VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EMIN SYLA KËNDON ME LANA DEL REYN NËPËR RRUGËT E NEW YORKUT

E Mërkurë, 03.11.2015, 07:04am (GMT1)


Ai e ka muzikën të injektuar deri në damarë. Ai mund të flasë pafund për muzikën, rrymat muzikore dhe këngëtarët e tij të preferuar. E veçanta e tij është se çdo këngë që dëgjon ai e riprodhon me kitarën e tij në një stil krejtësisht origjinal.

Ky është përshkrimi që i bëhet Emin Sylës në një faqe në Facebook e cila i ishte hapur atij në kohën kur po merrte pjesë në The Voice of Albania në edicionin e vitit 2012.

Emini është një djalë i ri nga Prishtina, por që kohës së fundit po qëndron në SHBA, më saktësisht në New York, raporton Koha.net.

Shkuarja e tij atje ka bërë që të takojë një prej idhujve të tij këngëtaren Lana Del Rey.

Se si ka ardhur deri te takimi nuk dihet, mirëpo ata kanë interpretuar së bashku në rrugë këngën Yayo të Lana Del Rey, ndërkaq për muzikën u përkujdes vet Emini me kitarën e tij.

Syla edhe më parë ka kënduar këngë të Lanas, dhe tani atij si duket i është realizuar një ëndërr e bukur që ta takojë atë dhe të këndojnë së bashku.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.