VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZVICËR RREZATON EDHE NË KOSOVË

E Hënë, 05.04.2015, 10:44am (GMT1)


Prishtinë, 4 maj - Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti z. Skënder Thaçin, kryetar i Unionit të Futbollit për klubet shqiptare në Zvicër.

Sipas njoftimit për medie, ata biseduan për të arriturat dhe zhvillimet më të reja në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e FFK-së për ndërkombëtarizim. Po ashtu në këtë takim u bisedua për një bashkëpunim të ndërsjellë si dhe për mundësitë e organizimit të një kampi për grup-moshat e reja për futbollistët e rinj shqiptarë në Zvicër, ekuivalent me kampin veror që organizon FFK-ja në Kosovë, duke marrë për bazë që Zvicra ka shumë talentë dhe kushte të mira që ofron infrastruktura e këtij vendi.

Nga ana e tij e z. Skënder Thaçi, i cili për herë të parë po vizitonte FFK-në njoftoi për punë që po bën Unioni i Futbollit Shqiptar në Zvicër. Aktualisht ky Union ka 25 klube, ndërkohë që po zhvillohet gara për kupën e Kosovës dhe ndeshja finale do të zhvillohet më 27 qershor. Fituesi do të takohet me fituesin e kupës për Gjermani, ku do të kemi fituesin e diasporës që tashmë, sipas traditës, ky ekip fitues do të zhvillojë një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së Kosovës. Po ashtu Z. Thaçi premtoi që bashkëpunimi ndërmjet Unionit e FFK-së dhe FSSHFGj-së do të jetë i ngushtë e vëllazëror. Po ashtu z. Thaçi u pajtua që të shikohen mundësitë për organizimin e kampit veror në Zvicër.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.