E Premte, 03.29.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
JETONI JETËN TUAJ, AJO ËSHTË E JUAJA, ÇMONIE VETËN, DUAJENI ATE DHE MBI TË GJITHA “MENDONI POZITIVISHT SE JA VLEN”…
-thotë Xhylfere Spahiu adhuruese dhe predikuese e mendimit pozitiv
Nga SOKOL DEMAKU

E Djelë, 03.15.2015, 04:22pm (GMT+1)



Njeriu kur dëshiron dhe kur ka vullnetin mbi të gjitha arrin të gjitha që i dëshiron.  Edhe unë perpos profesionit tim dhe si krijuese që jam pata vullnetin e dëshirën të jap kontributin tim në ketë organizat... "Për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, e kyqur në IGFM. Të drejtat e njeriut janë më shumë se vetëm dëshira, synime  dhe shpresa. Të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejta, nëse  janë te drejta morale te individëve të papublikuara, e per te  mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Pasojë e saj është konseguenca qe: ata duhet të sillen nga niveli moral dhe shpirtëror.. Kjo prirje ka zgjatur rreth 250 vjet. Universalizimi  drejtoi  idenë e të drejtave të njeriut në mënyrë të veçantë përmes Kombeve të Bashkuara, i cili bëri qe të drejtat e njeriut te perdoren si një mjet në politikë, dhe ato i rrethuan me një shumëllojshmëri të instrumenteve të tjera.
Tani kam gati librin e dytë ku edhe në ketë libër kam mesazhe për një jetë më të bukur e më të lumturë, të largohemi nga mendimet negative e ti shëndërrojm ato në mendime pozitive nëse dëshirojmë që ti shohim rrugët tona se si ndricojnë për një ardhmëri më të mirë, si ato materiale ashtu edhe shpirtërore ...dhe gjithmonë duhet te  besojmë e të shpresojmë  sepse shpresat asnjëhere nuk vdesin përderisa jashta  dritarës sonë ka një jetë e cila na pret...



Kush është Xhulfere Spahiu?
Jam Xhulfere  Spahiu ..me pseudonimin Xhuli  ku edhe të gjithë më njohin si Xhuli.  E  lindur  në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit. Vijova mësimet në shkollën fillore "Migjeni" në Breznicë, pastaj shkollën e mesme në Gjilan, në drejtimin kimi-biologji, edhe pse si pasion e kisha  mjekësinë. Une  përveç shkrimeve merrem edhe me shkencat e parapsikologjisë, si dhe jap edhe kontributin tim human dhe gjithmonë jam  pranë atyre njerëzve me nevoja, ku me këshillat e mia psikologjike e shpirtnore mundohem që së paku tua lehtësoj dhimbjen që kan. Po  njëherit jam  edhe si rekreatore e përgjithshme, për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, e kyqur në IGFM, me seli në në Gjermani.

Keni kryer shkollen fillore ne Breznicë të Bujanocit, cfare janë përshtypjet tua nga ato kohëra?
Po ashtu është kam kryer shkollën fillore në Breznicë, ku edhe jam lindurë  e jam rritë,  aty frymova për të parën herë, në vendin ku mësova hapat e parë të jetës sime, ku mësova shkronjën e parë të alfabetit dhe thitha  nektarin e diturisë, aty mora vend për ngado që të shkoj prap i takoj asaj fryme. Aty kalova ditët e fëmijrisë sime, ditët më të lumtura që  nuk mund të përshkruhen më fjalë.

Keni kryer shkollën e mesme në Gjilan drejtimin Kimi-Bilogji cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja a atje?
E vertetë kam kryer shkollimin në Gjilan, cfar munde te ju them për kohen e studimeve ka qen një  periudhë e cila nuk mund të harrohet asnjëherë në jetë, ishin ditë të lumtura në të gjitha sferatë e jetës...

