VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Mërkurë, 12.31.2014, 03:25pm (GMT+1)


Kur ngrohja  e qirinjve  zëvendësojë errësirën e nëntorit  dhe ardhjen me ngjyra të veçanta me stolisje në fundin e dhjetorit  duke  i përfshirë   festat e fundvitit me rastin e krishtlindjeve dhe të vitit të ri janë ma  të preferuarat në Gjermani.

  -Këto festa  shënojnë  spektakël dekorimesh  me ndezjen e mijëra dhe milionave drita në  qytete parqe, lokale , rruge ,spitale , uzina dhe vende  publike duke filluar që nga  familja private. Më shumë drita  për Krishtlindje dhe  vitin e ri me  dekorime  mbulohet çdo pëllëmbë e  shtëpive  të ndryshme në Gjermani.  Po marrim si shembull një  shtëpi private në Shtutgard të  Gjermanisë në  lagjen e Bad -Canstadit si më poshtë.
                                                         
 
Pamje nga një shtëpi private në Shtutgard  e dekoruar dhe e stolisur shumë bukur porta e shtëpisë bredhi , muret rrethuese  që lënë përshtypje të jashtëzakonshme që errësirën ta shndërrojnë në parajsë!

    Shumë  qytetarë dhe  turistët vijnë posaçërisht për shtëpinë e këtij qytetari ,vetëm të marrin një vështrim në spektaklin e  këtyre  dritave  për të hedhur në kokën e tyre  një skenë artistike  të përpunuar me  jave të tëra  kushtuar  festave të fundvitit . Këto zbukurime janë të realizuara shumë  nga to ,nga vet pronari   i shtëpisë  me qëllim që të jenë  sa ma te gëzuar për krishtlindjet dhe për vitin e ri.  Dritat e kësaj  shtëpie çdo vit  dekorohen nga 20 dhjetori deri me 5 janar.

-Çdo ditë  kjo festë pasurohet me  shumë aktivitete  në harmoni  dhe  gëzime edhe  në forma kolektive , po edhe familjare  që  mrekullojnë  kuzhinën   e tyre me dekoratat e Krishtlindjeve. Për vitin e ri, po ashtu dhurojnë  ,dhurata të ndryshme, që ma  është bërë traditë në popullin gjerman ,po edhe në popujt  e Evropës  me një civilizim  në  familjen dhe shoqërinë e tyre...

E gjithë kjo është pjesë tradicionale festive e Krishtlindjeve, me pamje  të ndryshme, aromatike dhe natyrisht duke i  përzgjedhur  dhuratat për ta kënaqur  anëtarin e familjes  duke filluar nga Gruaja  fëmijët etj...

Gjithashtu gëzojnë muzikën klasike dhe valle me një atmosferë ,që është i pashembullt dhe i këndshëm . Kudo me kujdes, organizojnë  programe  për fëmijët me të gjitha llojet e  ceremonive  emocionuese dhe artistike. Me  aktivitete zbavitëse dhe nostalgjike të  shoqëruar me Baba Dimrin ushqejnë shpirtin e fëmijëve me programe cilore .Programe të ndryshme organizojnë edhe   për të gjitha moshat që lënë  përshtypje dhe mbresa , për festat e Krishtlindjeve dhe të vitit të ri si rrallë kund në Evropë .
    
Pamje nga brendësia e shtëpisë  rrethe për qark  e stolisur me   drita dekoruese me figura të ndryshme  dhe me pamje  të  jashtëzakonshme!

Errësirën Gjermanët duan ta shndërrojnë   në dritë dhe parajsë , ndërsa  populli im në Kosovë errësirën duan ta shndërrojnë në  burg  për shoqërinë kosovare...

