E Premte, 03.29.2024, 02:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Shkolla shqipe e MP në Treviso, shënoi 7 Marsin - Ditën e Mësuesit
SHKOLLA E TREVISOS E VITIT 2015 – ME ELEMENTE NGJAJSHMERIE  ME  SHKOLËN KORÇËS TË VITIT 1887…!
Nga BEQIR CIKAQI

E Hënë, 03.09.2015, 07:40am (GMT+1)


Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon, por një ditë dhe datë përherë mbetet në kujtesën tonë, është pikërisht Shtatë Marsi Dita e Mësuesit, apo ndryshe  siç njihet edhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe...

Për mësuesit: lule, poezi, loje skenike... Dhurata më e mirë për Shtatë Marsin Ditën e Mësuesit, ishte rexhistrimi i katër nxëneseve për herë të parë- u shprehën mësuesit!
Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Treviso, si çdo të shtune edhe me 7 mars pati orarin e rregullt të mësimit, por meqenëse kjo datë koicidon me Ditën e Mësuesit, përveq mësimit të rregullt, zhvilloi edhe një aktivitet modest kushtuar kësaj date të rëndësishm kombëtare shqiptare.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në klasen ku mbahet mësimi, ishin të pranishëm mësuesit, nxënësit, prindërit, drejtues të shoqatës, etj. Së pari, që në fillim të mësimit, që të dy mësuesit pranuan nga një buqet lulesh në shenjë urimi për festën e tyre. Risi e veqant ishte se mu në ditën e 7 marsit, shkollës shqipe iu bashkuan për herë të parë edhe katër vijuese-nxënëse, të cilat do të jenë të rregullta. Këto voglushe u paisen me ABETARE gjithëkombëtare edhe me libra tjerë përkatëse të siguruar nga Ministria e Diasporës  Kosovës. Ardhja edhe e këtyrë katër nxënësve ishte edhe dhurata ma e mirë  për vet mësuesit dhe drejtuesit e shkollës shqipe.

Për daten e 7 Marsit - Ditën e Mësuesit, të pranishmit u njoftuan nga mësuesi dhe përgjegjesi i shkollës , autori i këtyre rreshtave(B.C.),i cili ndër të tjera u shprehë:"sot, pikërisht me 7 mars të vitit 1887, në Korqë, në shtëpin e Diamanti Terpos, u hap shkolla e parë shqipe me 35 nxënës...Shkolla kishte një klasë parapregaditore dhe katër klasë të rregullta. Lëndët që mbaheshin në shkollën e parë ishin: shkrimi, këndimi, gramatika, historia, gjeografia, aritmetica, dituri natyra dhe edukata fizike. Drejtues të shkollës së parë ishin: pandeli Sotiri, P.N. Luarasi, Nuçi Naçi, Thomas Avrami, etj... Nga këto statistika jep me kuptu se edhe Shkolla Shqipe e  Trevisos e vitit 2015 që funksionon në ombrellen e  Shoqatës ILIRIA, ka elemente ngjajshmërie me Shkollën e Korçës të vitit 1887, për të funksionuar si me nxënës ashtu edhe me lokal....", u shprehë ndër të tjera mësuesi i shkollës.

Ndërsa , mësuesja Malsore Shaqiri, ishte shumë e lumtur për këtë ditë të rëndësishme, e sidomos për rritjen e numrit të vijuesve, kur nga sot iu bashkuan edhe  voglushet: Rinora e Diana Javori dhe Leureta e Leonita Karaxha. " Edhe një herë shprehë kënaqësin që ju prindër të nderuar po i sjellni fëmijët në shkollën shqipe, që brezat e lindur këtu mos ta harrojnë gjuhen e të parëve të tyre, por apelojë që edhe te tjerë  prindër të i sjellin fëmijët e tyre, sepse dihet që numri i tyre(i fëmijëve shqiptar) është shumë ma i madh në  Treviso, andaj është koha të mos hezitojnë..."

Fjalë të mira për  shoqatën, mësuesit e shkollës shprehën edhe prindërit e pranishëm, të cilët u zotuan se nuk do ti ndahen këtijë aktiviteti.Nga nxënësit u recituan poesi, kryesisht për mësuesin , por edhe për nënën. Ndërsa në fund për të pranishmit dhe në shenje respekti për datat 7 e 8 Mars u inerpretua loja skenike: LULE PËR MËSUESEN DHE NËNËN,  shkruar (vite ma parë) nga mësuesi I shkollës, inerpretuar për mrekulli nga Dafina(në rolin e Zanës) e Betimi(në rolin e Dionit) nxënës të shkollës, dhe Nuria(në rolin e mësueses) antare e grupit artistik të shoqatës ILIRIA. E gjithë loja skenike ka një mesazh mjaftë domethënëse për rolin e mësueses edhe nënënës!
Përfundoi edhe kjo festë, por mesuesit e shkollës dhe drejtuesit e shoqatës jan të knaqur me  ecurin e mbarëvajtjes së mësimt, por jan shumë të brengosur për numrin e vogël të vijuesve, e sidomos për mungesen e vijuesve nga Shqipëria(Londineze) dhe Maqedonia Perendimore, ku dihet se ka në Treviso numër shumë të madh të familjeve shqiptare. Duke shpresuar në të ardhmen so do të rritet numri i nxënësve...!

08 mars 2015,

Treviso (Itali)

BEQIR CIKAQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM MRIJAJ - LUGU I DRINIT ËSHTË DHE MBETET VENDI IM MË I DASHUR NË BOTË Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBANga KLAJD KAPINOVA (03.08.2015)
ARBËRESHËT E SICILISË PËRKUJTOJNË PAPA MATEUN (03.05.2015)
PO DOSJET E GJYQEVE A DO HAPEN NDONJËHERË?Nga ABDURRAHIM ASHIKU, Athinë (03.02.2015)
EMIGRANTËT E RIKTHYER PO MENDOJNË RILARGIMIN NGA SHQIPËRIA - JA DISA ARSYE, SIPAS INSTAT (03.02.2015)
NËNA TEREZE DHE SKULPTORINga AGIM GASHI (03.01.2015)
AUSTRI - SHQIPTARJA NGA KOSOVA LINDI BINJAKË NË MOSHËN 60 VJEÇARE (02.28.2015)
FTESË - MANIFESTIM I LARMISHËM SHKOLLOR NË LOZANË (02.26.2015)
GËZIM MYSHKETA - NE JEMI ARTISTË TË DHËNË ME HUA JASHTË SHQIPËRISË (02.22.2015)
POZITIVITETI SHQIPTAR NË BRUKSELNga JORGJI KOTE (02.15.2015)
DRIANT ZENELI - 'KUR ËNDRRAT BËHEN DOMOSDOSHMËRI' Trilogjia e Zenelit titullohet “Kur ëndrrat bëhen domosdoshmëri” (2009-2014) dhe do të hapet në datën 18 shkurt (02.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]