VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KATËR VITE PA RUGOVËN - PRESIDENTIN HISTORIK TË KOSOVËS (Fotoreportazh)

Nga BEQIR SINA, New York


E Djelë, 01.24.2010, 08:11am (GMT1)

 

 

 

BRONX - NEW YORK : Në SHBA këto ditë po mbahen manifestime përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Në këtë kuadër në praninë e shumë mërgimtarëve, të enjten pasdite në njerin prej mjediseve të lokalit "Mario's", në Bronx - Nju Jork, nën kujdesin e kryesisë së Degës së LDK - për Nju Jork me rrethe, u mbajt një akademi përkujtimore, me rastin e katërvjetorit të vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës.

 

Ne kete akademi perkujtimore, e cila u organizua nga dega e LDK -se, per tri shtetshin, moren pjese disa nga kreret e shoqatave e organizatave shqiptaro - amerikane, afariste, intelektual, studente, nxenes shkollash, shkrimtare, poete, politikane. Kjo akademi, u mbajt me fjalime te rastit,u shoqerua me poezi dhe me nje materjal te zgjedhur kushtuar Presidentit te pare te Kosoves, Prof. Dr. Ibrahim Rugova, lexuar nga kryetari i kesaj dege z Ramadan Gashi, e cila ishte dhe fjala kryesore.

 

Akademia perkujtimore ne pervjetorin e katert te vdekjes se presidentit Ibrahim Rugova, u udhehoq nga anetarja e kryesise se kesaj dege, Shqipe Biba, e cila, kerkoj qysh ne fillim nga te pranishmit qe me nje minut heshtje te nderojne kryetarin legjendar te Kosoves, dr. Ibrahim Rugoven. "Nje minute heshtje , tha Biba, per gurin e themelit te Pavaresise se Kosoves, nji - minute heshtje, per ate qe kur edhe gjithçka rreth Kosoves heshte - zeri dhe vepra e tij per Kosoven, kurr nuk heshten"

 

 

Akademi u hap me nje poezi te poetit te mirenjohur Ali Podrimia titulluar "Lamtumire Presidentit te Dardanise" e interpretuar nga Shqipe Biba. Kryetari i deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves Ramadan Gashi, per Nju Jork e rrethe, ishte folesi kryesore i ketij manifestimi perkujtimore.
 

 

   "Zonja dhe zoterinje, mysafire te nderuar, kam nderin dhe pikellimin e madh qe edhe sot te hap kete akademi perkujtimore ne katervejtorin e vdekjes se Presidentit te Kosoves figures historike, Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti te pare te Kosoves, liderit, dhe kryetarit, themeluesit te partise se pare pluraliste ne te gjitha trevat shqiptare, LDK-se - Ideatorit te Kosoves shtet te pavarur e sovran, prijesit politik e shpirteror te Kosoves, i cili per me se 16- vjet sfidoj dhunen, terrorin, zhdukjet , vrasjet masovike, gjenocidin serb", tha Gashi duke theksuar se ate me ne fund, e mundi vetem semundja, e shuajti vdekja fizike, pasi Ai ishte nga te rrallet e botes se pavdekshme. "

 


Akademia vijoi me dy poezi te shkruara enkas nga Sinan Kamberi, dhe lexuar po nga Shqipe Biba. Musa Daka anetari i kryesise qenderore, dhe nenkryetar i deges se LDK-es, per trishtetshin, solli pershendetjen e Presidentit te Kosoves Sejdiut, drejtuar kesaj akademie perkujtimore. Rita Saliu, autore e librit te  saj te pare me poezi, "Ecje vertikalisht neper oqean" zgjodhi per kete date dhurimin e nje vazoje me pemen e bredhit, si simbolik e pemes qe gjelberon gjithe jeten metafor per Rugoven siç tha ajo dhe me pas interpretoi nje poezi nga ky liber, per t'a pershendetur kete akademi"

 

 

Akademia perkujtimore ne pervjetorin e katert te vdekjes se presidentit Ibrahim Rugova, u pershendete edhe nga kryetari i Vatres, z Agim Karagjozi, dhe ne emer te Liges Qytetare, anetari i bordit te saj zoti Zef Balaj. Ramiz Muja,  pershendeti ne emer te shoqates Rugova, me nje poezi te shkruar enkas per kete dite nga ai vete. Manifestimin perkujtimor e pershendeti edhe nen/kryetari i Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane, poeti Mehill Velaj, veprimtari Kajtaz Fasllia dhe Shkumbin Tetaj-Sekretar i deges se Lidhjes Demokratike te Dardanise, per trishtetshin, duke theksuar se "Ne te gjithe mund te rezonojme se Rugova, do te mbetet perhere epoke e mvetesishme ne faqet e lavdishme te historise si artitekt i themelimit te shtetit moderrn te Kosoves" . Dhe interpretoje poezi dha aktori Shban Lajçi.

