VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MËRGIMTARËT QË JETOJNË NË TURQI ANKOHEN PËR PROCEDURAT E MARRJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS

E Hënë, 03.30.2015, 06:08am (GMT1)


Shqiptarët që jetojnë në Turqi po ankohen për procedurat e marrjes së shtetësisë së Kosovës, duke i vlerësuar të paarsyeshme refuzimet që po u bëhen nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Vedud Ramadani, nga Gjilani, konsideron se refuzimi i shtetësisë për nipin e tij K.Sh., i lindur në Izmir, është bërë në mënyrë të padrejtë nga përfaqësuesit e Divizionit për shtetësi, shkruan sot Koha Ditore.

Ai kishte aplikuar që të merrte shtetësinë me natyralizim në qershor të vitit që shkoi, dhe tek në mars të këtij viti e kishte kuptuar që kërkesa e tij ishte refuzuar.

"Nipi im ka babanë shqiptar të Kosovës, i cili i ka dokumentet dhe shtetësinë e Kosovës. Ai që nga 2014-a ka tentuar të marrë shtetësinë dhe është refuzuar në mënyrë të paarsyeshme, duke u thirrur në nenin 16 të Ligjit për shtetësi. Por nipi edhe atë nen e ka respektuar përmes dokumenteve të dorëzuara. Përndryshe, ai kishte ndërmend të kthehej në Kosovë dhe të çelte ndonjë punë ku do të mund të punësonte shumë njerëz",
ka thënë ai.

Ramadani e ka konsideruar të paarsyeshëm edhe faktin që për një vendim të tillë nuk është informuar nipi i tij. Pasi kanë kaluar nëntë muaj prej kur është deponuar kërkesa, ka thënë se është interesuar në MPB lidhur me vendimin ku edhe ka marrë vesh se vendimi është refuzues.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.