VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në SuediNga SOKOL DEMAKU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA
-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në Suedi
Nga SOKOL DEMAKU

E Shtunë, 12.13.2014, 10:47am (GMT+1)


Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se si popull e si komb kemi nevojë për  ndryshime të shumta, të cilat janë të nevojshme dhe të domostdoshme për  çdo popull. Unë mendoj se gjëja e parë që duhet ndryshuar  tek ne është  sjellja e papërgjegjeshme e politikajve shqiptarë  ndaj shtetit dhe popullit të vet  të cilët janë te zhytur në korrupcion,
Vitet shatëdhjeta për Kosovën ishin vite të një ringjallje. Prishtina vlonte nga sudentët dhe nxënësit e shkollavë të mesme profesionale të cilet kishin ardhë nga të gjitha viset shqiptare në Jugosllavi me gjithë skamjen dhe zhvillimin e pakt ekonomik,
Unë thëmë se më gjithë vështirësit dhe pengesat që i ka pas LASH gjatë egzistimit të vetë, ky institucion arsimor  i themeluar nga Qeverija e Kosovës në egzil  me 30 Maj 1992 në Lund  e ka kryar emisionin e vetë kombëtare për aqë kohë sa ka funkcionuar. LASH ka dhënë kontribut të madh kombëtare në ruatjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar në emigracion, në ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në emigracion.

Sokol Demaku

DUHET TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SPOPULL DHE KOMB KJEMI NEVOJË PËR NDRYSHIME TË SHUMTA NË JETË

               -thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosvës me vbendbanim të përhershëm në Suedi

                                     


Një prezentim te shkurtër.

Jam Xhemail Shatri i lindur dhe i rritur  në një familje te madhe shumë antarëshe në fshatin Tomoc komuna e Burimit. Shkollën fillore e kam mbaruar në qytezen Gurakoc, të mesmen në Burim, ndërsa sudimet i kam krye në Universitetin e Prishtinës dega e Historisë me temën e diplomës: Rëndësija Historike e Lidhjës Shqiptare te Prizerenit 1887-1881. Nga koha e femijërisë dhe rinisë sime  mbaj kujtimet më të bukura te jetës time, ato janë vitet e  paharruara qe  i kujtoj me shumë mal. Si nxënës i shkollës fillore kam marrë pjesë në grupin letrar e të recitimeve në garat komunale të shkollave fillore të komunës së Burimit, gjithë ashtu vlen të përemendet se si nxenës i shkollës së meseme kam marre pjesë në aktivitetet sportive, pastaj kam marrë pjesë në  grupin e dramës në gjimnazin e Burimit. Në mërgim në Suedi kam  marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kombëtare që janë zhvilluar në Suedi kundër  okupimit të egër  serb në Kosovë  gjatë viteve 90. Ashtu si për shumë mërgimtare edhe për mua drama e mërgimit është njera  ndër dramat më të dhimbshme  që nuk perfundon kurrë, përkosisht jetoj në Suedi më familje.

I lindur në fshatin Tomoc komuna e Burimit ku dhe kaluat edhe rinin tuaj ,cfarë mund të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Edhe unë si shumica e moshatarve të mi të asaj kohe, femijërin dhe rinin time e kam kaluar në fshatin e bukur të  lindjes Tomoc, për të cilin kam mall të pashuar. Fshati i lindjes Tomoci është një fshat i madh  i komunës së  Burimit, me tokë  pjellore dhe  kullosa rrethuar  me kurorën  e Alpeve Shqiptare, apo si populli i quan (Bjeshket e Nemura) që i japin gjallëri jetës në fshat. Ne fshatin tim të lindjes njerëzit  kryesisht janë marrë me bujqësi dhe blegtori shumë pak kanë qenë të punësuar në punët shtetrore ngase regjimi i atëhershem pushtus ka bërë diskrimin të hapur për punsim ndaj njerëzve të këtij fshati. Fshati i ynë gjithmonë ka pasur shumë njerëz të vyer që punojnë me shumë zell tokën, dhe jetojnë mirë nga puna e tyre në bujqesi dhe blegtori, njerëzit janë shumë puntor  të dashur dhe te respektuar, fshati i ynë gjithmonë ka pasur burra të menqur, të ditur,  dhe të shkolluar si dhe femra te shkolluara e të  menqura që nuk ua kanë lënë mangu për asgjë  as burrave. Në Burim(Istog) në atë kohë kishte fare pak shqiptarë të punësuar, atëhere aty bënin ligjin serbet, një vend pune ishte ëndërr në atë kohë.Fshati Tomoc është njeri ndër fshatrat që ka rinin më të shkolluar jo vetëm ne Burim por në gjithë Kosovën, nga fshati i im i lindjes kanë dalë dhejtra doktorr shkence, më dhjetra magjistra, e mija të ri e te reja  që kanë mbaruar Universitetet në të gjitha degët e Univeristetit të Prishtinës, nuk ka familje që së paku dy anatarë të familjës nuk kanë mbaruar Universitetet qoftë në Kosovë qoftë në perendim.

Shkollimin fillor keni bërë në Gurrakoc, ndërsa ate të mesem në Burim, mund të na thuash më shumë për jetën tuaj në rini?

