ZVICËR - BESNIK EMINI NGA TUPALLA E MEDVEGJËS DIPLOMON SI EKSPERT FEDERAL I PRODHIMIT
E Djelë, 01.18.2015, 11:19am (GMT+1)
Voal-online.ch - Në faqen e saj në facebook Medvegja Redaksia njofton se Besnik EMINI nga fshati Tupallë komuna Medvegjë që jeton ne Zvicër ka diplomuar me sukses si Ekspert Federal i Prodhimit, një profesion mjaft i vështirë dhe shumë i kërkuar në industrinë e vendeve të zhvilluara si Zvicra.
"Besniku është djali i veprimtarit Selim Mehmet EMINI i familjes të njohur dhe respektuar nga Tupalla. Medvegja REDAKSIA i uron shendet si dhe suksese ne të ardhmen familjes EMINI," përmbyllet njoftimi.
www.voal-online.ch
|