VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Revista Shqiptari dhe Zjarri i Shipkovicës në Bukuresht
E Enjte, 01.07.2010, 09:02am (GMT+1)

 

 

     Në foto: Baki Ymeri me flamurin e Rumanisë në ballë duke mbrojtur Kosovën

          

Sipas Dr. Xhelku Maksutit, shqiptarët e vendosur në Rumani gjatë shekujve të fundit, pavarësisht nga përkatësia fetare, nga vendet nga kanë ardhur në veri të Danubit, nga aftësia profesionale apo përkatësia politike, kanë patur përkrahjen rumune dhe i kanë ruajtur dhe kultivuar mes tyre marrëdhënjet e përzemërta që u kanë ndihmuar në mënyrë efektive për të ngritur zërin për çështjen kombëtare, njëkohësisht duke qenë lojalë ndaj vendit që u ka ofruar strehim dhe kushte për ekzistencë. Në radhët e tyre u ngritën dhe aftësuan një numër përsonalitetesh në fusha të ndryshme të artit, shkencës dhe të kulturës, madje edhe në administratën publike, industri, tregëti e në sfera të tjera. Po i përmendim vetëm disa: Naum Veqilharxhi, Dora D'Istria (Elena Gjika), Nikolla Naço, Asdreni, Aleko Vançi, Visar Dodani, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Viktor Eftimiu, Niku Konstantin, Luan Topçiu, Baki Ymeri etj.

 

 Që nga themelimi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë në maj të vitit 1990, fill pas Revolucionit antikomunist të dhjetorot (1989),  në cilësinë e vazhdueses së traditave të shoqatave shqiptare që kanë vepruar në këtë vend, duke filluar nga viti 1884 e deri në Luftën e Dytë Botërore, është shtruar problemi i njohjes më të mirë të etnisë shqiptare, si nga popullata mazhoritare, poashtu edhe nga minoritetet tjera nacionale në Rumani, madje edhe nga forumet ndërkombëtare. Kjo gjë u bë e mundur përmes botimit të librave, dhe veçanërisht përmes botimit të revistës Shqiptari, me një përhapje të gjerë në vend dhe jashtë tij. Shqiptarët e Bukureshtit, por edhe shkrimtarët rumunë, thonë se në ditët tona ka lindur dhe jeton edhe një Asdren i ri. Emri dhe mbiemri i tij është Baki Ymeri, shqiptar përnga babai dhe rumun përnga mamaja, bubullimë dhe vetëtimë që e  shoqëroi ekipin tonë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Rumani. Miqët, kolegët dhe komuniteti shqiptar, madje edhe rumunët, flasin me admirim, dhe kur i pyet për këtë shkrimtar dhe atdhetar të devotshëm, na përgjigjen atypëraty:  "Po kush nuk e njeh këtë njeri që është duke e shkrirë jetën për çështjen shqiptare dhe afirmimin e saj në botë! Për këtë flasin vlerat, veprat dhe faktet që Bakiu për çdo ditë është duke i lënë pas vetes, sidomos kur vjen fjala për afirmimin Kosovës dhe vlerave shqiptare në gjuhën rumune."

 

         

Xhirimet në banesën e Bakiut

 

Përpjekjet tona për identifikimin e gjurmëve shqiptare në metropolen rumune, na çuan edhe në banesën e zotit Baki Ymeri ku njëherit funksionon edhe redaksia e revistës Shqiptari, një garsonierë simpatike e cila është shëndrruar në qendër të shqiptarizmës me vlera të lashta dako/dardane. Që nga koha e Naços, kjo revistë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në ndërgjegjësimin e të gjithë atyre që kishin rrënjët në trungun shqiptar, për ta ruajtur gjuhën, traditën, zakonet dhe mbi të gjitha ambientin ku jetonin e vepronin shqiptarët e Rumanisë, por edhe ata të kolonive tjera shqiptare, në vende të ndryshme të botës. Kryeredaktori aktual i revistës Shqiptari, Baki Ymeri thot për Televizionin e Kosovës se "Misioni i botimit të Shqiptarit është nevoja për të komunikuar më lehtë me bashkëatdhetarët tanë në Rumani dhe tejmatanë kufinjve të saj. Qëllimi është që bashkatdhetarët tanë të njihen me projektet dhe angazhimet e komunitetit shqiptar të këtij vendi, duke i tubuar rreth nesh të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë, madje edhe dashamirët tanë me përkatësi rumune, hebreje, armene, turke, hungareze etj. Dëshira jonë është që kjo gazetë të shëndrrohet në një tribunë vlerash publicistike, ku gërshetohen të gjitha aspiratat tona, duke i afirmuar ato dhe duke i përhapur vlerat tona kulturore, letrare, artistike, historike e kombëtare, jo vetëm në mjediset shqiptare, por edhe më gjerë, aq më shumë kur kemi parasyshë faktin se i përkasim njërit ndër kombet më të lashta të Evropës."

