VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARBEN BAJRAKTARAJ NOMINOHET PËR AKTORIN MË TË MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN

E Mërkurë, 01.07.2015, 10:32am (GMT1)

  
Emri i filmit përkon me ngjarjen. "Lapsus" sjell një lapsus vizual për shikuesin.

Në 30 minuta, ky film trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt.

E Terryn e portretizon aktori i njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin "Macabre Faire Film Fest". Në këtë garë janë edhe pesë aktorë të tjerë.

"Lapsus" është film i regjisorit francez, Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.