VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PESË SHQIPTARË TË PARTISË SË GJELBËR NË ZGJEDHJET E GJENEVËS

E Enjte, 03.19.2015, 03:29pm (GMT1)

  
Bernë, 19 mars - Janë të shumtë qytetarët zvicerane me origjinë shqiptare që kurrë nuk kanë votuar në jetën e tyre para se të shkelin tokën e Federatës Helvetike.

Edhe më të shumtë janë ata që të kenë mundur të dëgjojnë më parë se në Zvicër ekziston një partie politike e pavarur që nuk i bashkohet asnjë tendence politike tradicionale.

E kjo është, Partia ekologjike "Të Gjelbrit" që ka lindur gati në po të njëjtën kohë kur edhe në tokën e Federatës Helvetike lindë gjenerata e dytë e shqiptarëve të Ballkanit. Vizioni ekologjik që kjo parti mbron që prej 30 vitesh në kantonin e Gjenevës imponohet sot si një dëshmi e patjetërsueshme.

Fëmijët shqiptarë që ishin fare të vegjël dikur, apo ata që lindën dhe u rritën në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës, që prej 30 vitesh, tani qytetarë përgjegjës dhe plot kurajo gjenden të angazhuar për ndryshime të reja dhe përforcimin e vlerave demokratike të shtetit të tyre. Në partinë ekologjike "Të Gjelbrit" në Gjenevë sot kemi zviceranë e zvicerane me origjinë shqiptare të cilët theksojnë të vetmin motiv parësor të angazhimit të tyre qëllimet që ka kjo parti të shprehura në artikullin 3 të statutit të saj : " Të gjelbrit" bashkojnë njerëzit vullnetmirë për të vepruar në planin ekonomik dhe legjislativ për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar lëvizjet ekologjike, duke tërhequr pozita dhe propozime të veçanta të shoqatave të ndryshme gjenevase, nacionale që i bashkëngjiten mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të njeriut dhe cilësisë së jetës.

Ajo tenton të hapë në një rreth më të gjerë të popullatës njohuritë mbi ekologjinë si një lloj i ri i shoqërisë njerëzore." Janë të shumtë analistët politik që këtë parti e quajnë "Partia më largpamëse në planet dhe për planetin!" Ajo është edhe partia e vetme në Zvicër që mund të quhet edhe "partia e barazisë" dhe në statusin e saj thekson që "listat zgjedhore në zgjedhjet nacionale, kantonale e komunale respektojnë barazinë gjinore".

P.sh, këtë vit, nga 144 kandidatë dhe kandidate në garën zgjedhore të kësaj pranvere në kanton 72 janë femra, një barazi absolute.Një betejë tjetër në të cilën më së shumti ishte e angazhuar Partia e të gjelbërve në kantonin e Gjenevës është fituar më 2005. Që nga ky vit falë iniciativës " J'y vis j'y vote" (Këtu jetoj, këtu votoj) banorët me origjinë të huaj që jetojnë në kantonin e Gjenevës, prej 8 vitesh me leje qëndrimi "B" e "C" mund të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën politike, duke votuar në komunën e tyre në të cilën jetojnë, njofton Albinfo.ch.

Këtë vit garojnë në zgjedhjet lokale 5 aktivistë shqiptarë në tri komunat më të mëdha të kantonit: Qyteti i Gjenevës, Meyrin dhe Vernier, të cilët po ua prezantojmë në vijim.

Nga partia e të Gjelbërve, në Qytetin e Gjenevës, komunë që numëron 91'316 të huaj, për këshillin komunal nga zviceranet me origjinë shqiptare garojnë dy zonja: Hanumshahe Çerkini dhe Magbule Topalaj. Në komunën Vernier, që numëron 16'258 banorë me origjinë të huaj, Granit Metushi është gati që t'i përvishet punës së këshilltarit komunal. Tek të Gjelbërit e Meyrin-Cointrin, në Listën nr 1, për shqipfolësit është lehtë të lexohet emri i zonjave Arta Kryeziu dhe Mevlide Malaj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.