VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Mërkurë, 12.31.2014, 03:25pm (GMT1)


Kur ngrohja  e qirinjve  zëvendësojë errësirën e nëntorit  dhe ardhjen me ngjyra të veçanta me stolisje në fundin e dhjetorit  duke  i përfshirë   festat e fundvitit me rastin e krishtlindjeve dhe të vitit të ri janë ma  të preferuarat në Gjermani.

  -Këto festa  shënojnë  spektakël dekorimesh  me ndezjen e mijëra dhe milionave drita në  qytete parqe, lokale , rruge ,spitale , uzina dhe vende  publike duke filluar që nga  familja private. Më shumë drita  për Krishtlindje dhe  vitin e ri me  dekorime  mbulohet çdo pëllëmbë e  shtëpive  të ndryshme në Gjermani.  Po marrim si shembull një  shtëpi private në Shtutgard të  Gjermanisë në  lagjen e Bad -Canstadit si më poshtë.
                                                         
 
Pamje nga një shtëpi private në Shtutgard  e dekoruar dhe e stolisur shumë bukur porta e shtëpisë bredhi , muret rrethuese  që lënë përshtypje të jashtëzakonshme që errësirën ta shndërrojnë në parajsë!

    Shumë  qytetarë dhe  turistët vijnë posaçërisht për shtëpinë e këtij qytetari ,vetëm të marrin një vështrim në spektaklin e  këtyre  dritave  për të hedhur në kokën e tyre  një skenë artistike  të përpunuar me  jave të tëra  kushtuar  festave të fundvitit . Këto zbukurime janë të realizuara shumë  nga to ,nga vet pronari   i shtëpisë  me qëllim që të jenë  sa ma te gëzuar për krishtlindjet dhe për vitin e ri.  Dritat e kësaj  shtëpie çdo vit  dekorohen nga 20 dhjetori deri me 5 janar.

-Çdo ditë  kjo festë pasurohet me  shumë aktivitete  në harmoni  dhe  gëzime edhe  në forma kolektive , po edhe familjare  që  mrekullojnë  kuzhinën   e tyre me dekoratat e Krishtlindjeve. Për vitin e ri, po ashtu dhurojnë  ,dhurata të ndryshme, që ma  është bërë traditë në popullin gjerman ,po edhe në popujt  e Evropës  me një civilizim  në  familjen dhe shoqërinë e tyre...

E gjithë kjo është pjesë tradicionale festive e Krishtlindjeve, me pamje  të ndryshme, aromatike dhe natyrisht duke i  përzgjedhur  dhuratat për ta kënaqur  anëtarin e familjes  duke filluar nga Gruaja  fëmijët etj...

Gjithashtu gëzojnë muzikën klasike dhe valle me një atmosferë ,që është i pashembullt dhe i këndshëm . Kudo me kujdes, organizojnë  programe  për fëmijët me të gjitha llojet e  ceremonive  emocionuese dhe artistike. Me  aktivitete zbavitëse dhe nostalgjike të  shoqëruar me Baba Dimrin ushqejnë shpirtin e fëmijëve me programe cilore .Programe të ndryshme organizojnë edhe   për të gjitha moshat që lënë  përshtypje dhe mbresa , për festat e Krishtlindjeve dhe të vitit të ri si rrallë kund në Evropë .
    
Pamje nga brendësia e shtëpisë  rrethe për qark  e stolisur me   drita dekoruese me figura të ndryshme  dhe me pamje  të  jashtëzakonshme!

Errësirën Gjermanët duan ta shndërrojnë   në dritë dhe parajsë , ndërsa  populli im në Kosovë errësirën duan ta shndërrojnë në  burg  për shoqërinë kosovare...

Këto ditë pash spektakël mediash në Kosovë për  mos organizimin e  dekorimit të qytetit  të Prishtinës, nga e cila edhe  artikullin që po e shkruaj, ishte motivi  që se paku te bëjmë një krahasim në mes dy shoqërive që jetojnë në Evropë , populli Gjerman dhe ai shqiptar  në organizimin  e këtyre festave..Njëri bënë garë për ta  bëre errësirën dritë, ndërsa shoqëri  e popullit tim në Kosovë,  errësirën duan ta shndërrojnë   në burg të  vetëdijes  për shoqërinë dhe popullin e Kosovës të nxitura nga grupe  të ndryshme  me pretendime   fetare, që mediat e cilësuan si të tillë  fatkeqësisht kryetarin   e Prishtinës Shpend Ahmetin . Viteve të kaluara, Prishtina stolisej me dekorime në fund të muajit nëntor. Kurse pjesët që zakonisht dekoroheshin ishin sheshet "˜Ibrahim Rugova', "˜Skënderbeu', "˜Nënë Tereza', "˜Zahir Pajaziti', komplet rruga "˜Agim Ramadani' deri të "˜Xhamia e Llapit', rruga "˜UÇK', rrugët "˜Ilaz Kodra', "˜Edi Durham', shkallët në lagjen "˜Arbëria' etj.

Stolisja e qytetit në këtë kohë festash është traditë evropiane, të cilës pretendojmë ti takojmë edhe ne shqiptarët!!!???...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që disa ditë vazhdimisht po kritikohet nga qytetarët e Prishtinës për këtë veprim të tij, ata vazhdimisht ia kanë rikujtuar kryetarit të tyre se stolisja e qytetit në këtë kohë festash është traditë evropiane, të cilës pretendojmë ti takojmë edhe ne shqiptarët !!!???...

Gëzuar Vitin e Ri!Gëzuar edhe  festat tjera .Gëzuar bashkëqytetarët e mi kudo që jeni në Kosovë, Shqipëri e gjetiu , festoni dhe gëzohuni . Le të jetë viti 2014 i kujtimeve për së keqi  ,pervishnju punës  dhe gëzoni zemrat  e njeri tjetrit  me punë e vetëm me punë që ta shporrim nga vatrat tona varfërinë ,skamjen , korrupsionin , vjedhjen , krimin , abuzimin , intrigat me qellim që ta ndërtojmë vendin tonë  si shtet  me standarde të shteteve evropiane .Le të jetë shembulli ma i mirë Gjermania që nga një   ditë, që qytetari i saj punonte mbas luftës së dytë botërore për dy kila bukë,  tani e shndërroj vendin e vet në një shtet me  kapital  marramendës,me një ekonomi  gjigante ne nivel botëror.

Të festojmë  edhe ne si bota e civilizuar me  drita , shapanije, dhurata  dhe fishekzjarre  , që edhe populli ynë të jetë  sa ma shpejt në gjirin e familjes evropiane ... Një gjë të tillë e meriton sepse , gjuha dhe kultura  jonë  një kohë u shfrytëzuar në nderimin dhe formimin e  kombeve të Evropës dhe më gjerë. Andaj mos u bëni barbar të vetvetes .Nxine   ditën e sotme mos e leni për nesër se do të jetë vonë.

ASLLAN DIBRANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.