Këto ditë pash spektakël mediash në Kosovë për  mos organizimin e  dekorimit të qytetit  të Prishtinës, nga e cila edhe  artikullin që po e shkruaj, ishte motivi  që se paku te bëjmë një krahasim në mes dy shoqërive që jetojnë në Evropë , populli Gjerman dhe ai shqiptar  në organizimin  e këtyre festave..Njëri bënë garë për ta  bëre errësirën dritë, ndërsa shoqëri  e popullit tim në Kosovë,  errësirën duan ta shndërrojnë   në burg të  vetëdijes  për shoqërinë dhe popullin e Kosovës të nxitura nga grupe  të ndryshme  me pretendime   fetare, që mediat e cilësuan si të tillë  fatkeqësisht kryetarin   e Prishtinës Shpend Ahmetin . Viteve të kaluara, Prishtina stolisej me dekorime në fund të muajit nëntor. Kurse pjesët që zakonisht dekoroheshin ishin sheshet "ËœIbrahim Rugova', "ËœSkënderbeu', "ËœNënë Tereza', "ËœZahir Pajaziti', komplet rruga "ËœAgim Ramadani' deri të "ËœXhamia e Llapit', rruga "ËœUÇK', rrugët "ËœIlaz Kodra', "ËœEdi Durham', shkallët në lagjen "ËœArbëria' etj.

Stolisja e qytetit në këtë kohë festash është traditë evropiane, të cilës pretendojmë ti takojmë edhe ne shqiptarët!!!???...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që disa ditë vazhdimisht po kritikohet nga qytetarët e Prishtinës për këtë veprim të tij, ata vazhdimisht ia kanë rikujtuar kryetarit të tyre se stolisja e qytetit në këtë kohë festash është traditë evropiane, të cilës pretendojmë ti takojmë edhe ne shqiptarët !!!???...

Gëzuar Vitin e Ri!Gëzuar edhe  festat tjera .Gëzuar bashkëqytetarët e mi kudo që jeni në Kosovë, Shqipëri e gjetiu , festoni dhe gëzohuni . Le të jetë viti 2014 i kujtimeve për së keqi  ,pervishnju punës  dhe gëzoni zemrat  e njeri tjetrit  me punë e vetëm me punë që ta shporrim nga vatrat tona varfërinë ,skamjen , korrupsionin , vjedhjen , krimin , abuzimin , intrigat me qellim që ta ndërtojmë vendin tonë  si shtet  me standarde të shteteve evropiane .Le të jetë shembulli ma i mirë Gjermania që nga një   ditë, që qytetari i saj punonte mbas luftës së dytë botërore për dy kila bukë,  tani e shndërroj vendin e vet në një shtet me  kapital  marramendës,me një ekonomi  gjigante ne nivel botëror.

Të festojmë  edhe ne si bota e civilizuar me  drita , shapanije, dhurata  dhe fishekzjarre  , që edhe populli ynë të jetë  sa ma shpejt në gjirin e familjes evropiane ... Një gjë të tillë e meriton sepse , gjuha dhe kultura  jonë  një kohë u shfrytëzuar në nderimin dhe formimin e  kombeve të Evropës dhe më gjerë. Andaj mos u bëni barbar të vetvetes .Nxine   ditën e sotme mos e leni për nesër se do të jetë vonë.

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORI SUKSESI E NJË FAMILJEJE SHQIPTARE NË SHBA (12.28.2014)
SHQIPTARËT FESTUAN JUBILEUN E 25 VJETORIT TË MOTRAVE FRANCESKANE DHE KRISHTLINDJET NË GOPINGEN TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.22.2014)
GJERMANI - NËNSHTETËSI E DYFISHTË ME KRITERE (12.21.2014)
PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në MontrealNga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal (12.19.2014)
KLEDI KADIU SHPALLET 'PERSONALITETI EVROPIAN I VITIT' (12.17.2014)
TË JEMI REALISTË DHE TË PRANOJMË SE SI POPULL DHE KOMB KEMI NEVOJË PËR VETËNDRYSHIME TË MËDHA-thotë intelektuali dhe mësuesi në mërgim Xhemail Shatri nga Burimi i Kosovës me qëndrim në SuediNga SOKOL DEMAKU (12.13.2014)
RUDI VATA - JETOJ I LUMTUR NË ANGLI, SHQIPËRINË E DUA PA INTERES (Intervistë) (12.10.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËTDita e Shën GjinitNga Dr Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (12.07.2014)
NJU JORK - HELIDON GJERGJI FLET PËR ARTIN E TIJ (12.07.2014)
SHQIPTARI - 100 MIJË PAUND NË BINGO NË LONDËR (12.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]