VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËNA TEREZE DHE SKULPTORI
Nga AGIM GASHI

E Djelë, 03.01.2015, 04:30pm (GMT1)


Diku larg në Gjermani
Një artist me besë të burrit,
Punon n´vetmi me një atele
E kërkon zemren e gurit.

I mshon daltes e çekanit
Skalit vlera pa u ndal,
Ky skulptor nga Dukagjini
Po e thërrasin me emrin Mal.

Po i kalon shekulli i Tij
Qindra skulptura t´u i numru,
E rëndon barra e mërgimit
Për atdhe gjithë t´u mendu.

Miku im o Mal Myrtaj
Sot ia gjete zemrën gurit,
T´u skalit Nënën Tereze
Sa një koder zemra e burrit.

Puna jote pre atdhetari
Ndër më t´mirat në skulpurë,
Shumë figura ti i ngjalle
Vepra jote stë humbë kurr.

Sot që ngjalle Nënën e kombit
Hijeshi i ke dhënë Arbërisë,
Mërgimtarët në shenjë nderimi
Do ta vendosin n´tokë t´Gjermanisë.

Të më jetosh skulptor i poullit
Unë skulpturë nuk di me ba,
Por këto vargje ti fail Ty
Të kam mik e të kam vlla.

Sa të ka njerz Arbëria
Që nderojnë vlerat kombëtare,
Do t´bekohen nga Nënë Tereza
Zemrat tona atdhetare.


27.02.2015

Düren



AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.