E Premte, 04.19.2024, 08:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT
Perla natyror e Suedisë
Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU

E Mërkurë, 12.03.2014, 07:22pm (GMT+1)


Perla natyror e Suedisë

Yjet e detit dhe peshkaqenët në Lysekil më në Veriperëndim të këtij regjioni, shtrihet një regjion i cili përshkon bregdetin perëndimor të Suedisë e ky është regjioni apo krahina e quajtur Buhoslän. Aty do gjesh edhe akuariumin me yje deti dhe peshkaqenët në qytetin bregdetar Lysekil.
 
Një regjion mjaft popullor me argëtimet e shumta verore për më tepër për fëmijët është pra Buhoslän ku fëmijë e  të rinj, por edhe të tjerë, do peshkojnë peshk dhe gaforre. Vendësit thonë këtu se njeriu bën një vrimë në një kapëse rrobash dhe përshkon një spango nëpër atë vrimë. Pastaj vë në midhje ose një gaforre të vogël deti në kapësen e rrobave, afrohesh tek platforma më e afërt e lëshon poshtë kapësen në det. Këtë e bëjnë afër ndonjë guri ose afër ndonjë vrime a humnerë në bregdeti, atje ku më së shpeshti dhe së shumti qëndrojnë gaforret e detit.

Bregdeti në Bohuslän është i përbërë nga shumë limane dhe ngushtica të cilat shkojnë deri thellë në brendësi të tokës. Përgjatë gjithë bregdetit përshkon një arkipelag me mbi 3000 ujdhesa. Shumica prej këtyre ujdhesave janë të zhveshura dhe të ftohta, pa asnjë shkurre apo pemë. Ujë i detit është ndër më të njelmët në gjithë detet që e rrethojnë Suedinë dhe për këtë, këtu, zhvillohen shtazët me guall si gaforre dhe molusqe, si dhe shtazë të tjera deti të cilat njeriu nuk mund t'i has  në pjesët të tjera të bregdetit suedez.
Në një shtrirje të gjerë gjeografike në këtë regjion mund të gjesh vende pushimi për koloni zogjsh si dhe të  fokave. Shumë prej këtyre vendeve janë të mbrojtura nga shteti.
Në rrjedhën e poshtme të lumit Nordre gjendet një vend i veçantë ku uji i ëmbël i lumit takon ujin e njelmët të detit. Kjo natyrë e pastër biologjike dhe me shumë ushqime bënë të mundur zhvillimin e peshkut si dhe shpezëve në këtë rezervat natyror.

Në këtë regjion qytetet më të mëdhenj janë Udevala, Kungälv e, ne do ndalemi për një pushim në këtë qytet dhe do njihemi më nga afër më të dhe historinë e tij.
Qyteti i vjetër norvegjez Kungahälla gjendej vetëm disa kilometra poshtë nga lumi i sotëm këtu Kungälv. Emri Kungahälla vjen nga "Kodra shkëmbore ku takoheshin mbretërit". Mësova një tregim sa interesant dhe kuptimplotë lidhur më këtë e fjala është për atë se këtu:

Ishte takuar mbreti suedez Olof Skötkonung dhe mbreti norvegjez Olav Tryggvarson, si dhe shumë mbretër tjerë. Këto tregime mjaft interesante për takim Mbretërish këtu ruheshin në Kishën shumëvjeçare apo më mirë të themi në historinë e vet Kishës ngritur që në vitin 1130 nga frati anglez Orderecius Vitalis.

Gjatë gërmimeve që ishin bërë këtu,janë gjendur sende me vlerë nga viti 900 si shpata dhe sende të tjera. Këtu dëgjuam legjenda të ndryshme lidhur me këtë dhe vende tjera antropologjike dhe kulturore të kësaj krahine.
 
Arkipelagu

Të jetosh në arkipelag është krejt ndryshe me atë që të qëndrosh disa muaj për pushim atje. Në stinën e vjeshtës këtu ka erëra të fuqishme, të cilat kalojnë në shtrëngata atje thellë në ishuj.