Unë kam lindur  dhe jam  rritur  në një familje shumë anëtarëshe.Në fshatin tim të lindjes nuk kemi pasë shkollë fillore, andaj shkollën fillore  kam  qen i  detyruar  ta filloj dhe ta mbaroj në qytezën e Gurrakocit që është  larg tre  kilometra nga fshati i im i lindjes, për cdo ditë ne  bënim nga 6 kilometra rrugë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla në kushte mjaftë të vështira me dimra të ashpër që ishin në ato kohë. Shkollën e mesme kam mbaruar në qytetin e Burimit qe është shtatë  kilometra larg nga fshati Tomoc. Nga ajo kohë e pjesës së jetës time, kam kujtimet ma te mira gjatë gjithë jetës sime, kjo është pjesa ma e rëndesishme e jetës sime, i mbajë gjithmonë te fresketa në memorjen time kujtimet nga koha e fëmijërisë dhe rinisë sime, të kalura ne vendlndijen time.

Keni studiuar në Universitetin e Prishtinës dega e Historisë, cfare keni në mendje sot Xhemail nga këto kohëra  nga jeta studentore e viteve 1975-1976?

Vitet shatëdhjeta për Kosovën ishin vite të një ringjallje. Prishtina vlonte nga sudentët dhe nxënësit e shkollavë te mesme profesionale të cilet kishin ardhur nga te gjitha viset shqiptare në Jugosllavi. Me gjithë skamjen dhe zhvillimin e pakt ekonomik, Prishtina ishte qyteti ma gazmore në kontinent, ku bukurin qytetit të Prishtinës ia shtonte  gjallërija e të rinjve dhe te rejave që kishin ardhur për tu shkolluar nga të gjitha viset shqiptare nën Jugosllavi. Nga do që shkoje kishte plotë te rinj e të reja, ishte një atmosfere që ngrohje nga rrezete e perkohshme të një fare lirije. Pa dyshim se jeta studentore për mua është  pjesa ma e rëndësishme e jetës sime, nga koha e studimeve kam kujtimet ma të mira të jetës. Në kohën e studimeve pata  rastin të njofe shumë shokë dhe shoqe nga te gjitha viset shqiptare te okupuara nën Jugosllavi, ku me netë të tëra bisedonim për padrejtesitë qe i bëheshin Kosovës dhe shqiptarve në ish Jugosllavi të ndarë padrejtesisht  më 1912 në Konferencën e Londrës nga fuqit e asaj kohe nga atdheu i tyre Shqipërija. Demostratat e lavdishme  të studentve dhe te mbare popullit te Kosovës të vitit 1981 me kane gjeturë në perfundim të sherbimit ushtarak ne Zagreb, duhet theksuar se në vitet shtatëdhjeta është punuar shumë në ngritjen e vetdijes kombetare, duke i argumentuar me fakte dhe argumente shfrytzimin ekonomike dhe padrejtesitë që i bëheshin Kosovës dhe shqiptarve në ish Jugosllavi nga makinerija vrastare e Serbisë dhe Jugosllavisë.

Në vitin 1980 keni diplomuar në temen: Rëndësija Historike e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878-1881 ,cka ju shtyri në këtë?

Unë kam pasur fatin e mirë të rritëm në një familje  atdhetare  dhe të shkolluar, e cila  shumë heret i kundërvihet hapur okupimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavija. I rritur dhe i edukar në fryemën e atdhetashurisë per vendin dhe për popullin tim nga familja ime, unë qysh heret angazhohem të punoj aq sa mundem për lirinë e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavinë e asaj kohe që për popullin tim ishte shtet burg që bëntë një terror të hapur kundër popullit shqiptare në Kosovë dhe në gjitha trojet shqiptare në Jugosllavi. Unë shumë heret fillova të lexoj libra dhe literaturë te mirefillte kombëtare e sidomos libra historik nga emigracioni i vjetër shqiptar në perendimi, dhe nga  atdheu i yne Shqipëria.Gjatë leximit te literatures historike mësova per padrejtesitë  e medha historike që fuqite e medha  të asaj kohe i kishin bërë kombit shqiptare me Kongresin e Berlit më 1878, me Traktatin e Shënë -Stefanit -Mars 1878 dhe me Konferencen e Lodrës 1912, ku më shumë se gjysma e teritoreve  shqiptare u nda padrejtësisht nga shteti amë Shqiperia. Kosova, Plava e Gusija, Camerija, Presheva, Medvegja  Bujanovci dhe Maqedonija shqiptare  ju dhane  padrejtesisht nen sudim shteteve fqinje,Serbise,Malit te Zi Greqisë dhe ma vonë edhe Maqedonisë per ti shtuar apetitet e tyre hegjomoniste kundër tokave shqiptare.I paisur me literatur  të mirëfillt kombëtare, për historin e popullit tim sa të dhimbshme aqe edhe krenare,une vendosa  ta studijoj historine  historinë e popullit tim ,per te marre akoma edhe ma shume dije per historine e popullit shqiptare , në mbarim të sudimeve me bëri ta marrë për temë diplome " Rëndësija Historike e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit 1878-1881" nga Historija e Popullit Shqiptare pjesa e dytë . Arsyja kryesore që kam  zgjedhë këtë  temë "Rendësija Historike e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit 1887-1881" ka qënë dëshira e ime  e flaktë që edhe unë sa do pak të kontriboje në ndriqimin e padrejtësive që fuqit e medha të asaj kohe i kanë bërë kombit shqiptar duke e ndare dhe coptuar në shumë shtete  fqinje sllave. Duhet thënë se Lidhja Shqiptare e Prizerenit 1878-1881 ishtë e para Levizje clirimtare  me karakter kombëtare ne të cilën morrën pjesë ma shumë se 300 delegate nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan dhe në mergim. Lidhja Shqiptare e Prizerenit është organizimi ma i lartë kombëtare gjatë gjithë historise së shqiptarve, ku për herë të parë formohet qeveria gjithëkombëtare nga të gjitha viset shqiptare në Ballkan. Lidhja Shqiptare e Prizerenit për  herë të parë sfidojë propotencen e Fuqive të Mëdha , agresivitetin e monarkive fqinje sllave dhe arrogancën e Portes se Larte ndaj kerkeseës së drejtë të shqiptarve. Për Lidhjen Shqiptare të Prizerenit 1887-1881 janë shkruar shumë libra nga shumë historian shqiptarë dhe të huaj.

