NËNA TEREZE DHE SKULPTORI Nga AGIM GASHI
E Djelë, 03.01.2015, 04:30pm (GMT+1)
Diku larg në Gjermani Një artist me besë të burrit, Punon n´vetmi me një atele E kërkon zemren e gurit.
I mshon daltes e çekanit Skalit vlera pa u ndal, Ky skulptor nga Dukagjini Po e thërrasin me emrin Mal.
Po i kalon shekulli i Tij Qindra skulptura t´u i numru, E rëndon barra e mërgimit Për atdhe gjithë t´u mendu.
Miku im o Mal Myrtaj Sot ia gjete zemrën gurit, T´u skalit Nënën Tereze Sa një koder zemra e burrit.
Puna jote pre atdhetari Ndër më t´mirat në skulpurë, Shumë figura ti i ngjalle Vepra jote stë humbë kurr.
Sot që ngjalle Nënën e kombit Hijeshi i ke dhënë Arbërisë, Mërgimtarët në shenjë nderimi Do ta vendosin n´tokë t´Gjermanisë.
Të më jetosh skulptor i poullit Unë skulpturë nuk di me ba, Por këto vargje ti fail Ty Të kam mik e të kam vlla.
Sa të ka njerz Arbëria Që nderojnë vlerat kombëtare, Do t´bekohen nga Nënë Tereza Zemrat tona atdhetare.
27.02.2015
Düren
AGIM GASHI
|