Në dimër kur akulli kaplon sipërfaqen e ujit të detit është shumë e vështirë të kalohet nga ishujt në tokë. Shumë fëmijë kanë shkollën larg nga shtëpitë e tyre që janë në këto ishuj, por edhe për të rriturit që kanë vendin e punës në qytet, në këtë stinë kanë vështirësi udhëtimi.

Në arkipelag ka mundësi të shumta punësimi këtu kur bëhet fjalë për peshkimin, punimin e tokës. Gjatë stinës së verës këtu vërshojnë turistë të shumtë me kamp-shtëpizat e tyre dhe me barkat e tyre. Tregtia lulëzon, por edhe puna e restoranteve dhe kjo është një nga ato veprimtari e cila mbush arkën e shtetit për banorët e arkipelagut.

Sa afrohet stina e verës në rrugët automobilistike do hasësh shumë makina të cilat tërheqin kamp-shtëpiza pushimi, e të cilat kanë marrë rrugën e kampingjeve në bregdet për pushime.

Bregdeti në stinën e verës është i mbushur me njerëz të cilët lahen, rreziten. Për këtë stinë këtu është karakteristike të përjetosh njelmësinë e ujit të detit, apo të qëndrosh në breg, sepse njerëzit këtu e adhurojnë detin dhe pushimin në det.

Suedia ka një bregdet të gjatë dhe buzë tij janë ngritur shumë qytete. Këtu thuhet se në bregdet kanë jetuar vetëm ata që janë marr me punë deti si peshkim, ndërtim anije dhe tregtarët të cilët kanë shfrytëzuar detin për lundrim.

Tre qytete më të mëdhenj bregdetarë suedezë që kanë dalje në det janë Stockholm, Göteborg dhe Malmö dhe në to janë ndërtuar limanet më të mëdhenj në vend, por ka ende vende ku peshkimi është veprimtaria kryesore.

Mësuam se në këtë bregdet është karakteristikë jetesa edhe gjatë dimrit. Në vjeshtë përmendem sa ka erëra dhe shtrëngata, gjatë dimrit deti është i ngrirë.

Kryeqyteti suedez Stokholm
 
Stokholmi është një ndër qytetet më të mëdhenj të Suedisë dhe njëherazi edhe kryeqytet i këtij vendi. Sipas një statistike vetëm në zemrën e këtij qytet jetojnë diku mbi 700 mijë banorë dhe se ky qytet i takon regjionit të Stokholmit. Këtij regjioni i takojnë dhe 24 komuna të tjera e, në mes të tyre edhe komuna Solna dhe Lidignö. Në tërë regjionin e Stokholm, jetojnë diku mbi 2 milionë banorë.

Stokholmasit na thanë se këtu nuk jetojnë vetëm banorë, por ky qytet dallohet edhe për një industri të zhvilluar, si: dyqane, hotele, teatër, opera, restorante si edhe në çdo pjesë të Suedisë. Në Stokholm është edhe Gröna Lund, Skanska, këtu vinë për vizitë shumë fëmijë si dhe nxënës shkollash. Ata të cilët e pëlqejnë sportin kanë këtu edhe stadiumin e futbollit RÃ¥sunda, pastaj qendrën Globen si dhe Stadion.

Emri Stokholm sipas disa shënimeve që kemi gjetur thuhet se vjen nga dy fjalë e njëra është "stock"(trung-cung) dhe tjetra "holm" (ishull), pra fjale suedeze. Të parët që kanë jetuar në Stokholm kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në një ishull. Në ujë afër ishujve ka qenë një mori trungjesh apo cunga. Si duket trungjet ishin ato të cilat mbrojtën njerëzit nga armiqtë në ishuj dhe me siguri për këtë njerëzit filluan ta quajnë këtë "Stockholmen".