Mësues në Burim, por për një kohë te shkurtër, kujtimet e juja nga kjo  koheë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, por mësues edhe në mërgim një paralele mes punës si i ri ne vendlindje dhe asaj në mërgim?

Edhe pse kisha mbaruar studimet  në vitin 1980, kur Kosova kishte shumë nevojë për kuadro të shkolluara, regjimi i atëhershem komunist ma morri të drejtën e  punës për te punuar me gjeneratatë e reja në arsim.Une vazhdova me ngulëm ta kërkoj te drejtën time  për shumë vite për të punuar ne profesionin tim me gjeneratatë e reja në arsim, por pa suksese, sepse pushtuesi i popullit tim ishte i vendosur të mos me lejon të punoj në arsim  dhe ashtu u  bë.  Andaj duke mos pas mundesin te punoj ne vendlindje ne arsim nuk mund ta terhjeku një paralele te punës time si i ri ne vendlindje dhe ne mërgim. Edhe per kundër deshirës së madhe per të punuar me gjeneratatë e reja dhe për të  kontribuar  sa do pak për popullin dhe atdheun tim, unë nuk pata fatin  te ja ktheje borgjin familjës time dhe popullit tim qe në varferin e tyre  dhanë per shkollimin tim gjate  gjithë kohës sa isha duke u shkolluar e posaqërisht gjate kohës se sudimeve. Regjimi i atëhershem komunst  i Kosovës dhe Serbisë ishte i vendosur që të mos me lejoj të punoj në arsim, me akuzen se unë dhe familja e ime jemi armiqt  ma te medhenj të Jugosllavisë andaj per shtatë vite kam punuar në bujqësi me shumë krenari.

Refugjatë nga Kosova keni kaluar nëpër  kampe refugjatësh nga Austrija deri ne Suedi dhe ne vitin 1989 keni kerkuar strehim në strehimorën për refugjatë ne Landskrona të Suedisë?

Vitet tetëdhjeta ishin si një grumbull reshë të zeza te trasha që kapluan Kosovën. Këto re të zeza nuk sollën as shi e as breshër. Ato sollën luftra të tmershme në filllim te viteve 90 ku nga cemdurija serbe në këto luftra duke  filluar në Slloveni, Kroaci, Bosnje duke e përfeshirë edhe Kosovën u vranë dhe u masakruane nga maqinerija ushtarake e paramilitare serbe  mbi 300,000 njerëz të pafajshem si dhe u benë qindra mija dhunime nga kriminelët serb ne teë gjitha vatrat e luftës në ish Jugosllavi që në fakt ishte Serbi e Madhe. Drama e ime e mërgimit ka filluar me 20 shtator  te vitit 1987 kur kam lëshuar  Kosovën dhe kam emigruar ne përendim, meqë nuk kisha pasaporte sepse regjimi i atëhershem nuk ma dha  as pasaportin, unë vendosa ta kaloj kufirin  ilegal me një shok timin te ilegalës nëpër  mese Alpeve Slloveni Austri. Fillimisht u vendosa Austri  ne një strehimore afër Vjene, aty gjeta disa te ri shqiptar të cilët nuk ishin të shumtë në numër, por benin një veprimtari  të madhe kombëtare, duke marrë pjesë në demonstrata  dhe aktivitetet tjera kombëtare për aq sa ja lejonje njeriut rregullat e strehimores. Qellimi i im nga fillimi ishte ardhja në Suedi, por meqë nuk kisha pasaport detyrohem të kerkoj strehim ne Austri. Me krijimin e mundesisë  së parë unë u largova nga Austrije  dhe në  janar te vitit 1989 erdha  në Suedi, ku   kerkova azil politik, në strehimoren për refugjatë ne Landskrona të Suedisë, ku pasë gjashtë muajve unë dhe familja e ime marrim qendrim të përhershem në Suedi.

Kontaktet e para me bashkombase ne strehimoren e refugjatvë ,cfare mbani ne kujtese deri me sot Xhemail?

