VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në MontrealNga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!
Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal
Nga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal

E Premte, 12.19.2014, 03:53pm (GMT+1)


 Pyetje: Shpori, së pari më lejon t'u uroj suksese në detyrën e re te krytarit se Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal. Ju keni qenë nje nga mbështetësit më të mëdhenjë të faqeve të verdha që ne krijuam për herë të parë në vitin 2011 në Montreal, mbështetës i kupës së futbollit dhe gazetës "Shqiptari i Montrealit". Si i tillë, unë ndihem i privilegjuar që tashmë pas afro 4 vitesh t'u bëj disa pyetje në rolin e të parit të shqiptarëve të Montrealit. Pse vendosët t'i futeni "politikës" dhe të bëheni një protagonist në shoqatën shqiptare të Montrealit?

Përgjigje: z. pershendetje dhe faleminderit per inervisten, dhe me qe mu dha rasti, dua te pershendes te gjithe komunitetin tone ne emer te Kryesise qe une drejtoje. Po, eshte shume e vertete qe une kam qene dhe do jem gjithmone mbeshtetes i te gjitha aktiviteteve qe organizonhen per komunitetin tone. Z. Nuro, lidhur me pyetjen pse vendosa te meresha me "politike", duke pasur nje eksperience shume te madhe ne kete fushe, mendova qe te kontriboja per te dhene eksperiencen time tek komuniteti im, dhe duke pasur mundesite qe te lidhim urat e bashkepunimit me komunitete te tjera dhe me institucione te tjera ketu ne provincen tone dhe ne Kanada e Ameriken e Veriut, per te shkembyer eksperiencat tona, per t'i sherbyer sa me mire komuniteteve tona respektive.

 Pyetje: Një pyetje që ndoshta duhet të ishte e para, kush është Rikard Shpori?

Pergjigje : Une kam lindur ne qytetin e Shkodres dhe jam rritur ne qytetin e Fierit, mbas ndryshimit te sitemit, ne vitet 1990-1991, une emigrova si dhe shume shqiptare te tjere, kam 12 vjet qe banoje ne Kanada këtu më qytetin e Montrealit , jam i martuar dhe kam 2 femije. Une kam punuar dhe punoj ne disa komunitete te medhaja ketu ne Montreal, si vullnetar si ne Komunitetin grek ,iItalian, spanjoll dhe tani jam shef i ekipit ne ndihme te te gjitha familjeve ne nevoje, si dhe personave me aftesi te kufizuara.

 

Pyetje: Z. Shpori, ju po e merni shoqatën në një moment delikat, pasi ka patur shumë përplasje për mënyrën e drejtimit të shoqatës si dhe ka patur shumë dorëheqje që çoi edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme. A do të jeni ju në gjendje t'a riktheni Bashkësinë Shqiptare të Kebekut në Montreal në rolin e saj që është mbajtja gjallë e gjuhës dhe traditave tona më të mira kombëtare?

Përgjigje: Po kjo eshte nje pyetje me vend, eshte e vertete qe une me 10 anetare e morem drejtimin e shoqates ne nje moment shume delikat, normalisht ku ka mosmarveshje ka dhe doreheqje, por une nuk dua te bej analizen e te kaluares, por dua qe me ekipin tim te ecim perpara ne sherbim te cdo shqiptari ku ndodhet, dhe kam bindjen e plote se asnje nga bashkeatdhetaret e shoqates tone nuk do ngelet i zhgenjyer nga kryesia e re. Z. Nuro, une me ekipin tim qe kam, do jemi shum ne gjendje qe te drejtojme komunitetin tone, por dhe e kemi per detyre patriotike qe ne te ruajme dhe te trashegojme gjuhen tone shqipe, traditat dhe kulturat tona kombetare.

Z. Rikard Shpori ka sponsorizuar privatisht Faqet e Verdha 2011 dhe kupën e futbollit të zhvilluar po atë vit

Z. Rikard Shpori ka sponsorizuar privatisht Faqet e Verdha 2011 dhe kupën e futbollit të zhvilluar po atë vit

Pyetje: Z. Shpori, cilat janë planet tuaja afat shkurtra dhe afat gjata në Bashkësi?

Përgjigje: Fillimisht ne duhet te kemi dhe te gjejme nje zyre te tonen ku te kemi kontakte me komunitetin,

1-sa kemi filluar bisedimet me bashkine e Montrealit,

2- duhet qe ne janar te fillojme procedurat e nderrimit te sistemit te shoqates, nga nje kompani jo fitim prurese qe esht e regjistruar sot, ta kthejme ne nje shoqate jo fitim prurese, te njohur nga qeverija provinciale dhe federale, besoje se brenda 6 mujorit te pare te vitit 2015 do ta marim numrin e aprovimit,

3- do mundohemi qe te marim nga bashkia e Montrealit nje ambjent per aktivitete festive apo mbledhje, kemi dhe idera te tjera me kalimin e kohes do t'iu informojme,por do kisha deshire qe mos te flas shum ne teori, por te flas me vepra.

