VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EMIGRANTËT E RIKTHYER PO MENDOJNË RILARGIMIN NGA SHQIPËRIA - JA DISA ARSYE, SIPAS INSTAT

E Hënë, 03.02.2015, 09:28am (GMT1)


Fluksi i dërgesave në para nga jashtë prej emigrantëve tanë vijon uljen.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2014, emigrantët në Itali, Greqi etj., dërguan në Shqipëri 391 milionë euro, me një rënie prej 3.5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas INSTAT raporton Monitor.

Dërgesat në para nga jashtë prej emigrantëve janë konsideruar faktor kryesor i rritjes së shpenzimeve të konsumit në Shqipëri dhe është nxitësi kryesor i ndërtimit në vend.

Ulja e dergesave lidhet drejtpërdrejt me gjendjen ekonomike në Greqi dhe Itali, dy vende që zënë pjesën më të madhe të dërgesave në para nga jashtë. Dy vendet së bashku përbëjnë 85% të dërgesave në para nga jashtë.

Vetëm 20% e emigrantëve të rikthyer në Shqipëri pas vitit 2008 mendojnë se gjendja e tyre financiare ka ndryshuar për mirë.

Mbi 38.8% e tyre kanë situatë financiare më të rënduar dhe shumica e të kthyerve

41% e shohin situatën e tyre financiare të pandryshuar, sipas vrojtimit që ka bërë INSTAT.

Këto konstatime janë një bazë e fortë për të nxitur një riikje për shumë nga këto familje.

Rreth 133.544 emigrantë u kthyen gjatë periudhës 2009-2013, nga të cilët 74% ishin meshkuj.

Të kthyerit po investojnë në bujqësi dhe në tregtinë me pakicë. Në terma investimi pas kthimit, vetëm 8% e të kthyerve ka arritur të realizojë një projekt investimi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.