 

Dr. Xheladin Maksuti me ekipin e TV të Kosovës, në Bukuresht

 

Redaksia e revistës "Shqiptari" dhe kryeredaktori i saj

 

 

 

Baki Ymeri ka përkthyer në gjuhën rumune mbi 50 autorë shqiptarë (disa në revista letrare, disa në antologji, disa në vëllime vlerash antologjie. Njëherit, që nga viti 1971, ai ka rikënduar në gjuhën shqipe veprat e mbi 50 poetëve, prozatorëve dhe eseistëve rumunë. Libri i tij, Lumina Dardaniei / Drita e Dardanisë (Editura Muzeu i Letërsisë Rumune), është një vëllim me poezi dashurie që buron nga një shpirt i zjarrtë e i vrullshëm, një temperament ilirian i joshur nga butësia e femrës, i kapshëm nga magjia e saj, por edhe i rrëmbyer nga bukuria e natyrës ku shungullojnë jehonat e një historie të gërshetuar me elemente pitoreske dhe dramatike. Dardania, në librin e tij, një ish/provincë iliriane e banuar në lashtësi me dardanë (Kosova e sotme), konfigurohet si një hapsirë e mbrujtur me një shenjtëri të veçantë, të cilën poeti i Shipkovicës e pikturon dhe konzervon nën aspektin e një lirizmi të dridhshëm. Sipas eseistëve rumunë, magjia e poezisë së Baki Ymerit na vjen si një dhunti e veçantë e shprehjes me një çiltërsi të hijshme, të hapur e transparente, dhe assesi si një "eksploatim" semantik i mbyllur.

 

 

Në foto: Baki Ymeri, Xhelku Maksuti, Arben Spahiu dhe Krista Maksuti

 

Me komunitetin shqiptar të Rumanisë jemi ndërlidhur qysh në moshë të studentërisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, dhe atë falë profesorit tonë të ndjerë, Dr. Latif Berishës, i cili na rekomandoi të hartojmë një seminar me titullin Bukureshti si qendër e kulturës dhe letërsisë shqipe. Ishte janar i vitit 1971 kur erdha për herë të parë në këtë metropolë të bijve dhe bijave të rilindësve tanë, thotë Baki Ymeri dhe vazhdon: "Falë prof. Xhelku Maksutit, kemi patur nderin të njohim konzullin e Shqipërisë në Bukuresht, Nik Pema. Nik Pema ishte korçari bukureshtar që e mbante mend tribunin e atdhedashuris shqiptare, Nikolla Naçon. Ishte 80 vjeçar dhe jetonte me Elenën e tij në zemër të kryeqendrës, në Strada Mihai Voda nr. 9, në të njëjtën godinë të vjetër ku kishte banuar edhe Asdreni disa vjet. Nik pema kishte qenë funksionar i konzullatës shqiptare në kohën e Zogut. Në nr. 87 të Shqipërisë së Re gjejmë burime për të si "gazetar përparimtar që mbron të gjitha përpjekjet e Nolit ndaj atdheut".

 

 

