VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBRËMJE PROMOVUESE NË DELÉMONT
E Martë, 01.26.2010, 09:48pm (GMT1)

 

 

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" dhe

FLORA STYLE ju ftojmë që të shtunën, më 30 janar 2010 të merrni pjesë në mbrëmjen festive, në të cilën do të promovohet

libri "Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë", projektuar nga Bora Balaj,

do të prezantohen me dy sfilata veshjet tradicionale Shqiptare nga Kosova,

do të ekspozohen fotografitë e akademikut Shkëlzen Rexha, 

do të promovohet kënga "Shkolla Shqipe", e Shpresa Idrizit

dhe do të prezantohet libri Diellit tim", i autorit Besnik Camaj.

 

Për çaste të këndshme argëtuese do të kujdesen: SHKA "SHARRI" nga Romanshorn-i, grupi folklorik zviceranë nga Delémont-i, SHKA "DIELLI" nga Kreuzlingen-i, SHKA "MËRGIMTARËT" nga Neuchatel-i, nxënësit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues nga kantonet  Jura, Valais e Vaud dhe këngëtarja e mirënjohur Violeta Kukaj e këngëtari Nimon Mushkolaj me orkestrën.  

 

Mbrëmja promovuese do të realizohet në Halle des Expositions, Rue Emile Boechat, 2800 Delémont. Duke filluar nga ora 17:30

 

Në këtë mbrëmje marrin pjesë personalitete të rëndësishme shqiptare e zvicerane të fushës politike, kulturore, arsimore e krijuese (ministra, ambasadorë, deputet, kryetar komunash, shkrimtarë, muzikologë, artistë, publicistë, etj. etj...)  

 

Mirë se vini!
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.