E Shtunë, 04.20.2024, 02:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MBRËMJE KULTURORE NË LONDËR KUSHTUAR 7 MARSIT - DITËS SË MËSUESIT
Fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI

E Enjte, 03.19.2015, 08:56am (GMT+1)


Për nder të Ditës së Mësuesit, në praninë e shumë mësuesve, poetëve dhe krijuesve të tjerë, në lokalet e restorantit "Poem", me 14 mars 2015, u mbajt një manifestim kulturor.
 
Një foto e përbashkët e një grupi të pjesëmarrësve në mbrëmjen kulturore kushtuar 7 marsit, Ditës së Mësuesit, në Londër


Mbrëmja kulturore, u organizua nga "Qendra Shqiptare në Londër". Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i Qendrës Shqiptare, Sami Islami, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe shpjegoi rëndësinë e Ditës së Mësuesit. Pastaj kësaj, Agim Morina dhe Sami Islami bënë prezantimin e rrugëtimit të shkollës shqipe që nga shekulli XVII deri në ditët tona me titull "Histori e shkurtër e shkollës shqipe".
 
Pamje në kë takim e z.Sami Islami dhe Agim Morina veprimtar shume vjetar për çështjen kombëtare

Nga tubimi u nderuan artdashësit dhe dëshmorët e shkollës shqipe Papa Kristo Negovani, Fazli Greiçevci dhe Shaban Jashari (babai i komandantit legjendar Adem Jashari), të cilët gjithë jetën e tyre ia kushtuan arsimimit të shqiptarëve!

Nga faktet që u prezantuan në këtë takim u pa se hapat e parë të mësimit të gjuhës shqipe, janë hedhur disa shekuj më herët se 7 marsi i vitit 1887, por kjo datë, megjithatë mbetet datë e një shkolle laike, për të ardhur pastaj deri tek shkollat e mëvonshme, me mësuesit dëshmorë, siç ishte mësuesi dhe dëshmori i kombit Papa Kristo Negovani, i cili u masakrua bashkë me pesë të tjerë e ndër ta edhe një vëlla i tij. Pastaj mësuesi dhe poeti, Fazli Greiçevci, i cili, për shkak se e përhapte dritën e diturisë në shkollë dhe për shkak të veprimtarisë së tij patriotike kundër regjimit serbosllav, u torturua deri në vdekje në burgun e Prishtinës. Një dëshmor i shkollës shqipe u bë edhe Shaban Jashari (babai i komandantit legjendar Adem Jashari), i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj.

-Pas prezantimit të historikut të shkollës shqipe, veterani i arsimit, ish profesori i Universitetit të Prishtinës, Gani Hoxha, foli për rëndësinë e shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke e marrë si shembull ruajtjen e gjuhës shqipe te arbëreshët e Italisë. Falë shkollës dhe ruajtjes së gjuhës shqipe atje, edhe pas pesë shekujsh shkëputje nga trungu shqiptar ata e ruajnë edhe sot këtë vlerë të lartë kombëtare.
 
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Gani Hoxha, foli për ruajtjen e gjuhës shqipe te arbëreshët e Italisë

Ai tregoi se kishte vizituar vetë disa fshatra në jug të Italisë dhe kishte përjetuar çaste të mrekullueshme kur kishte komunikuar në gjuhën shqipe me ta !?.Ai theksoj ma tutje se gjuha shqipe flitej gjithandej, në zyra, në rrugë, në treg, në shitore, në kafene, deri në çerdhet parashkollore. Ai bëri një krahasim me gjendjen e shqiptarëve në Turqi, ku e drejta për të mësuar në gjuhën shqipe nuk përfillet nga qeveria turke as sot e kësaj dite edhe pse në këtë shtet jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë!!!Ky intelektual i rralle shpesh u aplauzuar nga të pranishmit gjatë diskutimit. Në diskutimet e tyre rreth përvojave dhe rëndësisë së gjuhës shqipe foli edhe Ismet Koshutova, i cili e vlerësoi lart, prezantimin për historikun e gjuhës shqipe dhe foli për rolin që gjuha shqipe kishte dhe ka për ruajtjen e qenies shqiptare, madje edhe në mërgatë. Poeti dhe publicisti nga Skrapari, Hyda Ismaili, i cili prej vitesh jeton ne Londër, po ashtu, edhe krijuesi dhe gazetari Ruzhdi Jata, nga Kukësi, folën për nevojën e madhe të unitetit të gjithë shqiptarëve për të arritje suksese shumë më të mëdha në fushën e arsimit dhe të gjuhës shqipe edhe ne brezin e ri.
    
