VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VLONJATJA KANDIDATE PËR PARLAMENTIN GREK - JAM ZËRI I SHQIPTARËVE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
VLONJATJA KANDIDATE PËR PARLAMENTIN GREK - JAM ZËRI I SHQIPTARËVE

E Djelë, 01.18.2015, 10:14am (GMT+1)

  
Ina Panajoti është shqiptarja që kandidon në zgjedhjet për parlamentin grek. Ajo premton të jetë zëri i shqiptarëve, që jetojnë në shtetin fqinj.

Duke folur për "Ora News" shqiptarja nga Vlora, e cila e ka lënë vendlindjen që në moshën 15-vjeçare, shprehet se mbështetet nga bashkëpatriotët e saj përmes fushatave.

"Pjesa më e madhe e shqiptarëve këtu janë të organizuar, janë anëtarë të Partisë Socialiste të degës së Greqisë dhe duke qenë se unë jam kandidate me PASOK-un, domethënë me Partinë Socialiste të Greqisë jemi, si të thuash, parti të së njëjtës ideologji. Dhe shpresoj në mbështetjen e tyre", thotë kandidatja shqiptare.

Për të, vota e shqiptarëve ka rëndësi në zgjedhjet parlamentare, pasi një pjesë e mirë e tyre janë bërë tashmë qytetarë të Greqisë dhe kanë të drejtën e votës.

"Unë nuk dua të bëj premtime, të cilat nuk do jem në gjendje ti mbaj më vonë. Thjesht mendoj se, duke qenë prej shumë vitesh këtu, duhet që zëri ynë të dëgjohet në organet shtetërore këtu", thotë Ina Panajoti.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRISHTLINDJET ORTODOKSE NË ARGJENTINË U KREMTUAN ME FLAMURIN SHQIPTAR (01.12.2015)
Mbresa nga klinika e AachenitDR DANIELA KROY - ENGJËLL I MIRËSISË DHE HUMANIZMITNga AGIM GASHI (01.09.2015)
ARBEN BAJRAKTARAJ NOMINOHET PËR AKTORIN MË TË MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (01.07.2015)
SHQIPTARËT 300 VJET NË UKRAINË, SA PAK DIMË PËR TA! (01.05.2015)
PJETËR MALOTA - KARATEISTI SHQIPTAR I HOLLYWOODIT (01.02.2015)
SI I PRESIM FESTAT E FUNDVITIT NË GJERMANI!Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.31.2014)
HISTORI SUKSESI E NJË FAMILJEJE SHQIPTARE NË SHBA (12.28.2014)
SHQIPTARËT FESTUAN JUBILEUN E 25 VJETORIT TË MOTRAVE FRANCESKANE DHE KRISHTLINDJET NË GOPINGEN TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (12.22.2014)
GJERMANI - NËNSHTETËSI E DYFISHTË ME KRITERE (12.21.2014)
PËR NJË FILLIM TË RI NË BASHKËSINË TONË!Bisedë me z. Rikard Shpori, kryetari i sapo zgjedhur i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në MontrealNga AJET NURO, 'Tribuna shqiptare' Montreal (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]