E Premte, 04.19.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
FTESË - MANIFESTIM I LARMISHËM SHKOLLOR NË LOZANË

E Enjte, 02.26.2015, 03:28pm (GMT+1)




Të nderuar bashkatdhetarë,
Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud, për nder të festave kombëtare 17 Shkurti - Dita e pavarësisë së Kosovës dhe 7 marsi - dita e mësuesit organizon një manifestim të larmishëm shkollor.
Në programin e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Shqipe do të keni rastin të përcillni recitime, valle dhe këngë të ndryshme që i kushtohen festave tona kombëtare.

Po ashtu Shoqata e Studentëve Shqiptarë pranë universitetit të Lozanës (UNIL) së bashku me nxënësit e shkollës shqipe nga Lozana do të paraqesin pjesën e shkurtë teatrale "Luani udhëton në Kosovë".
Në kuadër të manifestimit do të hapet edhe ekspozita e pikturave të nxënësve të shkollës shqipe nga Lozana nën udhëheqjen e piktorit tonë Samedin Asllani.
Si mysafirë të këtij manifestimi do të paraqiten edhe nxënësit që vijojnë mësimin e gjuhës amtare në komunat Rolle dhe Morges të kantonit Vaud.
Duke shpresuar se ftesa jonë do të tërheq vëmendjen tuaj, të nderuar bashkatdhetarë, ju ftojmë që të jeni pjesëmarrës në këtë manifestim shkollor së bashku me fëmijët dhe miqtë tuaj.
Manifestimi do të mbahet:
Të dielën me 15 Mars 2015 në orën 14:00
në "Salle de Grand Vennes"
Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne
Në emër të këshillit organizativ: Isni Idrizi, Tel: 079 477 1922; 021 550 4215
Isni Idrizi, koordinator kantonal - Vaud
____________________________________
LAPSH "Naim Frashëri" në Zvicër
Isni Idrizi, koordinator kantonal - Vaud
Administrator i Ueb faqes: http://www.lapsh-lozan.com
Tel: +41 79 477 1922
e-mail: isni.idrizi@epfl.ch

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËZIM MYSHKETA - NE JEMI ARTISTË TË DHËNË ME HUA JASHTË SHQIPËRISË (02.22.2015)
POZITIVITETI SHQIPTAR NË BRUKSELNga JORGJI KOTE (02.15.2015)
DRIANT ZENELI - 'KUR ËNDRRAT BËHEN DOMOSDOSHMËRI' Trilogjia e Zenelit titullohet “Kur ëndrrat bëhen domosdoshmëri” (2009-2014) dhe do të hapet në datën 18 shkurt (02.12.2015)
IKJET LEGALE - ËNDRRAT E REALIZUARA (02.08.2015)
U MBAJT MBLEDHJA E KËSHILLIT DREJTUES TË VATRËS (02.02.2015)
KOSOVA ENDE NUK E KA REGJISTRUAR DIASPORËN E SAJ (01.29.2015)
PARATË E DIASPORËS 'SHPËTIM' PËR TË RINJTË NË KOSOVË (01.25.2015)
ENDRIT SADIKU 19 VJEÇ - KANDIDON PËR PARLAMENTIN E KANTONIT BASELLAND (01.24.2015)
DOKTOROJNË NË ETH TË ZYRIHUT DHE MOTIVOJNË TË RINJTË SHQIPTARË PËR STUDIME (01.23.2015)
PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAXHINJVE 'KRAHBARDHI' NË DÃœREN KISHTE FESTËFotoreportazh nga AGIM GASHI (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]