VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kryeministri Berisha takohet me diasporën e Amerikës
E Enjte, 02.05.2009, 02:23pm (GMT1)

Voal-online -Kryeministri Sali Berisha ka pasur një bashkëbisedim tepër miqësor me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dy nga organizatat më të fuqishme të diasporës dhe lobimit shqiptar, shoqatës atdhetare "Vatra" dhe të Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar (NAAC).

Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e madh që diaspora ka luajtur, duke mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarizmit si në të shkuarën, ashtu edhe me rolin e saj në zhvillimet demokratike. Roli i diasporës, - u shpreh Kryeministri Berisha - ka qenë veçanërisht vitet e fundit, shumë i rëndësishëm, duke mbështetur proceset integruese në Shqipëri, reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për nxjerrjen e vendit nga harta e krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri i njohu bashkëbiseduesit me reformat politike dhe ekonomike, si dhe me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përfaqësuesit e dy organizatave të diasporës shqiptare në SHBA vlerësuan reformat e qeverisë shqiptare dhe garantuan mbështetjen e tyre për Kryeministrin Berisha në rrugën dhe programin e tij qeverisës.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.