VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLONJATJA KANDIDATE PËR PARLAMENTIN GREK - JAM ZËRI I SHQIPTARËVE

E Djelë, 01.18.2015, 10:14am (GMT1)

  
Ina Panajoti është shqiptarja që kandidon në zgjedhjet për parlamentin grek. Ajo premton të jetë zëri i shqiptarëve, që jetojnë në shtetin fqinj.

Duke folur për "Ora News" shqiptarja nga Vlora, e cila e ka lënë vendlindjen që në moshën 15-vjeçare, shprehet se mbështetet nga bashkëpatriotët e saj përmes fushatave.

"Pjesa më e madhe e shqiptarëve këtu janë të organizuar, janë anëtarë të Partisë Socialiste të degës së Greqisë dhe duke qenë se unë jam kandidate me PASOK-un, domethënë me Partinë Socialiste të Greqisë jemi, si të thuash, parti të së njëjtës ideologji. Dhe shpresoj në mbështetjen e tyre", thotë kandidatja shqiptare.

Për të, vota e shqiptarëve ka rëndësi në zgjedhjet parlamentare, pasi një pjesë e mirë e tyre janë bërë tashmë qytetarë të Greqisë dhe kanë të drejtën e votës.

"Unë nuk dua të bëj premtime, të cilat nuk do jem në gjendje ti mbaj më vonë. Thjesht mendoj se, duke qenë prej shumë vitesh këtu, duhet që zëri ynë të dëgjohet në organet shtetërore këtu", thotë Ina Panajoti.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.