Pas përfundimit te shkolles së mesme por edhe më herët ju keni punuar në profesione të ndryshme, ckamundë të  na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?
Pas perfundimit të shkollës së mesme unë u martova ne vitin 1988 dhe pas saj krijova familje u kujdesa per familjen ku edhe jam e lumtur  me at qe kam arrit ne familjen time që femijve të mi ju dhash një edukat jashtzakonisht të mrekullushme, ju dhash një kuluturë të lart e sot kudo që jam nderi dhe rrespekti i tyre më bejnë krenare në cdo aspekt e kudo qe jam prania e tyre më bene njeriun më të lumtur me karakterin qe kan..Kështu që të gjitha nënave ju deshiroj lumturin e botës më femijët e tyre Zoti i Bekoft ngado që vin e kudo që frymojnë.

Xhuli tani më keshillat e juaja psikologjike e shpirtrore, si e ndieni veten dhe a jeni e lumtur me  ketë?

Po ju them që jam njeriu me i lumtur në botë..kur  cdo herë që kam pran dike dhe e këshilloj në mënyrën më të mirë psikologjike dhe nga ajo këshillë arrij dicka që në shpirtin tim ndjej gëzimin me të madh kur e shoh se një njeri apo pacient sidoqoft që i themi arrin atë cfarë më parë  nuk ka mundur dhe e ka mundu ajo breng gjate gjithë kohës, keshtu që kur shoh në fytyrat e tyre buzëqeshjen dhe shoh se kthehen në një gjendje të mrekullushme atëher edhe unë ndjehem njeriu më i lumtur në botë më lumturin e tyre...Pra  Njeriu modern s´mund të jetojë pa të bukurën, pa të dhimbshmën, pa të hareshmen, dhe pa harresën e një çasti!

Si e kalon  një dite Xhuli Spahiu?
Si çdo herë zgjohem dhe pastaj kthehem 20 minut ne meditim e pas kësaj ngrihem pi kafen e mengjezit dhe filloj punën time të përditshme, ndersa nga koha që më mbetet nga obligimet tjera te përditshme fokusohem në krijimtarin time ku shkruaj poezi apo ndonje ese për jetën dhe mesazhe të cilat janë të mirë se ardhura tek lexuesi...

E lindur në Bujanoc, jeton në qytetin e Gjilanit ku  dhe kur ke bërë hapat e parë në karierë, si ndjeheni dhe si e shpjegon këtë Xhuli?
Hapat e parë te karierës sime kam bërë në Gjilan...edhe pse si femijë kisha pasion e në shpirt shkrimin krijimtarin ate nuk munda ta arrij më herët dhe hapi i parë ishte studimi  ne Institutin HIPNOMED në Prishtin në  shkencat e  parapsikologjisë dhe  shumë pak kohë pas kesaj unë botova librin e parë me titull "Dizajno Jeten Tende" .. ku në ketë libër kam berë  thirrje krijuese si një nënë, bashkëshorte, e mikut,  artistit dhe si nje shkencëtare, për të mos i fsheh vuajtjet dhe ëndrrat, në këtë jetë të hallosur. Unë jam poete dhe psikologe,  kam një publik timin që më do por gjithësesi edhe une i dua. Disa prej tyre më thurin këngë dhe më dhurojnë poezi. E gjithë kjo vjen në saje të një marrëdhënie të pashprehshme me klientët e mi. Libri "Dizajno jetën tënde", është një doracak, letraro-shkencor, për secilin që mëton çelësin e lumturisë.

Ju merreni  me këshilla psikologjike, por ciliës eshtë profesioni i vërtetët dhe që ju e adhroni?
Intensivisht merrem me poezi dhe me parapsikologji. Në këtë botë , asgjë nuk ka më njerëzor dhe më human se arti. Dhe kur japim kontributin tonë human ndaj të tjerëve se paku me një buzëqeshje i zbukurojmë ditën dikujt, nuk ka gjë më të bukurë e më të lumturme sa i përket profesionit tim të vertetë e që janë shkencat e parapsikologjisë ku aty përfshihen të gjitha shkencat tjera e nga të gjitha shkencat qe përfshin kjo lami mua më flen ne shpirt Psikologjia të cilën e adhuroj shumë....