Fill pas  kërkesës për azil dhe vendosjes time  në strehimoren e refugjatëve në Landskrona, unë  me disa shokë te mi që i gjeta aty, dhe te tjerë qe erdhën pase meje fillum të organizohemi keshtu pas disa bisedave dhe konsultimeve, vendosëm  ta formojem shoqetën e parë shqiptare në strehimoren e refugjatve ne Landskrona. Ne formimin e shoaqatës "Hasan Prishtina" kanë marrë pjesë Unë, Enver Camaj tani i ndjer, Islam Sylejmani, Iljaz Bicaj, Naim Haradinaj ,Qazim Hasanaj, Shefqet Kuqi Ibrahim Aliu, Rexhep Lata, Ali Shipshani, Bajram Shipshani  e disa tjerë që për momentin nuk me kujtohen. Ndihmes te madhe ne formimin e shoqatës " Hasan Prishtina " në atë kohë kanë  dhënë  Ismail Rugova, Sabri Novosella, i ndjeri Ibush Krasniqi dhe intelektuali i  madhe Ramadan Osmani, të cilët e bënë regjistrimin e shqatës "Hasan Prishtina "në organet suedeze. Shaqata "Hasan Prishtina" ka krye një varg aktivitetesh kombëtare e kulturore si është festimi i ditës së Flamurit 28 Nëntori dhe  dita e Pavaresise së Shqiperisë, pasataj mbajta e mësimit në gjuhën shqipe me nxënës shqiptarë në strehimore si dhe mbledhja e ndihmave për familjet e të burgosurëve politik si dhe pjesmarrja e jonë në të gjitha demostratat kundër terrorit dhe genocidit teë hapur në Kosovë në atë kohë.

Me profesion mesus, cfare ishte kontributi i juaj ne kete kohe ne strehimoret e refugjatevë shqiptare në Suedi konkretishte per nxenesit refugjatë?


Krahas aktiviteteve të shumta kombëtare për clirimin e Kosovës, edhe unë si shumë intelektual e mësues të ardhur në mergim nga dhuna dhe terrori serbe,që nga fillimi kyqem në formimin dhe hapjen e shkollave shqipe ku do që ka qënë e mundur në ate kohë. Pas marrjes së lejes qendrimit, dhe vendosjes në  komunën e Svalovit, së bashku me disa mësimedhënes  tjere, ndër ta profesor Muhamet Muriqi, arsimtari Rashit Berisha, si dhe apsolventi i kimise Afrim Goxhuli, në vitin 1991-1992  organizojmë mesimin plotësuse në gjuhën shqipe në Landeskrona  me femijët e refugjatëve shqiptare në strehimoren në Landskrona,  në baza vullnetare. Qëllimi kryesor dhe i vetëm i hapjes se shkolles shqipe ne Landskrona ishte për ta penguar asimilimin e shpejtë të fëmijëve tanë ne mërgim si dhe për ta mbajtur gjallë frymën kombëtare. Unë kam punuar me nxënësit shqiptare ne  Landskrona në lëndën e historisë gjate vitit 91 -92 . Pase   hapjes së strehimores së refugjatve  edhe në Svalöv ne vitin 1992/92 me mbështetjen e LASHIT dega "Naim Frasheri" ne Suedi bashkë  me disa koleg të mi mësimdhënes hapim mesimin. Kontribut te madh në hapjen dhe mbajten e shkollës shqipe ne Svalöv  kanë dhënë mesidhenesit, Sefe Kryeziu magjister i gjeografise, arsimtari i gjuhës shqipe Hetem Fazliu, arsimtari i matematikës Salih Dibrani apsoleventi i kimise Afrim Goxhuli, profesoresha e historise Fatime Kuqi, arsimtari i  biologjise Ibrahim Sopi, si dhe une Xhemail Shatri profesor i historise. Paralelisht mësimit plotësues në gjuhën amtare me nxënesit shqiptar  në baza vullnetare  në strehimoren e Svalövit , une kam punuar si mësimdhënese i gjuhës amtare me nxënëst shqiptare në kuadër te shkollës suedeze gjate viteve 1992- 1996  ne Svalöv.

Ju ishit aktiv në punën dhe aktivitetin e Lash-it, cka mund të na thoni për këtë?

Si shumë intelktual dhe puntor të arsimit të asaj kohe në Suedi edhe unë kam marrë pjesë në themelimin Lidhjes  së arsimtarve shqiptarë "Naim Frasheri" ne Suedi apo si  që është i njohur me shkurtesen LASHI të  themeluar me 30 Maj te vitit 1992 , ne qytetin Universitare të Lundit, me propozimin e qeverisë së Republikes se Kosovës  në egzile, pra te minstrit te arsimit Dr Muhamet Bicajt e te z. Meriman Braha. Ne Kuvendin e parë zgjedhor të cilin e udhehoqi profesori i nderuar Ibrahim Egriu së pari u miratua Statusi  e Rrugullorja e punës, u zgjodhe Kryesija e re dhe organet tjera te ketij asocijacioni. Kryetare i pare i LASHIT "Naim Frasheri"  për Suedi u zgjodh veterani i arsimit dhe i burgosuri politike shumëvjecare i ndjeri Ramadan Shala, Ibrahim Egriu sekretar, Nazmi Shabani -arkatar dhe antarë te tjere te Kryesise u zgjodhen, Ilaze Bicaj, Ramadan Osmani, Kimete Miftari, Shpend Koleci, Nazmi Thaqi, Gani Osmani dhe Samir Hajdari. Fillimisht ne LASH u antarsuan 127 antarë, prej tyre 58 me përgaditje superiore, te tjerët ishin me shkolle te Lartë dhe me normale dhe gjimnaze. Me 26 dhjetor 1992 u mbajt Kuvendi i Dytë i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptare ne Suedi " Naim Frasher"(LASH) ku kryetar i LASH zgjidhet profesor Bedri Paci, gjithë ashtu u zgjodh edhe Kryesija e re e LASH. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptare " Naim Frasheri" ne Suedi zhvilloj një aktivitet te dendur kombetar. Motoja e LASH ishte që kudo ne përendim ku ka nxënës shqiptar të hapen shkolla, në mënyrë që femijët tanë të mos mbeten mbrapa shokëve të tyre në atdhe.