Në Stokholm është edhe metro, por edhe një rrjetë shumë i zhvilluar i trenit lokal këtu, sepse qytetarët shfrytëzojnë trenin për vajtje-ardhje në punë dhe nga puna.
Stokholmi pra thamë se është kryeqyteti i Suedisë, e këtë qytet e thërrasin kështu edhe qeveria dhe parlamenti i shtetit Suedez. Por shumë suedezë këtë qytet e quajnë edhe "Kryeqyteti mbretëror", sepse vetëm pak më tutje nga Kuvendi i Suedisë gjendet edhe Kështjella Mbretërore e Stokholmit.

Familja mbretërore nuk jeton në kryeqytet, ata jetojnë në Kështjellën e quajtur Drotningsholm, e cila gjendet në komunën  fqinje Ekerö.

Kryeqyteti Stokholm është i vendosur apo shtrihet në katërmbëdhjetë ishuj. Disa nga këta ishuj janë të mëdhenj si ishulli Södermalm. Të tjerët janë më të vegjël, por ka edhe nga ata ishuj të cilët janë të pa banuar si ishulli Ã…rstaholmarna. Kuvendi i Suedisë gjendet në ishullin Helegeansholmen.

Është karakteristike për këtë qytet se ishujt lidhen mes veti me mbi 40 ura. Disa ura janë shumë të mëdha dhe në të zhvillohet komunikim i dendur. Disa prej tyre janë vetëm disa metra të gjata si ajo e LÃ¥ngholmsbron.

Nga vendasit ne dëgjuam edhe shumë histori për Kryeqytetin e tyre që është mund të themi një ndër me të bukurit dhe atraktivët në botë e ne përmendem se shtrihet në ishuj dhe të gjithë ishujt janë të lidhur mes vete dhe se ky ka shikim dhe dalje në det.
Vendasit thonë se diku para shtatëqind vjetësh këtu paska jetuar një njeri me emrin Birgel Jarl, dhe se ky paska vendosur që të ndërtohet që atëherë Stokholmi. Kjo ka ndodhur në vitin 1252, kur edhe është ndërtuar Kisha e Madhe në Qytetin e vjetër e cila është edhe sot, pra kjo thonë vendësit është ndërtesa më e vjetër në qytet.

Thuhet se Birger Jal në vitin 1500 të ketë ndërtuar një kështjellë të vërtetë, e cila edhe sot jeton e këtë e kanë quajtur Tre kronor, sepse në kulmin e kullës së kështjellës kanë vendosur tre krona dhe se Mbreti i parë që është vendosur dhe ka jetuar në këtë kështjellë është Mbreti Gustav II Adolf i Suedisë dhe se nga kjo kohë Stokholmi njihet si kryeqytet i Suedisë.
 
Në vitin 1697 thuhet se kjo kështjellë është shkatërruar, por në vend të saj më vonë është ngritur një e re e cila është edhe sot.

Siç thonë vendasit apo të lexosh nga literatura, mësohet se në vitet 1800 ky ka qenë shumë i vogël, ishte vetëm qyteti i vjetër i banuar. Jetonin në të fshatare me kuaj, gjedhe dhe derra. Banorët merreshin me bujqësi.

Në fund të këtij viti fillojnë të ndërtohen fabrikat e para në Stokholm e për këto duhej fuqi punëtore. Fuqia punëtore në këtë kohë erdhi nga i gjithë vendi, kështu që shumë familjen u shpërngulën në Stokholm. Dhe tani nuk mjafton toka që të vendosën të gjithë në qytet dhe njerëzit filluan të ndërtojnë edhe në periferi.

