E Premte, 04.19.2024, 07:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT
Dita e Shën Gjinit
Nga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU

E Djelë, 12.07.2014, 04:49pm (GMT+1)


Dita e Shën Gjinit është një traditë e vjetër suedeze që çdo vit festohet. Është një traditë me shumë popullaritet që është respektuar edhe nga jo të krishterët një kohë të gjatë.
Në bazë të kalendarit të vjetër diellor që është përdorur shumë vite më parë dita e Shën Gjinit ishte dita e parë në çerekun e katërt të vitit.
 
Tradita e krishterë për të festuar Ditën e Shën Gjinit egziston kryesisht në vendet për rreth Detit të Veriut, por thuhet se ka një traditë të tillë edhe në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe.

Dita e Shën Gjinit këtu festohet të premten në mes datës 19 dhe 25 qershor për çdo vit.
Kjo traditë për festimin e Ditës së Shën Gjinit vjen nga këndi astronomik për arsye se kjo ditë do festohet atë ditë që është e kundërta e Natës së Kërshendellave, sepse këtë ditë, dita është ndër më të gjatat në vit ndërsa nata ndër më të shkurtat. Sepse në shkallët e gjerësisë të veriut dielli nuk perëndon, por ai është në horizont tërë kohën kështu që atje nuk ka natë fare, por do jetë dritë tërë ditën. Pra kjo ndodh vetëm në polin e veriut e askundi tjetër, dhe se kjo ndodh këtu me të vërtetë. Unë përjetova këtë gjatë kohës sa kam jetuar në qytetin LuleÃ¥ në veri të Suedisë.
Në kohën e sotme, pra në kohën bashkëkohore njerëzit këtu e festojnë këtë festë sepse në këtë kohë këtu fillojnë pushimet verore.

            Lappland pjesa më veriore e vendit

Lappland është ndër kranina më të mëdha të Suedisë, por atje duhet ditë se banojnë një numër i vogël qytetarësh të këtij vendi, pra është territori më pak i banuar. Me së gjysma e Lappland është bjeshkë, e pjesën tjetër të kësaj krahine e mbulojnë malet. Malet janë të pyllëzuara me drunjë e kryesisht këtu mund të gjesh drunjë bredh të bardhë, por edhe mështekna bjeshke.
 
Krahina e Lappland është e pasur me lumenjë, ata burojnë nga bjeshkët dhe derdhën në Bottenviken. Liqenjtë më të thellë të Suedisë janë në Lappland. Liqeni më i thellë me 226 m quhet Hornavan.

Dikur banorët e kësaj krahine i quanin Lappar e ata janë Samt e sotëm e si duket nga kjo është krahina ka marrë emrin Lappland, sepse Samt janë banro atukton të kësaj krahine të cilët kanë jetuar këtu me mijera vjet.

Secila krahinë në Suedi ka lulen e saj, por edhe shtazën e saj karakteristike, e Lappland ka lulen e quajtur Tacen e  bjeshkës. Në muajin qershor nëse njeriu do bëjë një vizitë në këto bjeshkë do gjej anemon e bardhë, e kjo rritet në tokë të thatë aty ku është nxehtë.

Ndërsa shtazë e kësaj krahine është dhelpra e bjeshkës e cila jetonë thellë në bjeshkë. Gjatë verës kjo merrë ngjyrë të përhimtë të murrme, ndërsa gjatë dimrit e ndërron këtë dhe plotësisht merr ngjyrë të bardhë në qime. Këto jetojnë në strofkat e tyre në bjeshkë dhe se këtu ka me qindra vjet të vjetra strofka të cilat dhelprat e bjeshkës i shfrytëzojnë edhe pse dikush tjetër ka jetuar në të me herët.



Ingenmar Stenmark

                               Dielli i mesnatës

Gjatë kohës së verës, duhet të themi së këtu vera është shumë e shkurtër është dritë gjatë të kohës edhe ditën, por edhe gjatë natës. Dielli është në horizont edhe në mes të natës. Shumë turistë nga vende të ndryshme të botës qëndojnë këtu për të shijuar diellin e mesit të natës që është një fenomen i rrallë dhe mund të shihet vetëm këtu.
Ndërsa gjatë stinës së dimrit është kundërta. Gjatë gjithë kohës është errur pra gati gjatë tërë ditës. Kur kemi të bëjmë me kohën e dhjetorit dhe festat e fundvitit konkretisht me Kërshendellat do shohim dritë vetëm për një moment gjatë tërë ditës diku nga mesi i ditës, përndryshe është terr sikur të jetë natë.

Në këtë krahinë gjendet edhe bjeshkët më të larta tgë suedisë dhe vendet më të njohura për sportet dimërore e ato janë Kebnekaise që është maja më e lartë. Njerëzit shkojnë këtë për skijim si dhe pushim në borë edhe pse ditët e verës këtu janë të nxehta, toka është e butë, uji i kodrave është i ftoftë por i hsijshëm për pije. Do shofim akullnajat të cilat kanë filluar të shkrihen, por kjo ndodh shumë ngadal sepse këto akullnaja janë të njëjtat dhe në dimër edhe në verë vit pas viti dhe se me siguri lexuesi e di se një akullnaje të tillë ne e quajmë akull glacial. Dhe se në të katër anët njeriu në majat e bjeshkëve do shoh borë dhe se atje në maja është shumë ftohtë edhe pse është verë dhe bora nuk ikën nga atje. Dhe se maja më e lartë në Kebnkaisen është 2111 m.
                                                Manaferrat