Në mbrëmje me tone artistike u prezantuan edhe poetët Mehmet Elshani dhe Xhavit Gasa me recitimin e disa poezive, të cilat u priten me interesim nga te pranishmit. Po ashtu edhe Mësuesi dhe këngëtari, Ismet Koshutova, shprehur mendimet e tij rreth shkollës shqipe dhe kulturës shqiptare në mërgatën shqiptare.Atmosferën e kësaj mbrëmje kulturore, e pasuroi më tej edhe paraqitja e Selman Lokajt, i cili me poezitë dhe anekdotat e tij e freskoi këtë mbrëmje. Vlen të përmendet këtu prania e bashkëshortëve veteranë të arsimit, Faik e Zarije Sogojeva, si dhe e shumë pjesëmarrësve te tjerë dashamir të artit dhe arsimit shqiptar.

 
-Në këtë rast nuk mund të mos e përmendim edhe arsimdashësin dhe plakun e urtë, bacë Rexhepin, i cili foli për jetën e tij, për shkollimin në kushte shumë të vështira nën regjimin serb. Ai foli edhe për torturat dhe masakrat që pushteti i kishte bërë popullit shqiptar të Kosovës, në veçanti për plojën e bërë mbi familjarët e tij nga forcat serbe duke ekzekutuar 12 anëtarë të familjes së tij brenda një nate!
Rexhep Rexhepi, që për respekt ndryshe e thërrasin baca Rexhë jeton që nga përfundimi i luftës së Kosovës në Londër dhe njihet si person që asnjëherë nuk e ka hequr plisin e bardhë shqiptar nga koka!Ai krenohet me plisin e bardh qe i vetmi deri me tash e ka ruajtur identitetin shqiptar qe nga koha pellazge e deri në ditët e sotshme.
Mund të thuhet se mbrëmja kulturore kushtuar 7 Marsit u vlerësua si shumë e suksesshme dhe nga të pranishmit u propozua që këso takimesh të mbahen më shpesh edhe në të ardhmen, me një vërejtje që në tubime të tilla të ketë ma shumë të rinj, aktivist ,krijues dhe veprimtar te këtij nënqielli gravitues nga një komunitet i madh shqiptarësh.
   


Pamje e pjesemarresve Seladin Veliut, Abedin Bajraktari, Shpresa Bajraktari,Valdete Gjana Morina, Zara Sogojeva, Faik Sogojeva etj
 
Pjesëmarrësit tjerë poeti Mehmet Elshani, Xhevat Morina, shkrimtari Ruzhdi Jata dhe Selman Lokaj, Hysamedin Oruçi, Ismet Koshutov dhe Gani e Mebusane Hoxha
Ma në fund me mbete që të falënderojmë"Qendrën Kulturore Shqiptare në Londër" që ka synim të krijoj një atmosferë unike tek shqiptarët në rrafshin kombëtar. Shqiptarët sot në shtetet e perëndimit nuk kanë alternativë tjetër, pos kësaj që veprojnë qendrat kulturore . Nga këto organizime të tilla të vijnë deri të krijimi i lobit shqiptar pa grupe,pa parti dhe organizime të ndryshme lokaliste, partiake apo rajonale që ma shumë i shërbejnë përçarjes se sa kulturës dhe unitetit tonë kombëtar!

Foto-reportazh nga Londra Mars 2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGA BJESHKËT NË BRONKS - UDHËTIMI ILEGAL I SHQIPTARËVE DREJT AMERIKËS Trafikantët përdorin dokumentet false për të dërguar shqiptarët e varfër dhe të shumtë në numër drejt SHBA, përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës (03.18.2015)
JETONI JETËN TUAJ, AJO ËSHTË E JUAJA, ÇMONIE VETËN, DUAJENI ATE DHE MBI TË GJITHA “MENDONI POZITIVISHT SE JA VLEN”… -thotë Xhylfere Spahiu adhuruese dhe predikuese e mendimit pozitivNga SOKOL DEMAKU (03.15.2015)
BIRI IM, LARGOHU!Nga NDRIÇIM MEHMETI (03.13.2015)
DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS U SHËNUA EDHE NË OSNABRÃœCK TË GJERMANISËFotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (03.12.2015)
EMIN SYLA KËNDON ME LANA DEL REYN NËPËR RRUGËT E NEW YORKUT (03.11.2015)
ARKITEKTURA - FRYMËZIM I FOTOGRAFIT ILIR RIZAJ (03.09.2015)
Shkolla shqipe e MP në Treviso, shënoi 7 Marsin - Ditën e Mësuesit SHKOLLA E TREVISOS E VITIT 2015 – ME ELEMENTE NGJAJSHMERIE  ME  SHKOLËN KORÇËS TË VITIT 1887…!Nga BEQIR CIKAQI (03.09.2015)
TOM MRIJAJ - LUGU I DRINIT ËSHTË DHE MBETET VENDI IM MË I DASHUR NË BOTË Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit në SHBANga KLAJD KAPINOVA (03.08.2015)
ARBËRESHËT E SICILISË PËRKUJTOJNË PAPA MATEUN (03.05.2015)
PO DOSJET E GJYQEVE A DO HAPEN NDONJËHERË?Nga ABDURRAHIM ASHIKU, Athinë (03.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]