VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lek Pervizi - çmim special në poezi
E Djelë, 01.10.2010, 10:11am (GMT1)

 

Nje lajm i randesishem, qe mora vesh nga interneti dhe i kerkova z. Pervizi nëse ishte e vertete, dhe me çoi dokumentin e akordimit te Çmimit Special.

Nga kenaqesia qe ndjeva vendosa t'jua bej te njohun edhe shoqnise shqiptare gazetave e shoqatave kulturore.

 

Akademia Internacionale "Il Convivio,, (Gostia) Sicili, organizon cdo vit konkurs per poesi, prose, arte figurative dhe teater. Shpallja e fituesve te sivjetem u zhvillua ne "Giardini di Naxos" (Lulishtet e Naxos), Messina, me 25 tetor 2009.

 

 

 

Juria e perbame pre 37 anetaresh, te gjithe letrare e profesore, nder cmimet qe u dhane shpalli dhe nje Çmim Special, qe per kenaqesine e çdo shqiptari iu dha z. Lek Pervizi, nje bashkepuntori te Albshkences, piktor, poet, shkrimtar e studiues ne fusha te ndryshme, qe te gjithe ne e njohim dhe e respektojme per moshen 80 vjeç qe mbushi sivjet.

 

Ish i burgosur dhe internuar politik, qe nen diktaturen komuniste ishte i denuar e i ndaluar per çdo krijimtari te lire. Por ajo liri per te cilen vuajti dhe ndaj te ciles nuk e humbi kurre besimin, ma ne fund ia njohu ato te drejta qe iu mohuan per gati nje gjysme shekulli nga nje diktature antinjerezore, jo vetem qe mund te merrej me letersi, art e studime, por te fitoje edhe çmime, sepse ky s'paka qene i pari, pasi kishte fitue edhe dy çmime te tjera, edhe ato per nga nje poezi konkuruese, ne konkurse te tjera letrare, ku ftohet, ne Belgjike, Itali e France, por jo ne Shqiperi.

 

 

Ja teksti i motivacionit:

 

I nderuari z. Lek Pervizi,

 

Juria e Çmimit Il Convivio 2009 : Poezi, proze e Art figurativ dhe te çmimit teatral "Angelo Musco", pasi shqyrtoi me kujdes veprat e paraqitura, ka nderin te ju njoftoje qe ne seksionin "Silloge poezishe" (Permbledhje poezishe) ju asht akordue "Çmimi Special" si poeti ma i mire i huaj per nje permbledhje poezish.


Ju komunikojme se shpallja e cmimeve do te zhvillohet ne "Giardini Naxos" (Lulishtet Naxos) ne qytetin e Messines, te dielen 25 tetor 2009 ne ora 10.00.

 

Per suksesin e aktivitetit asht e domosdoshme prania Juaj, dhe luteni te na njoftoni para dhe jo pas 10 tetorit. Kjo ftese vlen edhe per familjaret e tjere tuaj.

 

Akademia Internacionale "Il Convivio", pastaj, duke pase parasyshe rezultatin shume te mire te arritun nga ana juej, propozon futjen e vepres suej ne Antologjine prestigjoze qe botohet nga Akademia......e parashikueme brenda muaj mars 2010 etj., etj.

 

Z. Lek Pervizi, tashme asht nje poet i njohun, si ne Belgjike, France ku ka botuar frengjisht librin me poezi "Complainte de Nyphes" (Ankimi i Zanave), dhe ne Itali, Italisht, po ato poezi me titull "˜Il Grande Lamentio" (Ankimi i madh), patjeter ne Shqipni "Ankimi i Zanave" dhe "Gjurme te Humbuna", poezi te burgjeve e kampeve. Te paraqituna vete si ne frengjisht dhe italisht. Vazhdon perkthimin anglisht pe nje botim ne Londer.

 

Ka perkthye vepren e Dhimter Frangut "˜"Veprat e Lavdishme te Skenderbeut", shkruar latinisht me 1480 e botue ne italishten e vjeter mesjetar. U asht pergjigjun me shkrime, Schmitt -it dhe Klosit qe denigronin Skenderbeun. Ka perkthye e botue gjithashtu librin "˜"Pellazget e pasardhesit e tyre" te Eduard Schnaider, te vitit 1894. Boton qysh per 16 vjet ne Belgjike, reviste kulturore shqiptare "Kuq e Zi", dhe vazhdon te shkruaje e te merret me probleme kulturore, edhe pse ne moshe te thyer.

 

Botohet se shpejti frengjisht libri "Albanie, pays à connaître" (Shqiperia vend per t'u njohur"), nje veshtrim historik nga origjina ne ditet tona, ne nje kend veshtrim krejtesish te ri e qe hedh drite mbi ngjarje jo te njohura nga mungesa e mohimi i se vertetes nga historianet e indoktrinuar e nsotalgjike shqiptare.

 

Paul Tedeskini


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.