tepër se si qëndron çështja me Hysen Gashin dhe dokumentarin e filmit të tij.

Ne u interesuam të kontaktojmë me familjen Gashi dhe në bazë të të dhënave të mbledhura nga bashkëkombësit tanë, që edhe në atë kohë të kenë jetuar në BorÃ¥s, mësojmë se Hysen Gashi para ca vitesh të jetë shpërngulur për në Zvicër, ku ai tash atje jeton me familjen tij.

Po bëhen përpjekje për kontakt me të për të mësuar me shumë për dokumentarin e tij. Gjatë viteve të 90-ta, në këtë qytet do të ketë funksionuar një Shoqatë Kulturore Shqiptare, ku do të ketë zhvilluar aktivitet kulturor për komunitetin shqiptar që edhe atëherë nuk ishte aq i pakët. Dëshmi në arkiva apo institucione tjera nuk ka, por vetëm në bazë të bisedave që njeriu zhvillon me bashkëkombës, që edhe sot jetojnë në këtë qytet.

Në bazë të bisedave të zhvilluara me bashkatdhetarët tanë, njeriu mëson se duhet të ketë pasur edhe poetë e shkrimtarë nga bashkëkombësit tanë, por puna dhe veprat e tyre do të jenë humbur apo zhdukur.

Problemi si duket është në atë se ata që është dashur ta bartin barrën e aktiviteteve kulturore nuk kanë qenë sado të anga­zhuar dhe krejt kjo është pasojë e kësaj. Kjo shihet edhe sot kur në qytet dhe rrethinë jetojë mbi 350 apo 400 familje e duhet të ketë mbi 200 nxënës, por mësimet i vijon një numër simbolik i nxënësve shqiptarë.
E si duket, defekti qëndron këtu, edhe pse të gjithë ata të cilët janë angazhuar në këtë drejtim, janë ata të cilët mendojnë dhe dëshirojnë ta çojnë përpara realizimin e qëllimeve të parashtruar nga ana e kryesisë së QKSH "Migjeni" dhe nga ana e redaksisë së revistës dhe radios lokale. Por për fat të keq, këta të cilët janë pishtarë të kulturës, gjuhës, traditës shqiptare në Skandinavi nga bashkëkombësit nuk gjejnë përkrahje tjetër, përveç asaj morale. Pra, qëllimi është që të ruhet kultura, tradita e gjuha e asgjë më tepër.

Historiku i Qendrës Kulturore Shqiptare "Migjeni"BorÃ¥s-Suedi


Qendra Kulturore Shqiptare "Migjeni" BorÃ¥s, u themelua më 10 mars 2007, me iniciativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë me banim në BorÃ¥s me rrethinë. Që nga fillimi i punës, Qendra Kulturore Shqiptare "Migjeni" kishte vep­rimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare.

Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH "Migjeni" u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje sho­qërore.
Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veçantë pati grupi themelues, i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë. Detyrë primare për fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundësive për një organizim më të mirë, shtimin e bashkëpunimit me shoqatat tjera shqiptare si në Suedi, ashtu edhe jashtë saj.
 

Por, mbi të gjitha, detyrë e të gjitha detyrave, para Shoqatës u shtrua çështja e ruajtjes se gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar te shqiptarët me banim në BorÃ¥s, e sidomos kjo çështje madhore, kishte të bënte me gjeneratat e reja dhe fëmijët që kishin lindur në Suedi.
 



Për, këtë qëllim Qendra Kulturore Shqiptare "Migjeni" prej themelimit e deri më sot ka organizuar takime të shumta kulturore, manifestime të ndryshme, në përkujtim të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë të begatshme si p sh për Ditën e Flamurit, përkatësisht 28 Nëntorin (Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë), Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestime të tjera kultu­rore. Në këtë drejtim, në BorÃ¥s me rrethinë është duke u bërë pak kur dihet se numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë qytet me rrethinë është shumë i madh dhe se nevoja e ruajtjes së kulturës, traditës dhe gjuhës te fëmijët dhe të rinjtë tanë është prioritet, atëherë duhet një angazhim më i madh i të gjithëve. Fillimi ishte i vështirë, por me entuziazmin dhe angazhimin të pashoq të aktivistëve të QKSH u arrit një kontinuitet i jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në BorÃ¥s me rrethinë.