Ju pas të gjitha këtyre angazhimeve në karirë më vonë kaloni në iniciativen qytetare "Për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, e kyqur në IGFM", me selinë e saj në Gjermani. Çka mund të na thoni për këtë angazhim tuaj këtu?

Njeriu kur dëshiron dhe kur ka vullnetin mbi të gjitha arrin të gjitha që i dëshiron.  Edhe unë perpos profesionit tim dhe si krijuese që jam pata vullnetin e dëshirën të jap kontributin tim në ketë organizat... Të drejtat e njeriut janë më shumë se vetëm dëshira, synime  dhe shpresa. Të drejtat e njeriut duhet të jenë të drejta, nëse  janë te drejta morale te individëve të papublikuara, e per te  mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Pasojë e saj është konseguenca qe: ata duhet të sillen nga niveli moral dhe shpirtëror.. Kjo prirje ka zgjatur rreth 250 vjet. Universalizimi  drejtoi  idenë e të drejtave të njeriut në mënyrë të veçantë përmes Kombeve të Bashkuara, i cili bëri qe të drejtat e njeriut te perdoren si një mjet në politikë, dhe ato i rrethuan me një shumëllojshmëri të instrumenteve të tjera.
Shumica dërmuese e shteteve të pavarura të botës ka filluar pa dallim, dallimet politike, ideologjike, ekonomike dhe kulturore në shprehjet e të drejtave të njeriut në kushtetutat e tyre.Të paktën me këtë kumtim  të drejtat e njeriut do të jenë  vetëm një shprehje e Universalitetit të saj.

Çka presin adhuruesit e juaj në të ardhmen nga Xhuli, cilat janë planet e juaja?
Në të ardhmen cka presin adhuruesit e mi është libri i dytë po i njetë me tematikë e mendimit pozitiv ku edhe në ketë libër kam mesazhe për një jetë më të bukur e më të lumturë, të largohemi nga mendimet negative e ti shëndërrojm ato në mendime pozitive nëse dëshirojmë që ti shohim rrugët tona se si ndricojnë për një ardhmëri më të mire, si ato materjale ashtu edhe shpirtërore ...dhe gjithmonë duhet te  besojmë e të shpresojmë  sepse shpresat asnjëhere nuk vdesin përderisa jashta  dritarës sonë ka një jetë e cila na pret...

Cili është roli i mendimit pozitiv?
Mendimi pozitiv luan një rol të rëndësishem në jetën e njeriut. Duke qenë se shëndeti dhe buzeqeshja varen prej ti,  mendimi pozitiv është  shumë  më  tepër se të  qënit i lumtur apo të  treguarit optimizëm. Mendimet pozitive mund të  krijojnë  vlera reale në  jetën tende dhe të  ndihmojnë  të  ndërtosh aftë sa që  mund të  zgjasin shumë  më  shumë sasa një  buzëqeshje..

Përse thuhet se me mendimin pozitiv ne përqafojm jetën?
Mendimi Pozitiv nuk është thjesht një  term abstrakt. Po është e thjesht të  themi "˜'ji i lumtur'' por këto momente të  lumturisë janë  gjithashtu kritike për të  hapur mendjen dhe për të eksploruar dhe ndërtuar aftësitë  që  bëhen aq të  rëndësishme në  fusha të  tjera të  jetës. Të  gjesh mënyra për të  ndërtuar lumturinë  dhe energjinë  pozitive në  jetë  qoft kjo përmes meditimit , shkrimit, ndonjë sporti apo çdo gjë  tjetër efekti i menjëhershëm që  shkakton është  ulje të stresit dhe më  shumë  buzëqeshje.
Periudha të  emocionit pozitiv dhe eksplorimit pa kufi kur ti sheh mundësitë  dhe sesi eksperiencat e së  shkruarës ndikojnë  në  të  ardhmen do të  fillosh të  zhvillosh aftësi që  çelin  në  talente që  mund të  përdoren me vonë . Me fjalë  të  thjeshta: gjëj gëzim, luaj më  shumë  dhe gjej aventura. Truri yt do vazhdojë  pjesën tjetër.

