VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HISTORI SUKSESI E NJË FAMILJEJE SHQIPTARE NË SHBA

E Djelë, 12.28.2014, 10:39am (GMT1)





Imagjinoni sikur të mbërrini në SHBA nga një vend i prapambetur duke mos ditur asnjë fjalë të gjuhës angleze, duke mos ditur se si ju dhe burri juaj do të kujdeseni për fëmijët tuaj, duke u mbështetur  te të afërmit.

Kjo është situata e dy shqiptarëve Luljeta  Baçi dhe burri i saj, Avni Baçi, të cilët shkuan  nga Shqipëria ish-komuniste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1996,  për një jetë më të mirë dhe për më shumë mundësi.

Historia e tyre është publikuar në mediet e huaja duke u titulluar: " Të ndërtosh një ëndërr".  

"Më mungonte familja ime",  thotë Luli, 42 vjeç. "Ishte e vështirë në fillim, sepse gjuha, kultura ishin të ndryshme. Ishte e vështirë".

Familja kishte fituar vizën për të shkuar në SHBA, përmes sistemit të lotarisë. Pas mbërritjes atje, familja Baçi kishte qëndruar në shtëpinë e një kushëriri. Brenda dy javëve të mbërritjes në shtëpinë e të afërmit të tyre në Devon, Avniu filloi të punojë.

"Ai ka punuar dy punë. Nëpërmjet kushëririt dhe miqve, Avniu gjeti punë si pastrues në Akademinë Ushtarake dhe në kolegj,  dhe në fundjavë ai punonte në mensën Minella. Luli, ndërkohë, ka qëndruar në shtëpi me fëmijët e saj, Ardi, 4 vjeç, dhe Anxhelën, 7 muajsh. Pastaj Luli filloi të punojë me kohë të pjesshme në qendrën e printimeve Anro, ku hasi në një pronar të mirë që e ndihmoi pavarësisht anglishtes së saj të dobët.

Avniu, 50 vjeç, i cili kishte punuar në ndërtim në Shqipëri, filloi të punojë në ndërtim. Çifti bleu tokë në Paoli, dhe me ndihmën e të afërmve, ndërtuan një shtëpi. Avniu filloi zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit dhe Luli filloi një biznes pastrimi. Në vitin 2010, çifti punëtor hapën biznesin e tyre për prodhimin e mobiljeve, "Berwyn Kuzhina & Banjo".

"Gjërat ndryshuan për ne. Ne mësuam shumë gjëra. Ne vendosëm  të hapim një sallë ekspozite. Ne ishim aq të frikësuar kur e hapëm. Ne nuk ishim të sigurt se çfarë do të ndodhte dhe pastaj, pasi e bëmë, u ndjemë mirë. Njerëzit na njohin tani, ata e dinë punën tonë".

Luli përmirësoi rrjedhshmërinë e saj në gjuhën angleze dhe, përmes Programit të shqipes ja arriti të fliste anglisht si vendasit, ndonëse shqipja ishte gjuha e folur në shtëpinë e tyre.

Në Shqipëri "nuk lejonin të mësojë gjuhë të tjera në komunizëm", tha Luli, tani është ndryshe nga atëherë".

Familja Baçi  vijnë në Shqipëri, për të vizituar familjen çdo disa vjet. Të pyetur në lidhje me njoftimin e fundit të Presidentit Obama se si ai ka planifikuar për të lejuar miliona emigrantë pa dokumente për të qëndruar në SHBA, Baçi tha se ata e miratojnë ndryshimin e politikave, ndonëse ata erdhën përmes kanaleve ligjore në SHBA.

"Unë mendoj se ai bëri një lëvizje të mirë, për familjet e fëmijët e lindur këtu", thotë Avniu. Çifti foli për një mik i cili ishte pa dokumente dhe ishte dërguar përsëri në Shqipëri disa vite më parë, edhe pse kishte tre fëmijë të lindur në SHBA.

"Ai ishte një punëtor që punonte shumë. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Obama i ndihmon njerëz si ai. Shumica e njerëzve janë të tillë ", shton Avniu.

Të dy fëmijët, tani 19 dhe 23 vjeç që ndoqën  shkollën në Tredyffrin / Easttown, janë studentë në Delaware Community College. Ata të dy punojnë dhe  ndihmojnë gjithashtu prindërit e tyre në biznes. Mitchell është i impresionuar nga Ardi dhe Anxhela, dhe "respekti që ata kanë për prindërit e tyre. Kjo nuk është një e dhënë si me fëmijët tanë sot në këtë botë. Këta fëmijë më ndihmojnë. Ata më ndihmojnë në dyqan. Ata më ndihmojnë në vendin e punës. Ata nuk marrin asgjë të mirëqënë".

 "Ne jemi shumë të lumtur dhe po ecim shumë mirë", tha Luli.


/Shekulli
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.