 

 "Askush nga ne nuk e besonte se vdekja do te trokiste ne dyerte e jetes se njeriut te pavaresise aq heret, tha ne fjalen e tij nen/kryetari i Vatres, zoti Agim Rexhaj, mu ne prag te realizimit te saj dhe kur ajo trokiti dhe na e mori njeriun e madh, ai, edhe njehere, ne nje menyre te veçante, e sfidoi vdekjen dhe deshmoi se nuk ka vdekur, se jeton ne zemrat dhe ne shpirtin e shqiptareve, te cilet, me dhembjen e tyre kolektive, me pikellimin dhe dinjitetin e tyre deshmuan se Presidenti i tyre, Dr. Ibrahim Rugova, kishte ngritur qysh per te gjalle te tij nje permendore te pavdekesise ne shpirtin e tyre dhe se kishte hyre ne perjetesine e historise."

 


Kumtesen e tij gazetari i njohur Sinan Kamberaj, ne katervjetorin e vdekjes se Presidentit Rugova, e kishte titilluar:"Njeriu i Shenjave te Medha ".

 


 Me tej Kamberaj vijoi: "Ndonese kane kaluar kater vjet nga ikja prej kesaj bote e Presidentit Historik te Kosoves, Ibrahim Rugova, figura emblematike e tij rrezaton gjithnje e me shume.  Per Ibrahim Rugoven jane thene, thuhen dhe do te thuhen fjale te mira, jo pse ka vdekur Ai, por pse eshte bere i pavdekshem per shqiptaret.
    

 

Pavdekesine e nje Njeriu te Madh, si rregull, e shenon fundi i Epokes se Tij, por per nje njeri me Shenje, sic ishte Rugova, epoka e Tij u tregua zemergjere dhe e vulosi, jashte rregullit, pavdekesine e tij qe ne fillim te saj.Rugova, - thone te gjithe ata qe e kane njohur, - ishte i pavdekshem, per arsye te Dy Shenjave te Tij te medha - Urtesise dhe Besimit."

 

Me pas Kamberaj kujtoje se fundi i fundit, ne qe patem fatin te jetojme ne Epoken e Tij, e kemi perjetuar faktin se ne te gjalle te Tij, ndonese ne kohe te pakohe, i shkonin mbrapa me se dy milione njerez, me besim te patundur se e kishin gjetur Prijesin. Gati po aq njerez e percollen fizikisht dhe me zemer per here te fundit ne Velani te Prishtines, ne kryeqytetin e Tokes se Premtuar, Dardanise Antike.
    

Ai tha se per Rugoven kane thene fjale te medha, Burrat me te Medhenj te Botes. Dhe, i jane perkulur, ne shenje respekti. Ne vetem mund t'i perserisim ato. Vogelsise sone i takon ta kujtojme me pietet, sa per ta nderuar ate, poaq edhe veten tone.
   

Duke perfunduar Sinan Kamberaj tha se :"Nuk mund te mos e them ne fund se ai e donte dhe i besonte deri ne pakufi Amerikes, shpreses se fundit te njerezimit, Tokes se Shejte dhe shpetimtares sone te shtrenjte.Rugova ishte njeri i Shenjve te Medha: i Urtesise dhe Besimit. Ai e mbante emrin e nje Profeti dhe mbiemrin e nje Mali."

 

 

Ramadan Gashi kryetari i Degës së LDK-së - Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mbajtur fjalën krysore në akademinë përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes  presidentit  Rugova.

 

 

Pjesëmarrësit në akademi

 

Akademinë e udhëhoqi  anëtarja e kryesisë së kësaj dege, Shqipe Biba, e cila u kërkoj të pranishmev që me një minut heshtje të nderojnë kryetarin legjendar të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.

 

 

 

Pjesëmarrësit në Akademinë përkujtimore kushtuar katër vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova , mbajtur në lokalin "Marios" në Bronks - Nju Jork

 

 

 

Ramadan Gashi kryetari i Degës së LDK-së - Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mbajtur fjalën kryesore në akademinë përkujtimore në përvjetorin e katërt të vdekjes  presidentit  Rugova.

 

Kryesia e akademisë përkujtimore

 

 

Rita Saliu, autore e librit të  saj të parë me poezi, "Ecje vertikalisht nëpër oqean" zgjodhi një dhurimin e një vazoje me pemën e bredhit, si sibolik e pemës që gjelbëron gjithë jetën dhe poezi nga ky libër për t'a përshëndetur këtë akademi

 

 

 

Agim Rexhaj nen kryetari Vatrës përshëndet akademinë përkujtimore

Beqir Sina


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.