Emri i vendit vjen nga fjala të jetosh në kasolle në kreshtë (kurriz mali) pra BorÃ¥s. BorÃ¥s e ka themeluar mbreti Gustav II Adolf më 1621.

Në vitet 1500 fermerët lokal të regjionit kishin filluar furnizimin për sezonin dimëror, duke shitur pune dore me prodhim nga hekuri, por kryesisht prodhime zdrukthëtare. Kështu që me kalimin e kohës këta do jenë tregtar të vërtetë, të cilët do shesin dhe do të blejnë gjëra të nevojshme.

Tregtarët filluan të krijojnë gjuhën e tyre, e cila ishte një fshehtësi dhe e quajtur MÃ…NSING, e cila fjala edhe sot e kësaj dite është ruajtur në gjuhën suedeze.

Si duket në këtë kohe edhe pse kishte filluar të zhvillohej tregtia kishte ca probleme kur është fjala të pagesat dhe mënyrën e tregtimit.

Në verën e vitit 1620 tregtarët dërguan një delegacion te mbreti në mënyrë që të bisedohej se si tregtarët mashtroheshin nga qytetet dhe që tregtarët të kenë mundësi që ta zhvillojnë tregtinë si duhet.

Mbreti i dëgjoi ata dhe kërkoi nga ata ose të ndërpritet kjo lloj tregtie ose të shihet mundësia e ndërtimit të një qyteti të ri. Një qyteti ri u themelua rreth famullisë së kishës TORPA, një kishë mesjetare që qëndronte aty ku sot është Kisha CAROLI. Në mes të verës 1620 udhëtuan përsëri të dërguarit e qytetit te mbreti për të kërkuar një status të privilegjuar të qytetit.

Kështu, më  29 qershor 1621, me urdhër të mbretit iu dha ky status qytetit BorÃ¥s. Këto privilegje janë dëshmuar pastaj edhe nga Mbreti më 25 maj 1622. Në vitin 1624  u zgjeruan privilegjet e borÃ¥sareve, atyre iu dha e drejta për të bërë tregti ku  të duan, por ata duhej që, të gjitha pagesat për mallrat e tyre t`i bëjnë në BorÃ¥s.

BorÃ¥s ka qenë i dëmtuar katër herë nga zjarri dhe atë në vitet lulëzim të shpejtë me mbi 2 000 banor diku para viteve 1700. Pas kësaj periode të zhvillimit vjen deri tek një 1681, 1727, 1822 dhe 1827.

Kisha më e madhe e qytetit Kisha Caroli është shuguruar në vitin 1669 dhe ajo është një ndër ndërtesat më të vjetra në qytetin BorÃ¥s. Thuhet se ajo ka mbijetuar të katër zjarret që BorÃ¥s ka përjetuar edhe pse e dëmtuar, por gjithë herë e riparuar dhe rindërtuar.

Kështu në fillim qyteti përjeton një zhvillim dhe ngecje sepse të gjithë e tejkalonin BorÃ¥s, sepse qyteti Ulricehamn ishte tani qytet konkurrent me tregti me BorÃ¥s dhe tregtarët drejtoheshin atje. Pusi apo të themi më thjeshtë bunari, Sjuhäradsbrunnen, sot është i vendosur në mes të sheshit të qytetit BorÃ¥s. Është një ndër punimet artistike më të mëdha në BorÃ¥s.