E  lexoni revistën në shqip "Dituria"që botohet në Skandinavi, cka mund të na thoni për te?
Për revistën Dituria cfarë mund të ju them, është një revistë mjaftë e mrekullushme dhe e lexoj më vëmendje, ka tema interesante që e bëjnë lexuesin të kënaqur posa ta ketë në dorë ketë revistë dhe për ketë unë i dëshiroj jetë të gjatë si kësaj reviste njashtu i pergezoj gjithë stafin e ju dëshiroj suksese të pandalshme.

Cka u benë të lumtur dhe cka ju mundon më sëshumti?

Më së shumti me mundon kur njerzitë urrejn dike dhe jo sinqeriteti i tyre ...dhe cfar më benë të lumturë është ajo kur njerzit e thonë realitetin dhe dhurojnë dashuri tek të tjerët sepse një njeri që di të dhuroj dashuri, të respektoj e nderoj  tjetrin atëher ai di ta do, dhe ai do ta respektoj e nderoj edhe vetveten ...

Si e kalon kohen e lirë?
Kohën e lirë gjithëhere e kaloj duke lexuar ndonjë libër apo revistë të cilat me bejnë të relaksohem si psiqikisht ashtu edhe fizikisht...

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Edhe po të kisha mundësin vendin ku jetoj  Kosovën kurrë nuk do ta ndërroja me asnjë shtet të botës

Dhe për fund cili do te ishte mesazhi juaj për lexuesit?

Mesazhi im për lexuesit do ishte kështu. Jetoni jetën tuaj është e juaja, cmonie vetën, duajeni ate dhe mbi te gjitha "Mendoni pozitivisht ja vlen"...JU FALEMINDERIT më shumë dashuri për gjithe lexuesit në mbarë diaporën Xhuli Spahiu Gjilan

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIRI IM, LARGOHU!Nga NDRIÇIM MEHMETI (03.13.2015)
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS U SHËNUA EDHE NË OSNABRÃœCK TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.12.2015)
EMIN SYLA KËNDON ME LANA DEL REYN NËPËR RRUGËT E NEW YORKUT (03.11.2015)
ARKITEKTURA - FRYMËZIM I FOTOGRAFIT ILIR RIZAJ (03.09.2015)
Shkolla shqipe e MP në Treviso, shënoi 7 Marsin - Ditën e Mësuesit SHKOLLA E TREVISOS E VITIT 2015 – ME ELEMENTE NGJAJSHMERIE  ME  SHKOLËN KORÇËS TË VITIT 1887…!Nga BEQIR CIKAQI (03.09.2015)
TOM MRIJAJ - LUGU I DRINIT ËSHTË DHE MBETET VENDI IM MË I DASHUR NË BOTË Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBANga KLAJD KAPINOVA (03.08.2015)
ARBËRESHËT E SICILISË PËRKUJTOJNË PAPA MATEUN (03.05.2015)
PO DOSJET E GJYQEVE A DO HAPEN NDONJËHERË?Nga ABDURRAHIM ASHIKU, Athinë (03.02.2015)
EMIGRANTËT E RIKTHYER PO MENDOJNË RILARGIMIN NGA SHQIPËRIA - JA DISA ARSYE, SIPAS INSTAT (03.02.2015)
NËNA TEREZE DHE SKULPTORINga AGIM GASHI (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]