Diku para 150 vitesh thuhet se Stokholm ka filluar të ndërtohet si një qytet modern.
Për të mësuar më shumë për Stokholmin, duhet vizituar ky metropol. Vizitorët e bëjnë udhëtimin me tren ose autobus. Pjesa e qytetit apo qyteti i vjetër është ajo që çdo vizitor do e takoj së pari, pra e përmendem më lart se që në fillim këtu kanë jetuar të gjithë stokholmasit. Rrugët në qytetin e vjetër janë të ngushta dhe ajo më e ngushta është rruga:"MÃ¥rten Trotzigs gränd". Kjo do bind çdo vizitor se nuk është më e gjerë se një metër. Në qytetin e vjetër vizitori do shoh edhe statujën e Sankt Göran dhe Kuçedrës.
Në këtë qytet njerëzit janë të ndarë në shumë shtresa, të gjithë vrapojnë, kush në punë, bio apo edhe gjetiu. Në qytet ka dy parqe të mëdhenj, të cilët i japin hijeshi dhe jetë këtij metropoli. Ato quhen HumlegÃ¥rden dhe KungsträdgÃ¥rden. Në park, njeriu mund të ulet të pushojë, të shëtisë dhe të çlodhet për një moment.

Në regjionin e Stokholmit nuk mund të dallosh ndonjë dialekt në të folur siç ndodh në regjionet të tjera. Karakteristike për stockhomarët është se shkronjën "ä" e lexojnë apo flasin si "e".

Në një shëtitje në rrugët e Stokholmit njeriu mund të dëgjojë të fliten pothuajse gjuhët e gjithë botës, por edhe dialektet e gjithë vendit si skÃ¥nska, dalmÃ¥l, turqisht, spanjisht.

Çfarë mund të bëjë dhe të shohë njeriu kur viziton Stokholmin?

Kur kemi të bëjmë me fëmijët ata kryesisht janë të interesuar për Gröna Lund dhe skansen, të cilat janë këtu në Stokholm. Atje janë muzetë më atraktivë, shtazët të cilat janë këtu i adhurojnë shumë fëmija dhe se nëse njeriu do bëj një vizitë këtu do ndjehet se ka takuar njerëz nga kohë të ndryshme, njerëz të cilët kanë jetuar në kohë të largëta.
Muzeu i natyrës është një vend atraktiv ku aty mund të vizitosh llojet e shtazëve dhe shpezëve të cilat sot nuk jetojnë. Aty është vendosur edhe Cosmonova një bio me një kinotekë të pasur me filma mbi natyrën, shpezët dhe shtazët nga vende të ndryshme të botës.

Vasa muzeu është një muze të cilin ata që vizitojnë Stokholm është e pamundur që mos ta vizitojnë edhe këtë. Është në të e vendosur një anije e vjetër më tepër katërqind vjet e që më të si duket të ketë udhëtuar Vasa. Në vitin 1628 si duket ka qenë rrugëtimi i parë i tij e 333 vjet me vonë si duket do të jetë fundosur e më vonë të jetë nxjerrë nga deti në vitin 1961. Të gjitha ata që do e vizitojnë këtë anije janë të habitur. Si duket Vasa do ta këtë ndërtuar për së mbrapshti këtë dhe ajo të jetë fundosur.
Ne përmendem vetëm disa gjëra më karakteristike të kryeqytetit suedez sepse këtu është një jetë  më e gjallë në të gjitha aspektet.

(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu në vazhdime)
                                                                  

Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMIGRIMI - PËRFITIMET DHE HUMBJET PËR VENDET E EMIGRANTËVE (11.27.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTBorÃ¥s dhe historia e lindjes së tij si qytetNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.22.2014)
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARËNga SOKOL DEMAKU (11.17.2014)
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË (11.16.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)
LISA MILICAJ, SHQIPTARO-AMERIKANIA E CILA PREJ 2011 ËSHTË KËSHILLTARE BASHKIAKE NË PLEASANT VALLEY NEW YORK (11.07.2014)
SHQIPTARI QË FILLOI NGA ZERO PËR TË MBRRITUR MAJAT E SUKSESITPortret emigranti nga AJET NURO (10.31.2014)
DIASPORA SHQIPTARE NË TURQI S'I HARRON RRËNJËT (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]