VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAXHINJVE 'KRAHBARDHI' NË DÃœREN KISHTE FESTË
Fotoreportazh nga AGIM GASHI

E Hënë, 01.19.2015, 04:07pm (GMT1)




Mbrëmja e 17 janarit në fshatin Mariaweiler të Dürenit, kishte tubuar dashamirët e pëllumbave nga e mbarë NRW. Kryetari i Shoqates Agron Hasani kishte caktuar Nderim Mehmetin koordinator të mbrëmjes i cili ishte kujdes që çdo gjë të shkon mbarë. Për musafir kishte ftuar edhe dy Shoqata tjera, "Pëllumbi i Artë" dhe Shoqaten K.D.U. Për ti paraqitë rezultatet e Shoqates në garat e ndryshme gjatë një viti, më kishin ftue mua, e njëherit me ua këndue edhe ndonjë këngë pëllumbash.
Gjatë vitit që e lamë pas, kjo Shoqatë korri suksese solide. Ajo futi në liber 21 pëllumba krahasjellës-rrotullues ose Dynek si i quajnë pllumbagjitë.
Rezultati më i lartë i kësaj Shoqate mund të numrohet edhe regjistrimi në librat e Federates së Pllumbave të Republikës së Kosovës, të nëntë pëllumbave krahasjellës-rrotullues ose dynek.
Vlen të theksohet, se fluturimi i një pëllumbi të Përparim Mehmetit, mund të numrohet edhe rekord evropian apo edhe botror, i cili fluturoi në lartësi të madhe dhe nga 202.5 metra filloi rrotullimet e hudhjen e tij në sjellje dhe egzibicione tjera. Në Kosovë rekordi mbahet me 180 m lartësi.

Shoqata ndau edhe mirënjohje me kupa-trofe dhe diploma, e fituesit janë këta.

1.-Vendi i parë Trofe-Kupë Përparim Mehmeti, fiton vendin e parë me pëllumbin e tij i cili theu të gjitha rekordet e deritashme me 202.5 m.
2.-Vendi i dytë Xhevat Gajtani me pëllumbin e tij krahasjellës-dynke prej 109 m.
3.-Vendi i tretë Agron Hasani me pëllumbin krjasjellës-dynek me 82.5 metra lartësi.
4.-Hilmi Krasniqi mori dy mirënjohje për dy pëllumba në libër.
5.-Dan Dynkeku një mirënjohje me një pëllumb në libër.

Pjesmarrja me numrin e pëllumbave ishin:
-Përparim Mehmeti me 14 pëllumba.
-Xhevat Gajtani me 2 pëllumba,
-Agron Hasani me 2 pëllumba,
-Hilmi Krasniqi me 2 pëllumba dhe
-Dan Dyneku me 1 pëllumb

Gjatë kësaj mbrëmje u shtrua edhe darka shumë e shijshme me mishë qengji, pije nga më të ndryshmet, si dhe me disa këngë I argëtoi Agim Gashi.
Kishim edhe pak humor me mikun tone e të pëllumbave. Agron Hasanin i cili pëllumbin e tij e la lëshuar në garë me temperaturë ditore 42 gradë. Ai tha se i ka ardhë vapë pëllumbit të tij, ndersa ne i thamë që u dashtë me e deshë në brekë pëllumbin.

Mbramja mbaroi dikur vonë, me shumë humor, biseda e urime për garat e ardhshme të vitit 2015.
Ky lloj sporti me pëllumbat gjithnjë e më shumë po bëhet atraktivë.

18.01.15
Düren












AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.