Manaferrat në këto anë i quajnë ari i kuq i milingonave, pra në Lappland këto paskan këtë emër. Ato piqeshin në qershor apo në gusht dhe se shumë familje gjatë kësaj kohe kalonin kohën në bjeshkë duke mbledhur manaferra, të cilat i punon në gjem dhe marmeladë në shtëpitë e tyre.            
                                      
 
Ne këtu do mësojmë se këtu njerëzit bejnë ski dhe se nga këto anë kanë dalur skijator të njohur me famë botërore e një ndër ta lind dhe rrit në këto bjeshkë është Ingenmar Stenmark fitues i shumë garave në sllallom. Ai është i lindur në Törnaby që shtrihet në Lapplandin jugor. Këtu nga shumë të moshuar dëgjuam se kur ai bënte gara në kupat botërore atë kohë të gjithë suedezet në gjithë vendin ato minuta ishin para aparteve të TV për të përcjelle ate dhe duke mbështetur atë për fitore, ishte kënaqesi thonë këta të mbështesje kampionin botëror.


                  Stacioni i gjithësisë Esrange

Në këtë krahinë të Suedisë pra në veriun e largët egziston një Stacion i Gjithësisë. Ky quhet me emrin Esrange dhe është vendsour afër qytetit më verior suedez Kiruna. Nga qendra apo stacioni i Gjithësisë lëshohen  balon të mëdhenjë dhe raketa në ajër. Në këto raketa dhe balona ka shumë instrumente, por deri më sot jo njerëz. Me ndihmen e këtyre instrumeneteve hulumtuesit mundohen të zbulojnë gjëra interesante në aurorën polare. Aurora polare i ngjan një perdje të madhe e punuar nga drita. Shpeshherë në mbrëmje aurora polare zbehet dhe duket në qiellin e errët. Dhe është shumë kënaqësi ta veresh këtë, është një pamje shumë e bukur, është e paimagjinueshme një pamje që krijohet në horizont me rastin e  shfaqjes së Aurorës polare këtu.

                           Miniera më e madhe

Në qytetin më verior suedez pra në Kiruna gjendet miniera më e madhe në këtë vend nordik, aty nxirret xehe hekuri. Kjo është miniera më e madhe nëntoksore në botë. Një pjesë e kësaj miniere në gjatësi 1km është në tokë. Në brendësi të minierës ka rrugë të gjata me disa kilometra. Ata të cilët punojnë në këtë minerë shkojnë me autobus në vendet e tyre të punës nën tokë, kjo është miniera më bashkëkohore sa mundem të mësojmë në këtë minerë e vizitojnë edhe shumë turistë dhe binden në këtë.
 
Në Lappland egzistojnë edhe miniera tjera të xehes së hekurit si në Gällivare e që quhet Malmberget.

Në shumë gazeta gjatë qëndrimit tonë në këtë pjesë të Suedisë lexuam se janë duke u bërë përgatitjet që qyteti Kiruna të shpërngulet nga këtu ku është pasi që toka nën qytet është gërmuar dhe se egziston rreziku i shembjes. Qyteti do shpërngulet me të gjitha objektet që ka në një largësi disa kilomtra nga aty ku ndodhet.

Kiruna është qyteti më i madh i krahinës lappland, por si duke para ca vitesh këtu nuk kishte jetës fare, por në bazë të shënimeve thuhet se para 100 vitesh ka filluar eksploatimi i xehes së hekurit nga kodrat për rreth. Ishte hapurë miniera e parë dhe kishte nevojë për fuqi punëtore, kështu që shumë njerëz filluan të vinë dhe vendosen për të punuar dhe jetuar këtu dhe kështu sot Kiruna është një ndër qytete më të mëdha në këtë Krahinë.         
    
                                   Samet

Samet janë një popull që jeton në Lappland qysh se mbi 1000 vjet. Ata janë pronar të tufave të drerëve, nga të cilët ata marrin lëkurën dhe mishin.
Drerët shëtisin nëpër fusha në mënyrë që të gjejnë ushqim të mjaftueshëm dhe kështu edhe samt i përcjellin ata dhe se ata pasi janë endacak jetojnë në kasolle, të cilat në shiqim të parë të duken sikur tendë sepse është shumë më lehtë për shpërngulje me tendë apo çadër.
 
Kurse sot në ditë bashkëkohore edhe samt jetojnë në mënyrë moderne në shtëpi normale në fshatra apo paralagje qytetesh, dhe se sot jo të gjithë samt punojnë me drerë, shumica kanë punë tjera të rëndomta.  

(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu në vazhdime)
                                 
                                  vazhdon

Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)
SHQIPTARI - 100 MIJË PAUND NË BINGO NË LONDËR (12.06.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTPerla natyror e SuedisëNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.03.2014)
EMIGRIMI - PËRFITIMET DHE HUMBJET PËR VENDET E EMIGRANTËVE (11.27.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTBorÃ¥s dhe historia e lindjes së tij si qytetNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.22.2014)
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARËNga SOKOL DEMAKU (11.17.2014)
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË (11.16.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)
NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “DORA D’ISTRIA”: LIBRI, DHURATA MË E ÇMUAR…-Pasurohet biblioteka, me autorë në Suedi-Nga MURAT GECAJ (11.10.2014)
'DREAMING AMERICAN' - FILMI RRETH TË RIUT SHQIPTAR (11.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]