VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FTESË PËR PJESËMARRJE NË MBRËMJEN PROMOVUESE NË DELÉMONT


E Hënë, 01.25.2010, 05:20pm (GMT1)

 

 

 

Të dashura nxënëse e nxënës
Të nderuara bashkëkombëse e bashkëkombës të të gjitha moshave
Të nderuara kolege e kolegë

Shpresoj që Vitit i Ri ka filluar mbarë dhe uroj të vazhdojë ashtu. Kam kënaqësinë që në këtë fillimviti t'ju ftoj që të merrni pjesë në mbrëmjen promovuese, e cila do të mbahet të shtunën më 30 janar 2010.

Ju njoftoj se ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim me projektgrupin nga Kosova, botues i librit "Veshjet tradicionale shqiptare në Kosovë" - përfaqësuesen e tyre në Zvicër FLORA-STYLE dhe me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Jura-s.

 

LAPSH "Naim Frashëri" është bartës kryesor i këtij aktiviteti, përgjegjës për anën programore-përmbajtësore FLORA-STYLE është bashkëvepruese dhe përgjegjëse financiare Bashkësia Shqiptare e Kantonit të Jura-s është bashkëvepruese organizative, përgjegjëse për anën organizative teknike etj.

Gjitha të mirat!
Mahir Mustafa, koordinator i përgjithshëm i SHSHMP në Zvicër
LAPSH "Naim Frashëri":
www.lapsh-ch.com

P.S. Përcilleni ju lutem këtë njoftim te të gjithë miqtë e të njohurit tuaj që edhe ato e ata të jenë pjesëmarrës në mesin e shumë personaliteteve shqiptare e zvicerane dhe të të interesuarve të shumtë për vlerat kulturore shqiptare.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.