Keni qenë bashkpuntor i shumë figurave te njohura në mërgim, konkretisht këtu në Suedi, si: intelektuali dhe i burgosuri politike Kosovë Rexh Bala, veterani i  shkollës shqipe dhe shkrimtari Sadullah Zendeli-Daja, Ismail Rugova, Sabri Novosella, Shefki Oseku, Profesor Ibrahim Igriu ,Ragip Recica, intelektuali i madhe Ramadan Osmani, Naim Haradinaj, Enver Camaj, cfarë ishtë kontributi i juaj në atë kohë ?

Disa nga keto figura  të njohura kombetare, i kam njohur  edhe ma parë  në Kosovë, ndërsa disa nga keto figura i kam njohur  kur kam ardhe në Suedi, për te cilët kisha dëgjuar  edhe ma heret në Kosovë  per veprimtarine e tyre kombëtare. Kontributi i im i parë ne ceshtjen kombëtare  ne Suedi ka qene solidarizimi i im dhe i shokëve te mi  me greven e minatorve të Trepcës e cila filloj në Mars te vitit 1989.Ne në shenjë perkrahje dhe solidarizimi me kërkesat e drejta te minatorve ne disa bashkatdhetare filluam grevën e urisë ne shoaqtën "Kosova" ne Malmö, ku në kete grevë  tetë ditëshe morren pjesë,´Sabri Novosella, Naim Haradinaj, Enver Camaj, Misin Gradinaj,  Selim Balaj ,Ibush Krasniqi, Agron Haradinaj, Hysen Bajramaj e disa atdhetare tjeter ,emri i te cilve nuk me kujtohet per momentin.Të gjithë e dim se greva e minatorve te Trepcës ka dridhur themelet e ishë Jugosllavisë dhe qe nga aty fillon shkatërrimi i përgjakshem i Jugosllavisë komuniste me ne krye diktatorin  dhe kriminelin Millosheviq.Unë  bashkë më shokët e mi kemi  marrrë pjesë ne të gjitha aktivitetet e kombëtare qe janë zhvilluar ne atë kohe ne Suedi, duke filluar me  greven e urise ne perkrahje te minatorve te Trepcës  ne Mars te vitit 1989, pastaj në themelimin e  e Unionit te Shoqatave te Pavarura  Shqiptare në Suedi, ne hapjen e shkollave shqipe  si dhe puna e ime si mësuese me nxenesit shqiptare ne Suedi , ne themelimin e LASH.Gjithashtu kam marrë pjesë ne te gjitha demostratat  qe jane mbajtë  ne Suedi dhe ne shtetet e  tjera perendimore  kunder terrorit dhe genocidite te hapur serb,te ushtruar kunder popullit shqiptare në Kosovë. Unë kam marrë pjese  në themelimin e Deges se LDK-es   në Landskrona ne Suedi  ne vitin 1991, dhe kam qenë kryetar i nëndegës se LDK-es ne Svalöv nga viti 1992-1996, si dhe kam qenë aktiv ne mbledhjen e 3% ,dhe ne dhënjen e ndihave per luftën e Kosovës 1998-1999.

Kur kemi te bejëme me mësimin e shqipese ne mergime, cfare është mendimi i juaj sot per kete?


Sot diaspora e Kosovës përbën një të tretën e qytetarëve te saj, pjesa më e madhe e tyre janë femijë dhe te rinj. Mësimi plotesus është vlersuar faktori kryesor për ruatjen e gjuhës dhe identitetit, te pjestarëve te diaspores së  Kosovës. Është e drejtë themelore e njerëzore ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar. Shenja e parë dhe ma e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Mësimi i gjuhës amtare ne shkollë nënkupton edhe mësimin për kulturën e origjinës  dhe përbërsit e saj. Edukimi dhe mësimi shtesë në diasporë deri diku ishin të  organizuar mirë ne vitet 90-ta. Ky aktivitet organizohej me mbështetjen e institucioneve te atëhershme  të Kosovës. Pas vitit 1999 mësimi i gjuhës, historisë dhe kulturës ne gjuhën amtare mbetet cështje  private e mërgimtarëve.Unë mendojë se mësimi plotesuse per diasporë ka kaluar nëpër etapa dhe vështersi te ndryshme, por falë përkushtimit te bashkëkombasve tanë qe jetojnë jashtë vendlindjes, ka arrrit të mbijetojë dhe te zhvillohet. Megjithatë, mësimi plotësus ne diasporë është ne gjëndje shumë te rëndë, asnjë institucione  ose asociacion kombëtare  nuk ka të dhena te sakta për numrin e fëmijëve (nënësve) shqiptare në mërgatë dhe ne diasporë. Fatkorët qe kanë ndikuar në ketë gjendje janë te shumtë  por  duhen vëcuar dy: organizimi jo i mirë institucionale nga Qeverija e Kosovës dhe mosinteresimi i prindërve për dërgimin  e fëmijëve te tyre në shkollat me mësim plotësues.

Pra jeni njëri nga përkrahësit e LASH " Naim Frashëri " dega ne Suedi cfarë mund te na thoni për këtë dhe pse LASH sot nuk funkcionon ne Suedi?

Une thëmë se me gjithë vështirsit dhe pengesat qe i ka pas LASH gjatë egzistimit te vet, ky institucion arsimor  i themeluar nga Qeverija e Kosovës në egzil  me 30 Maj 1992 ne Lund  e ka krye emisionin e vet kombëtare për aqë kohë qe ka funkcionuar. LASH ka dhënë kontribut të madh kombetare ne ruatjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtare ne emigracione, në ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ne emigracion. Arsyen  e vërtete pse sot  nuk fukcionon  LASH nuk e di, por një gjë e di se po te vazhdonte te funkcionoje  LASH deri me sot , nuk do kishim një situatë dhe kaos  te tillë në arsimin shqip ne diasporë, ku askush askuj nuk i jep  llogari për asgje. Jemi deshmitar se pas shuarjes se LASH, ne krye te organizimit te mesimit shqipë ne Suedi kanë depertuar  disa pseudointelektuale e dallavergjinjë  qe per interesa te ngushta materiale po shkaterrojnë  dhe po e degradojnë mësimin  plotesuses shqipe në Suedi.

Sa jeni i knaqur me punën ne shkolla ne mërgim kur kemi te bëjmë me Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim efektiv tek fëmijët mergimtare?


Me gjithë vështirsit e shumta që i ka pas organizimi i mësimit te Gjuhës Shqipë me nxënësit shqiptarë ne Suedi dhe në përgjithësi në diasporë, mund të thuhet se  mësimi i Gjuhës Shqipë  ka qenë  dhe është efektiv me mundësit qe krijon shteti nikoqir. Fal  punës se palodhëshme te qindra e mija intelektualve, dhe puntorëve të arsimit në të gjitha shtetet e përendimit, e kanë bërë te pamunduren për ta ruajtur dhe  mbajtur  gjallë gjuhën  dhe kulturën shqiptare  me nxënësit shqiptarë. Gjithmonë ka vëndë për ti bërë gjerat ma mirë  dhe me rezultate ma të medha, andaj edhe ne ketë drejtim mund te bëhët   edhe ma shumë ne ngritjen e cilësis së te mësuarit te gjuhës shqipë, te nxënësit shqiptare në Suedi dhe ne diasporë,fatkeqesisht sot kemi mësus te tillë qe punojnë  me nxënësit  shqiptarë vetëm për ta marre një rrogë dhe jo  për ti paisur me dije nxënësit tanë ne mërgim.

Keni punuar një kohë me bashkombasit ardhacak këtu, cfarë mundë  të  na thoni rrethe integrimit te shqiptarëve ketu?


Padyshim kur bëhët fjale per integrim te shqiptarve ne Suedi, kjo nuk nënkupton anën fizike te saj, sepse shqiptaret  janeë ne Europë,por kjo ma teper nënkupton afrimin e mentalitetit shqiptare me mentalitetin europian, gjithashtu kjo nënkupton edhe njohjen e vlerave europiane ne kuadrin e demokracisë dhe shtetit te se drejtës.Unë mendoj se shqiptarët  ne Suedi por edhe ne vendet tjera përendimore janë integruar mirë dhe për ditë e ma shumë po integrohen ne të gjitha sferat e jetës, ne shoqeritë e shteteve  përendimore ku jetojne, tani kemi me  qindra e mija te rinj e te reja qe po kryajne studimet ne Universitetet ma te njohura te botës  .Duke e njohur kulturen dhe ligjet e shtetit ku jetojme ne mesojme ma shumë për te drejtat  tona qe na takojnë me ligjet e shtetit ku jetojme. Êshtë me rëndesi te dihet se integrimin duhet bërë pa e humbur idenitetin kombetare duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën tone shqiptare, integrimi nuk duhet të kaloj në degjenerim, por krahas integrimit duhet ruajture gjuhen  dhe kulturën tonë të bukur.

Një mësus, një mërgimtar, një intelektual kërkon te jetë pothuajse për gjithcka i informuar. Kjo ka te bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht do doja një përgjigjeje te shkurtër si është Xhemaili nga natyra?

Përpiqem ti percjellë të gjitha zhvillimet politike në vendlindje dhe në emigracion, gjithashtu përpiqem të jam ne kontakte te vazdusheme me venlidjen për tu informuar për të gjitha ngjarjet qe ndodhin në atdheun tone, qofshin ato politike, ekonomike apo kulturore. Unë nga natyra jam njeri i sinqerte me karakter të fortë qe gjithmonë mundohem ta thëm të vërteten pavarsishte sa e hidhur është ajo. Gjithashtu gjithë herë jam tolerant, por kur ta kërkon nevoja  jam   shumë i rrept dhe i ashpër ndaj atyre qe miresjelljen nuk e kanë kod te jetës, por ne vend te kodit te mirësjelljes kanë gënjeshtren, arrogancën dhe mashtrimin. Jam njeri i besës dhe fjalës,  gjithmonë e pranoj mendimin ndryshe, e rrespektoj shumë mendimin e lire dhe dhe fjalën e lirë.

Ju jeni mësus dhe intelektual,njeri i cështjes kombëtre cfare është aktiviteti i juaj ne aspektin e ruajtjes se gjuhës dhe kulturës sonë,. Si e ndin veten si  mësus dhe intelektuale ne mërgim?

Ashtu si shumë koleg të mi  intelktuale e mësimedhënes ne mergim konkretishte ne Suedi edhe unë jam munduar  gjatë gjithë kohës te kontriboj  aqë sa kam pasë mundësi, në  ruatjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare  ne Suedi, duke u angazhuar qyshe heret ne  hapjen e shkollave shqipe me nxënësit shqiptare ne Suedi.  Dihet mirëfilli  se roli i mësusit dhe itelektualit  është i një rëndësije te veqantë në  cdo shoqëri pavaresishtë se ku jeton. Puna e mësuesit dhe e intelektualit ne atdhe, por në vecanti në diasporë është e shenjtë dhe e mundishme, qe kerkon shumë pune dhe sakrificë, vet jeta në mergim është e rëndë dhe me plotë te panjura qe i sjellë koha. Padyshim drama e mergimit për mue është drama ma e dhimbshme ne jetën  time, e cila nuk   me lënë rehat  kurrë. Përkundër vështersive dhe mallit te përhershëm për vendlindje me duhet te thëmë se edhe pse ne dhe te huaj si mësues dhe si intelktual e ndjej veten  mirë në mërgim me të gjitha te mirat dhe te kqijat qe sjellë  jeta ne mërgim.

Planet e Xhemailit për të ardhmen?

Jeta e njeriut nuk ka kuptim pa plane për të ardhmën, ashtu si cdo njeri edhe unë i kam planet e mia te jetës. Ne fokus te interesit kam kujdesin e vazhdushem per familjen time  dhe punët  e perditshme qe na presin si familje  e si indivit, si dhe dëshira për te mbrri sa ma shumë ne  te gjitha sferat e jetës si indivit e si familje. Me duhet te thëm  dhe ta pranojë se unë nuk jam nga ata njerze qe hartojnë plane afatgjata jetese, une i përshtatem  shumë rrethanave te krijuara qe i sjelle koha  dhe momenti. Pjesë e planeve te mia është deshira  e ime  per të ardhmën është te ulem dhe te shkruaj për historin e popullit tim te shumë vajtur por gjithmonë krenar, gjithashtu pjesë e planeve te mia është deshira e ime për te ndihmuar   dhe kontribuar ne qështjen kombëtare ne të gjitha trojet shqitare, si dhe  ne  ruajten e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Suedi.

Nëse do kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende ne realitetin qe jetojm ne shqiptaret pa marrë parasyshe se ku, ku mendon qe konkretishte duhet ndryshuar dicka për te mirë?

Duhet te jemi realist dhe të pranojm se si popull e si komb kemi nevojë për   ndryshime te shumta, të cilatë jane të nevojshme dhe te domosdoshme për  cdo popull. Unë mendoj se gjëja e parë qe duhet ndryshuar  tek ne është  sjellja e papërgjegjeshme e politikajve shqiptarë  ndaj shtetit dhe popullit te vet  të cilët janë te zhytur në korrupcion dhe krim te organizuar. Pastaj kemi nevojë per afrimin e mentalitetit tonë me mentalitetin e popujve përendimore si dhe pranimi i vlerave  demokratike  përendimore në kuadrin e demokracisë dhe sheteti te së drejtës që bazohet në rend dhe ligj. Gjithashtu kemi nevojë emidiate në ndryshimin gjendjes në arsim, për te vënë  arsimin ne binarë te drejteë duke e rritë clisinë  e shkollimit ne të gjitha nivelet, jemi deshmitar se sot  arsimin, qoftë në Shqiperi qoftë ne Kosovë  e ka perfshi kaosi dhe anarkija ku korrupcioni dhe krimi i organizuar ka mbërri deri ne majet ma te larta në udheheqjen e arsimit shqip ku këta njerëz  bëjnë ligjin. Fatkeqsishtë jemi deshmitar se sot botohen  me qindra libra pa asnjë vlerë shkencore, letrare e kombëtare nga analfabet e midikor që titujt e tyre i kanë ble me para nga profesoret e korruptuar.

Cka mendoni për gjendjen politike shqiptare në përgjethesi parë ne prizmin Shqipëri-Kosovë?