Është i pajisur rrethi i bunarit më shumë fotografi të skalitura, të cilat flasin për ekonomin në këtë rajon. Njeriu dallon se si ka ndryshuar puna shtëpiake nga ajo kohë në një industri të zhvilluar këtu. Figurat në rrethin e bunarit tregojnë mes tjerash punën e rrobaqepësve, vektarëve(veqeve), pastaj aty do jetë një tregtar shëtitës i cili ofron mall për shitje, të cilin mall e ka punuar vet ose e kanë punuar gratë borÃ¥sare në fabrikat që ishin ngritur atë kohë në BorÃ¥s.

Tregtari shëtitës si këtu në BorÃ¥s quhet "Kanllen", duhej të ishte mbi 22 vjeçar për ta shërbyer këtë punë. Ai ishte i pajisur me një pasaportë shitësi që në atë kohë. Ishte i veshur me një xhufkë të kaltër, pastaj një jelek të gjatë me xhepa të mëdhenj dhe me një kapele në kokë. Rreth qafës kishte një shall me lara dhe këpucë ose nalle prej druri.
Verës zakonisht shkonte zbathur në mënyrë që të ruaj apo kursej këpucët. Dimrit kishte të veshur një pallto me lesh që të mbrohej nga të ftohtit. Në xhepa ai mbante një llullë dhe pasaportën e shitësit si dhe një copë lëkurë ku kishte çmimet e shënuara.



Këtë kohë ishte shumë më rëndësi që ai të ishte i armatosur sepse shpesh herë blerësit mund të ishin të rrezikshëm dhe i sulmonin tregtarët shëtitës. Kështu që tregtarët shëtitës filluan të shkojnë në tregti nga disa së bashku. Tregtarët të cilët merrnin rrugë të gjata, rrugëtimin e bënin me kuaj apo me karroca, ku në ato ngarkonin mallin. Ata kishin me vete edhe një mjet matje të pëlhurave.

Këta në gjithë vendin ishin mysafirë të mirë se ardhur në familje dhe fshatra.
 

Një zhvillim bashkëkohor BorÃ¥s do ketë gjatë viteve 1800 kur këtu do ndërtohen disa fabrika pambuku. Më herët në ndërrimin e shekullit kishin ndërtuar fabrika tekstili. Hekurudha ishte një stimul i madh për qytetin e cila lidhte atë me botën.
Popullsia ishte shtuar dukshëm kur më 1860 kishte vetëm 3000 banorë e në fund të shekullit do ketë 15 000 banorë dhe se BorÃ¥s është një qytet mjaft ofensivë në zhvillim e kjo shihet në bazë të rangimit  ku në vitin 1860 ishte qyteti i 32 i Suedisë e në vitin 1900 do jetë i 12 në listë.

Një zhvillim të hovshëm mësohet se qyteti ka pasur gjatë viteve 90-ta ku ne vitin 1995 BorÃ¥s do ngrihet në vendin e nëntë të ranglistës së qyteteve suedeze me zhvillim të hovshëm. Është një ndër qytetet e tekstilit me zhvillim të qëndrueshëm, ndonëse  shpesh industrinë e tij e kanë kapur edhe kriza, siç ishte ajo  e viteve 1970 dhe 1980.
Në vitin 2010, BorÃ¥s është shpallur Komuna e vitit e të rinjve, kurse  në vitin 2011, qyteti i vitit.

Këto që thamë më lart i lexuam në historikun e  këtij qyteti, por i mësuam edhe nga shumë qytetarë me të cilët bashkëbiseduam.

Një oazë i gjelbër në mes të qytetit BorÃ¥s, një oazë kreativiteti dhe rekreativiteti për njerëzit këtu është kopshti ZOO, një ndër më modernet dhe më të mëdhenjtë në Suedi. Në të jetojnë sot mbi 600 shtazë të ndryshme në mbi 65 lloje në një natyrë shumë interesante dhe tërheqëse. Këtu njeriu mund të njihet me shumë lloje shtazësh nga rajoni i Afrikës dhe me shtazët e polit të veriut.