4- do ndihmojme cdo shqiptar te ri qe vjen ne provincen tone,

5-do respektojme te gjitha Besimet Fetare që ka çdo shqiptar.

6-do mundohem qe te bejme me shume aktivitete, si per shembull, sportive kulturore , programe per femije, konkurse me kenge e valle popullore shqiptare te te gjitha krahinave, etj etj.

Pyetje: Në këtë pyetje, po nisem nga disa thënie të disa miqëve të mi që më kanë thënë se ndoshta ju jeni zgjedhur i mbështetur nga ndonjë grup i veçantë. Si do t'i përgjigjeshit këtyre insinuatave?

Përgjigje: hahahhahaha me vjen per te qeshur per te vetmen arsye ,se keshtu me thane dhe mua, JO JO, une nuk u futa me asnje grup dhe me asnje mbeshtetje, por u futa me forcat dhe besimin tim qe kisha ne vetvete por ishte e kunderta qe nuk ka ndodhur asnjhere ne hisorine e zgjedhjeve, per arsyen se une u votova me 100% qe do te thote 11 nder 11 anetare te Kryesise qe jane 5 me origjine nga Republika e Shqiperise 5 nga Republika e Kosoves dhe 1 nga Trojet Shqiptare, pra po te isha futur me grup ,do kisha dhe kunder ose abstenime.

Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori     Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori

Kryatari i Bashkësisë së Shqiptarëve të Kebekut në Montreal, z. Rikard Shpori

Diaspora TV

Pyetje: Sa jeni i vendosur t'u bëni ball presioneve nga e majta dhe e djathta për të vendosur sipas dëshirës së njërit apo tjetrit?

Përgjigje: Une personalisht jam 100% i vendosur, qe te perballoj cdo lloj presioni, por jo vetem une por dhe ekipi qe une drejtoj jemi shume shume te vendosur, qe ti balancojme dhe ti menaxhojme mire cdo lloje situate dhe ankesa qe do kemi. Ne jemi nje komunitet dhe jo parti politike të majta dhe të djathta, motoja jonë ynë eshte nje per te gjithe dhe te gjithe per nje.

Pyetje: Ju keni një kryesi prej njëmbëdhjetë vetash dhe janë ata që do të drejtojnë punët e shoqatës në dy vitet e ardhëshme. A do t'u drejtoheni shqiptarëve të tjerë që nuk janë në kryesi për t'u ofruar ekspertizë në fushën që ata mbulojnë?

Përgjigje: po normalisht qe po, ne jemi te zgjedhur nga shqiptaret per shqiptaret, keshtu qe ne normalisht qe do bashkpunojme me te gjithe, dyert tona jane te hapura per te gjithe ata qe duan te ndihmojne komunitetin tone, komuniteti nuk eshte i imi por i yni , i te gjitheve.

Pyetje: Si mendoni të afroni rreth vetes të rinjtë, gratë apo edhe bizneset?

Përgjigje: Po kam menduar dhe per kete gje, ne mbledhjen e ardhshme te janarit 2015, do ti diskutojme te gjitha se bashku planet, dhe te garantoj qe cdo gje do te behet transparente dhe publike per te gjithe, sa kemi filluar punen do te japim gjithcka per te rritur cilesine e punes se Bashkesise Shqiptare te Kebekut ne Montreal, kemi nevoje per ndihmen dhe mbeshtetjen e te gjitheve pa perjashtim

Z. Shpori, faleminderit për kohën dhe bisedën, edhe njëherë suksese në sipërmarrjen Tuaj.

AJET NURO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KLEDI KADIU SHPALLET 'PERSONALITETI EVROPIAN I VITIT' (12.17.2014)
TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në SuediNga SOKOL DEMAKU (12.13.2014)
RUDI VATA - JETOJ I LUMTUR NË ANGLI, SHQIPËRINË E DUA PA INTERES (Intervistë) (12.10.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTDita e Shën GjinitNga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.07.2014)
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)
SHQIPTARI - 100 MIJË PAUND NË BINGO NË LONDËR (12.06.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTPerla natyror e SuedisëNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.03.2014)
EMIGRIMI - PËRFITIMET DHE HUMBJET PËR VENDET E EMIGRANTËVE (11.27.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTBorÃ¥s dhe historia e lindjes së tij si qytetNga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.22.2014)
NJË FESTË MADHËSHTORE KUSHTUAR LIBRIT NË MËRGATËN SHQIPTARE NË MBRETËRINË SUEDEZE U ORGANIZUA NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARËNga SOKOL DEMAKU (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]