VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GRIMCA MALLI DHE FRESKI MARSI 20 poezi nga PËRPARIM HYSI, SHBA E Mërkurë, 03.10.2010, 08:23pm (GMT1)
11.Trupi yt Trupi yt- purtekë dyfeku Sytë të shkruar dhe vetëm qeshin Nga mos më "ikë" tepeleku Sytë e shkruar po më "përqeshin?!" Unë "përqeshjen" s'e duroj Ndaj dhe sulem,të "hakmerrem" Pa më thuaj,moj shpirte,moj Pse ndër këmbët e tua "shkrehem?!" Do të "shkrehem",domosdo "Dyluftimi" qe i egër Syri i shkruar,mos më ngacmo Se s'duron ashiku i vjetër S'e lë hakën unë pa marrë Po në sulm:bjerë a vdis Ja,kështu,o syri i shkruar Shkoi kjo"punë" dhe u bitis. 2 mars 2006 12.Hutim Më hutove,bukuri Sado plak,po lashë mëndjen Dhe mos duket hiç çudi S'e zotëroj tani,më gjëndjen. E humbas fare pusullën Si Xhaferri,thonë,simiten Edhe ndjek pas teje gjurmën Që të shoh,qoft edhe "hijen" Edhe "hija" më mjafton Aq imazhi më ka prekur Bukuria më verbon Dhe tani që jam i vjetër. Edhe pres i mbushur shpresë Mbase dukesh përsëri Shpresa vdes kur unë të vdes Më hutove,bukuri!... 8 mars 2006 13.Viatnamezia Nga! E njoha në shkollë viatnamezen Nga E njoha,ç'e njoha,po mëndja më la. Më bëri për vete buzëqeshja fëminore Se qe e gjitha:si freski mëngjesore. Kur fliste,nis,skuqej sikur kish bërë turp Një tjetër,më të bukur?Nuk shihni.Jo.Nuk. Me mollëzat e faqeve made in Azi Më hëngri,më bloi, me syrin e zi. Po buzët e fryra,mafishe,me tul E zë vietnamezen dhe e puth me vrull E kapa me dorë dhe qe valë e ngrohtë Zë gjaku me gulçe në timen aortë. Puth e puth e bot,nuk ndjeja të ngopur Dhe ajo më puthte;me të qemë "rrokur" Rrokur e pushtuar,se aq shumë u "nxehëm" Dhe si në çdo betejë,më pas dhe u "shkrehëm..." 9 mars 2006 14.Katerina Ç'të ka gjetur Katerina që më rri menduar Mos mendon,moj Kateriana.dashurinë e shkuar? Shkoi e vajti dashuria,për ne Katerinë Se ka ardhur pleqëria dhe nuk ka më kthim. S'ka më kthim në kohë të shkuar;s'ka,moj Katerinë! Ajo kohë,tash,ka perënduar dhe kem nostalgjinë. Nostalgjia na pushton;mbi ne vë domenin Edhe zë dhe na mundon,sa mbajmë dot helmin. Englendisemi kot së koti,futur në mendime Ç'bie sahati,s'e sjell moti, o moj mikja ime Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo,Përparimin! Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele e trullosur Dashuria na la hijen;mjaft kemi kullotur Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo"punë" e vajti Zëre se ja"qe në ëndër";na ka ikur vakti... 10 mars 2006 15.Sytë e trëmbur I shoh sytë e "trëmbur" dhe dua të di shkakun Se sa nuk jam çmëndur,të madh kam merakun Më thuaj,moj ashike, ma hiq kasavetin Se ta dish,moj mike,po jap selametin. Se nuk dua të shoh tek ti hiç shqetësim Rënkoj dhe bëj "oh!",për ty,shpirti im Kur shoh sytë e "trëmbur";trëmbem edhe unë Në bëj si i çëmndur,më ka zënë me shkumë 10 mars 2006
16.Nostalgji Ku do jesh,o mikja ime;ku do jesh tani? Se jam kapur nostalgjie,aq sa vet e di Mëndja ime bërë tufan,ka arsye pse Zë e bredh si me revan:si kalë hergjele. Çan e çan që nga largësia,edhe mbrrin tek ti E ka kapur nostalgjia,mike,moj,.për ty! Dashuri që i mposht vitet,aq e aq dekada Si një zjarr që hiç nuk fiket,si nëpër balada Rrri i fshehur gjithmonë zjarri dhe s'i duket flaka Se në zëmrat tona malli,jo,jo:nk u mpaka. Sado erdhi pleqëria,sado nga ti larg Porse mëndje mu tek mikja;për të imi varg. 15 mars 2006 17.Symëshqerra Më kalon një symëshqerrë,edhe bën sikur s'më sheh?! Sikur vrarë të jemi prerë(vrarë e prerë të jemi ne/!) Më kalon me çap të rëndë;aq të rëndë,sa tundet vëndi Domethënë,ka vënë "pëndë";ndaj dhe mua gati më çmëndi. Edhe sulem pas asaj;tani unë jam tërë inat Se s'e kam hiç kollaj(ende "bukën" s'e ha thatë!!!) Dua që qejfin t'ia tregoj që s'ma vari asnjë çikë Se më çmëndi,më tërboi(të hakmerrem dua dhe pikë) Por inati qe i madh,dhe "mundësia" qe e vogël Se i lart më qe ai "gardh",dhe më erdhi mëndja rrotull E pandeha shesh me lule(ja,e zura symëshqerrën) Ah,ç'më bëre,velahule!E kujtoj dhe zë tmerrën. 15 mars 2006 18.Era e ngrohtë e marsit Era e ngrohtë e marsit ta zbërtheu fustanin Mua aq më tramaksi,sa nuk dhashë xhanin Se të doli gjiri cullak,na përjashta S'duroj se jam"plak;",o moj,që të qafsha! S'duroj se kam "cipë",jam në moshë të shkuar Më të rëntë një pikë,se më ke shkalluar As që e mbulove(ty,xhani,ta dashka) Ah, se ç'më tundove!Plasa,mike,plasa... 17 mars 2006 19.Pastaj Buzën seç ta dhashë,se aq shumë ngulmove Por mëndjen sa s'lashë(po më tej ç'kërkove?) Më kërkove gjiriin;ta dhashë,ma kafshove Sa nuk lashë fiqirin,aq"keq" ma punove. Domosdo që thirra,aq mua më dhëmbi Se desh më ra"pika",kur më hyri "gjëmbi" "Gjëmbi" seç më shpoi,sa më "përcëlloi" Unë mbeta pa gojë dhe ti,po pa gojë... 17 mars 2006 20.Gruaja dhe lulja Dhe ngjan një grua me lulen Sa ç'ngjan një pikë me pikën A nuk "fishken" e "thahen" të djya Po nuk " u vaditën?!..." 10 mars 2010
-- Shënim për autorin Përparim Hysi ka lindur në vitin 1943 në fshatin Peshtovë të Fierit. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi me korespondencë dhe ka punuar 41 vjet arsimtar në fshatra. Në vitet 1996-2000 ka punuar si inspektor në Drejtorinë e Arsimit në Fier ku mbulonte gjuhë-letërsinë. Në vitet e pluralizmit ka botuar vëllimet me poezi "Regëtimat e dashurisë", "Prushi i dashurisë", "'Luftë' me dashurinë", "Më piku dashuria" dhe e ka gati vëllimin poetik "Kot jam i vdekshëm". Ka dhjetë vjet që ka mërguar në Amerikë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Shkruan gjithashtu tregime, recensione për librat, artikuj e të tjerë. Përparim Hysi
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |