VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Florian Berisha më 18 janar mbush 20 vjet
E Hënë, 01.11.2010, 08:04am (GMT1)

 

 

Futbollisti shqiptaro-zviceran Florian Berisha ka lindur në Zvicër më 18 janar 1990 . Berisha është i lartë 1 metër e 67 centimetër. Peshon 62 kilogramë.

 

Është federuar (përfshirë zyrtarisht) në futbollin profesionist prej datës 20. 07. 2001.

 

Berisha është lojtar mesfushor. Aktualisht luan me klubin FC Sion, në kuadrin e Supërligës Zvicerane të Futbollit. Me klubin e futbollit të Sionit Florian Berisha mban në fanelë numrin 29.

 

Në kuadrin ndërkombëtar ai ka luajtur në kombëtare zvicerane për moshat e reja. Florian Berisha aktualisht është anëtar i kombëtares zvicerane nën 21 vjeç.

 

Klubi ku luan Florian Berisha përfaqëson qytetin e Sionit. Klubi është themeluar në vitin


 1909. Klubi I luan ndeshjet  e tij mikpritëse në Stadiumin Tourbilion. Nga viti 2007 ai i ka zgjeruar kapacitetet në 16 263 ulëse, me 11 500 ndenjëse. Stadiumi mund të mbajë deri në 18 000 shikues, por kur është i stërmbushur ai mund të mbajë 19 600. Presideni i FC Sion, Christian Constantin, për të kënaqur interesat e futbolldashësve ka vënë në plan ndërtimin e një stadiumi të ri në Riddes.

 

Pikërisht kjo është atmosfera ku është krijuar si futbollist Florian Berisha, ku është rritur me brohoritjet dhe duartrokitjet e adhuruesve të tij.

Klubi FC Sion ka fituar dy herë kampionatin zvicerian të kategorisë së parë, Swiss Super Leagua, më 1992 dhe më 1997.

 

Ka fituar gjithashtu 11 herë kupën e Konfederatës, Swiss Cup, më së fundi e ka fituar në vitin 2009.

 

Në dekadat 1970 dhe 1980, klubi fitoi katër kupa të Konfederatës, në vitet 1974, 1980, 1982 dhe 1986.

 

Më 18 janar 2010 Florian Berisha i mbush njëzet vjet.

 

Florian Berisha sigurisht është në fillimet e tij të karrierës, ende larg vëmendjes së mediave, por gjithnjë e më shumë në vëmendjen e bashkatdhetarëve shqiptarë, adhuruesve të shumtë nga Sioni e mbarë Zvicra, miqve, familjarëve e të tjerë.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.