Revista Shqiptari e Bukureshtit është  e admiruar në diasporën shqiptare. Atë  e kanë themeluar dhe botuar Nikolla Naço (1888-1903), e ka rithemeluar Dr. Xhelku Maksuti më 1993, duke e botuar rregullisht deri më 2001. Kontribut për botimin e serisë së re të kësaj reviste saj ka dhënë Qeveria rumune (1993-2001), Xhemile Alia-Susliu (2001-2005) dhe ambasada e Shqipërisë, që nga viti 2006, duke e sponsorizuar botimin një herë në vit, me rastin e Ditës së Flamurit. Shqiptarin e Bukureshtit, ndërmjet vitit 2001 dhe 2005 e ka udhëhequr dr. Luan Topçiu, por, siç na thot Dr.Xhelku Maksuti, "sot revista nuk ka kurrfarë përkrahjeje finansiare si pasojë e faktit se fondi qeveritar i komunitetit shqiptar derdhet në adresën e një Lige të ligë, një ligë antishqiptare e udhëhequr nga një deputete joshqiptare (Oana Manolesku), e cila, nuk ka bërë asgjë për Kosovën, duke e bojkotuar madje edhe kërkesën e Parlamentit rumun në favor të NATO-s (1999)." Kosova është ishulli i pavdekësisë, ndërsa Ishulli i pavdekësisë është antologjia e parë e Kosovës, që pa dritën e botimit në atdheun e Mihai Emineskut, thekson zjarri i Shipkovicës në Bukuresht, miku ynë trim dhe besnik, Baki Ymeri, poet dhe patriot, kryeredaktor i revistës Shqiptari dhe drejtor i revistës Kosova, shqiptari që me punën dhe angazhimin e tij të palodhëshëm për çështjen kombëtare, din të mbajë gjallë shpirtin shqiptar, jo vetëm  në Rumani, por edhe më gjerë. Në kuadrin e xhirimeve në bibliotekën e B. Ymerit, patëm nderin të njihemi edhe me një mik të madh të kombit shqiptar, Tiberius Puiu, i cili na thotë:

Respekti im ndaj shqiptarëve të Kosovës është i hatashëm

 


"Bashkëveproj me Baki Ymerin dhe jam i lumtur që kam shkruar edhe unë për Kosovën dhe aspiratat e saj për çrobërim dhe liri. Është një kënaqësi e madhe të takoj përfaqësuesit e televizionit të Kosovës në Bukuresht. Kam respekt të hatashëm ndaj shqiptarëve të Kosovës të cilët e flakën me luftë të armatosur, me përkrahjen e NATO-s dhe me mençurinë diplomatike të Ibrahim Rugovës, kolonializmin serb. Kosova pas shpalljes së pavarësisë po përjeton  një jetë të re dhe një liri të vërtetë, për të cilën kanë luftuar aq shumë gjenerata. Kjo më kënaq edhe mua ngase unë, me fuqinë time, kam prezentuar në shtypin e Bukureshtit, tragjedinë që kanë përjetuar shqiptarët si pasojë e sundimit serb. Prandaj, jam i lumtur që gjendja në Kosovë, në një pjesë të shtypit rumun është prezantuar në dritën objektive, sidomos në kohën e presidentit Emil Konstantinesku, kur Parlamenti rumun ia dha vizën jeshile NATO-s për bombardimin e infrastrukturës ushtarake të terrorizmit serb. Ekzistojnë ngjashmëri të panumërta ndërmjet nesh, ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, kështuqë edhe fqinjët, nuk di si mendojnë për ne, mirëpo ne nuk kemi pikur nga qielli, por realiteti ynë  është se në gjuhët tona ka ngjashmëri që dëshmojnë se  dikur kemi qenë fqinj dhe kemi shumë gjëra të njejta në origjinën tonë, të cilat mund të na bashkojnë edhe sot. Do të dëshiroja që vizita juaj të na mobilizonte, që të ndërtojmë aso relacionesh çfarë i ka Rumania me Shqipërinë, t'i ketë një ditë edhe me Kosovën, sepse kështu do të ishim shpitërisht më të lidhur në këtë rajon. Po shtoj me këtë rast se Rumania nuk punon asnjëherë kundër interesave shqiptare, prandaj pse të mos ketë raporte edhe më të mira me Kosovën".

 

Në foto: Miq të kulturës shqiptare para Muzeut të Kulturës Rumune

Kurtesh Devaja


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vetëm në liri u takuam me vëllezërit tanë të një gjaku (Reportazh nga Nju Jorku) Nga KËZE KOZETA ZYLO, Fjala e Lirë  (01.05.2010)
Fatmire Bajramaj, nga refugjate në kampione bote (12.27.2009)
Ikja e rinisëNga DAFINA MALOKU, Toronto, Kanada (12.26.2009)
Me sigurimet shoqërore jemi shumë keq - Emigrantët shqiptarë në Greqi (12.11.2009)
"Ne jemi xhami e hapur, transparente" - Xhamia e shqiptarëve në Leverkuzen (12.09.2009)
Në Kosovë diçka po zihetNga LEBIT MURTISHI (12.06.2009)
NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURANga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër (11.30.2009)
SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët (11.29.2009)
Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë (11.27.2009)
LEBIT MURTISHI JAM UNË (11.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]