Edhe përkunder shumë  zhgenjimeve jo vetëm te mia por edhe shumë shqiptarve tjere  për zhvillimet politike, ekonomik, unë nga natyra jam optimist dhe besoj se ditë ma te mira do vinë për kombin tonë  dhe se ky shekull  gjithësesi duhet  te jetë  shekull i   ne shqiptarve. Une i kuptoj  plotësishte zhgenjimet  qe me të drejte  populli im i ka  në udheheqjen e vet politike  në të gjitha trojet shqiptare, sepse kjo kastë politike punon vetëm për vete dhe klanet e tyre mafioze ndërsa për popull nuk qanë kokën fare. Politika shqiptare  në përgjithësi vuan nga smundja e korrupcionit dhe krimit te organizuar qe është kancer për një popull dhe për një shtet, për tu bërë një komb i fuqishëm  dhe shtet i fuqishem me zhvillim ekonomik dhe me standart të lartë jetsor duhet punuar ndeshmerishtë dhe te funkcionon rendi dhe ligji qe njerzit te jenë te barabart para ligjit dhe drejtesisës. Kombi shqiptare e meriton me jetuar me qindra herë ma mirë, se sa qe po jeton tani  ku do ne trojet e veta, sepse ka pasuri nëntoksore e toksore dhe rini te shëndosh e te shkolluar qe per një kohe te shkurtër  do e zhvillonin shtetin dhe kombin po te mos pengohen nga politika. Andaj faj për varferin e madhe qe është ne popull bie mbi politikajt e pa pergjegjshëm shqiptarë qe me paramendim po e vrasin te ardhmen e brezit te ri shqiptar.

Përvec punës se mësusit, angazhimit intelektual, punës me mërgimtar si e kaloni kohën e lirë Xhemail?


Koha e lire është ajo  pjesë kohës qe disponon individi   jashte kohes  se obligimeve te tije profesionale, shoqerore dhe familjar, me qellim te pushimit ,arktimit dhe zhvillimit te personalitetit ne rrethanat konkrete natyrore e shoqerore ,ne te cilat jeton ai. Një nga faktoret parësor dhe me shume ndikim  ne kohen e lire është familja ,ajo duhet te formoj shprehi dhe kultur tek individi qe shfrytezimin e kohës se lire  ta planifikoje për akitvitetet te dobishme. Une  një pjesë te  te madhe te kohëse  se lire  e kaloj me familje, ndersa pjesen tjeter te kohes se lire e kaloj duke  lexuar literature historike dhe libra  nga ma te ndryshmet ,pastaj kur kam kohe te lire  lexoj edhe shtypin ditore te gazetave shqiptare  për tu informuar  per zhvillimet politike e shoqerore ne atdhe dhe ne diaspore, gjitheashtu e shiqoj edhe Televizionin  kur ka programe të rëndësishme kombetare.

Cka ju bënë te lumtur dhe qka ju mundon ma se shumti ne jetë?

Te lumtur më bënë shendeti i familjes dhe te gjitha te arriturat e familjes sime dhe te kombit tim, gjithashtu të lumtur përjetesisht me bënë, clirimi i Kosovës nga hordhija serbosllave një shekullore  dhe formimi i shtetit te pavarur të Kosovës. Pastaj te lumtur me bënë fitimi sado pak i disa te drejtave te shqiptarve ne Iliride, dhe ne te gjitha trevat shqiptare ne ishë Jugosllavi gjithë ashtu te lumtur me bënë cdo perparim drejte integrimeve euroatlantike te kombit tim, te Shqipërisë dhe Kosovës. Me mundon shumë vazhdimi i polikës, genocidjale  ndaj Camerisë dhe shqiptarve  që bënë Greqia. Me mundon   pafundësisht vazhdimi i coptimit të kombit tim në pesë shtete sllave  dhe padrejtesit historike që po i bëhën kombit shqiptar edhe në ketë kohë. Gjithashtu me mundon korrupcioni, krimi i organizuar, nepotizmi, padrejtesistë e shumta ndaj njerëzve të pafuqishëm që nuk janë të lidhur me korrupcionin dhe krimin e organizuar, varfëria e popillit tim, stagnimi i dy shteteve shqiptare  dhe pasurimi i disa individëve në mënyrë kriminale  në kurriz të popullit tanë, këto me bëjnë të ndihem shumë  keq. Por ajo që më mundon panderprë dhe nuk me lenë të qetë kurrë, është bindja  e ime se pjesa dermuse e  ne mërgimtarëve  qe jetojmë jashta atdheut do mbesim përgjithmonë këtu dhe kjo me bënë të ndihem keq!!

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUDI VATA - JETOJ I LUMTUR NË ANGLI, SHQIPËRINË E DUA PA INTERES (Intervistë) (12.10.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTDita e Shën GjinitNga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.07.2014)
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)
SHQIPTARI - 100 MIJË PAUND NË BINGO NË LONDËR (12.06.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTPerla natyror e SuedisëNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.03.2014)
EMIGRIMI - PËRFITIMET DHE HUMBJET PËR VENDET E EMIGRANTËVE (11.27.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTBorÃ¥s dhe historia e lindjes së tij si qytetNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.22.2014)
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARËNga SOKOL DEMAKU (11.17.2014)
I MBIJETOI LUFTËS NË KOSOVË - TANI ËSHTË PRONAR I RESTORANTIT TË SUKSESSHËM NË AMERIKË (11.16.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT - RAJONI PERËNDIMOR GÖTANga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]