Histori e këtij parku fillon që nga viti 1962 kur Sigvard Beggren së bashku me largpamësin e komunës themeluan ZOO e BorÃ¥s.

Luani Simba ishte një figurë tërheqëse, kur ky park filloi të pranoj vizitorët e parë. Qëllimi dhe motoja kryesore ishte që njerëzit të takojnë kafshët në natyrë, ato të cilat mungojnë në këto regjione. Këtu të duket se  je në Savan. Të vizitosh këtë vend magjik është një kënaqësi për të gjithë familjen.
 

Një koloni e shpezëve e ndërtuar nga viti 1962 me shumë lloje shpendësh. Një vend për shëtitje dhe vend për rekreacion është Ramnapark në qytetin BorÃ¥s.
Ky park është dhuratë për qytetin BorÃ¥s që nga viti 1906 kur apoteakti Hjalmar Lind u dhuroi borÃ¥sarëve një kënaqësi dhe risi. Në vitin 1912 ky quhej me një emër Parku sportiv e, nga ky vit merre emrin Ramnapark. Në  vitin 1914 këtu haÃ¥et edhe muzeu i parkut për vizitorë.

Në këtë vend nga ana e fabrikantit Wmil Rozell është ngritur një monument përkujtues për dhuruesin e  Ramnapark. Është një gur i gdhendur dhe i mbushur me mbishkrim bronzi dhe një portret dhe reliev të shkruar:

Hjalmar Lind * 1/12 1843= 13/10 1913. Ky monument përkujtimor është inauguruar më 13 korrik 1941.

Kolonia e shpendëve është inauguruar në vitin 1926. Ideja ka qenë e vjetër ku në vitin 1925 kishte bërë një ndërmarre inxhinieri F Hjalmar Thoren për këtë koloni. Puna e parë në këtë drejtim është bërë me hapjen e kanalit që të ndaj pjesën veriore të një koloni e shpezëve apo ta quajmë një ishull të shpendëve. Puna e bërë në këtë kohë në bazë të dokumenteve të gjetura ka kështu 1800 korona suedeze të kohës.

I gjithë territori i parkut është diku mbi 1,8 ha. Dhe në bazë të shënimeve që njeriu mund të lexoj thuhet se kolonia sot ka po atë formë që kishte kur ka lindur ideja që ajo të ndërtohet në vitin 1962.

Është interesant se vetëm në territorin e komunës BorÃ¥s në bazë të shënimeve del se ka mbi 60 liqene.

Navet

-Në qytetin Skandinav, respektivisht suedez BorÃ¥s, ka kohë që funksionon Qendra shkencore për fëmijë dhe shkollarë, me emrin NAVET
 

Fëmijët, por edhe të tjerët, pra edhe të rriturit, në këtë Qendër mund të njihen me zbulime shkencore, që nga ato me të thjeshtat e deri te ato, që kanë të bëjnë me vasionen dhe me jetën në hënë dhe planetët e tjerë. Në këtë Qendër fëmijët njihen me dukuritë natyrore, si dhe probleme të ndryshme të jetës, që nga Uji, qysh në Greqinë e lashtë dhe deri me gjërat aktuale në hapësirën e  pafundme të Universit. Udhëtimi shkon nëpërmes artit, matematikës, gjeografisë dhe teknologjisë, deri të kultura. Nga kultura orientale, në atë amerikane e afrikane, në kohë dhe hapësira të ndryshme mbi tokë, det dhe ajër. Pra, kryesisht, janë këto tema, të cilat trajtohen në këtë Qendër.
Në këto ditë bëmë një vizitë në këtë Qendër dhe shkak i vizitës sonë ishte bashkëkombësi ynë Hamit Bytyçi, me prejardhje nga Suhareka e Republikës së Kosovës. Ai jeton në BorÃ¥s prej nëntë vitesh, ndërsa në këtë Qendër shkencore për fëmijë e shkollarë, punon prej gjashtë vitesh. Hamiti tregon se aty fëmijët mund të mësojnë shumë gjëra, nga ato më të thjeshtat e deri tek ato më të ndërlikuarat. "Unë, bashkë me kolegët e mi në këtë Qendër, - thotë Hamiti, - punojmë që të krijojmë mjete, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin mësimor në shkollë d m th këtu vijnë për vizitë fëmijë nga të gjitha moshat shkollore, por edhe të rriturit vijnë dhe e vizitojnë këtë Qendër".

Hamiti shton se këtu fëmijët shohin praktikisht, se si krijohet elektriciteti dhe çfarë të mirash ka njeriu prej tij. Ata vetë do ta kenë mundësinë që me mjetet, të cilat janë punuar këtu, ata vetë do ta prodhojnë elektricitetin dhe do ta përdorin në disa operacione, të cilat kanë mundësi t'i kryejnë në këtë Qendër. Fëmijët do ta kenë rastin të merren me elektricitetin e magnetizmin, si dhe do ta vënë në përdorim fuqinë e tyre. Këtu fëmijët kanë mundësi ta zhvillojnë fantazinë e tyre në mënyrë praktike. Rëndësi të veçantë i kanë kushtuar edhe lëndës së matematikës, ku deri vitin e kaluar, thotë Hamiti, këtu kishin një repart me emrin "Bagdad".     
 

Aty fëmijët kishin mundësi të merreshim me shumë operacione matematikore. E, nga ky viti, kanë filluar me një repart të ri të lëndës së matematikës. Në këtë repart të thjeshtë kanë edhe disa dyqane, në të cilat fëmijët, përmes lojës, mësojnë llogaritjen apo përdorimin e monedhave. Kështu, ata aftësohen për blerje dhe shitje, pra me pune praktike zhvillojnë të menduarit.

Në bazë të bisedave, që bëmë edhe me disa teknikë të tjerë e pedagogë të kësaj Qendre, dëgjuam vetëm fjalë miradie për bashkëkombësin tonë, Hamit Bytyçin, i cili është edhe një kreator ose ideator i shumë projekteve, të cilat kanë zënë vend në këtë Qendër. Fëmijët, shton ai, kanë mundësi të njihen këtu edhe me Gjithësinë, pra me yjet, të cilët janë shumë interesant për ta duke zgjuar kërshërinë e tyre. Pra, vasiona është një lami interesante për fëmijët. "Unë jam shumë i gëzuar, kur me mijëra fëmijë vijnë dhe shkojnë të kënaqur nga Qendra jonë,-shprehet më tej Hamiti.

- Kjo ka ardhur me punën, që unë bashkë me kolegët e mi kemi bërë dhe bëjmë. Prej kësaj marrim forcë dhe guxim për vepra të reja, në këtë Qendër. Në këtë mënyrë, kur fëmijët të vijnë herën tjetër, të gjejnë risi, të kenë diçka, që deri atëherë nuk e kanë parë këtu. E kjo është një befasi e këndshme për të mirën e tyre".

Këtu fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë gjëra kreative, të cilat në teori i kanë mësuar në shkollë, pra këtu vjen në shprehje puna praktike. Nga kjo vizitë në këtë Qendër shkencore për fëmijë e të rinj, këtu në BorÃ¥s të Suedisë, mësuam se shqiptari di dhe mund të bëjë punë të mëdha, aty ku gjendet.

 (Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu në vazhdime)

                                                                   vazhdon

Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARËNga SOKOL DEMAKU (11.17.2014)
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË (11.16.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)
LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK (11.07.2014)
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESITPortret emigranti nga AJET NURO (10.31.2014)
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)
BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-SERB NË EVROPËNga ZEF SHTJEFNI (10.23.2014)
ARKITEKTI SHQIPTAR - NJË AZIL DHURATË ITALIANËVE Intervistë me Angjelin Lekajn, studentin shqiptar që po shkëlqen në akademinë e arteve në Itali (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]